Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489

    çfarë Bën Allahu Në Këtë Moment?

    ÇFARË BËN ALLAHU NË KËTË MOMENT?



    Para shume vjetëve, gjate kohës së tabi’inëve (gjenerata e muslimanëve pas sahabëve), Bagdadi ishte një qytet i madh islam. Në fakt, ishte kryeqendra e Umetit Islam dhe për shkak se jetonin një numër i madh dijetarësh, ishte qendra e diturisë islame.
    Një ditë mbreti i Romës e dërgon një emisar në Bagdad për t’i sfiduar muslimanët me tre pyetje. Kur emisari arriti në qytet, e informoi kalifatin se kishte tre pyetje, me të cilat do i sfidonte muslimanët.
    Kalifi mblodhi të gjithë dijetarët e qytetit dhe e vendosi emisarin e Romës të ngjitet në një podium të lartë dhe tha:
    “Kam ardhur me tre pyetje. Nëse më përgjigjeni, atëherë do ju lë një pasuri të madhe që e kam sjellë nga mbreti i Romës. Pyetjet janë:

    -Çfarë kishte para Allahut?
    -Në cilin drejtim është Allahu?
    -Çfarë bën Allahu në këtë moment?”

    Shumica e asamblesë ishte në qetësi.
    (A mund të iu përgjigjesh ti këtyre pyetjeve?)
    Në mes të këtyre dijetarëve brilant dhe studentëve qëndronte një njeri me djalin e tij të vogël. “Oh babi im i dashur! Unë do i përgjigjem dhe do ia mbyll gojën” - tha djaloshi.
    Kështu që djaloshi i pëshpëriti kalifit që të marrë leje për t’iu përgjigjur në pyetje, dhe u lejua.
    Romaku iu adresua djaloshit musliman dhe e përsëriti pyetjen e parë:“Çfarë kishte para Allahut?“

    Djaloshi pyeti: “A di të numërosh?”
    “Po” - tha njeriu.
    “Atëherë, numëro prej dhjetë e më poshtë!” - tha djali.
    Ai filloi: “Dhjetë, nëntë, tetë...” - deri sa arriti në “një” dhe nuk numëroi më.
    “Por, çfarë ndodhet para numrit ‘një’?” - pyeti djaloshi.
    “S’ka më asgjë para njëshit, kjo është kaq!“ - tha njeriu.
    “Pra, nëse nuk qëndron aritmetikisht asgjë para ‘njëshit’, atëherë si pritni qe të këtë diç para “Një” i Gjithëdijshmi, i Përhershmi, i Pari, i Fundit, Shpikësi, i Padukshmi?”
    Tash njeriu nga Roma i befasuar nga përgjigja direkt nuk mund të debatonte më shumë. Prandaj pyeti:”Më thuaj në cilin drejtim është kthyer Allahu?”

    “Me sjell një qiri dhe ndeze pastaj“ - tha djaloshi. “Dhe më thuaj në cilin drejtim është drejtuar flaka.”
    “Por, flaka është vetëm një dritë shpërndahet në të katër anët, Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim. Nuk është drejtuar vetëm në një ane“ - tha njeriu me habi.
    Djaloshi tha: “Nëse një flakë fizikisht shpërndahet në të katër anët ashtu që nuk do të mund të më tregosh se në cilën ane është e drejtuar, atëherë çfarë pritni nga Nurus semavati vel erd - Allahu Ndriçuesi i Qiejve dhe Tokës? Dritë mbi Dritë, Allahu është i drejtuar nga të gjitha anët në të gjitha kohët.”
    Romaku ishte marrëzuar dhe i shtangur që këtu ishte një vocërrak, i cili i përgjigjej pyetjeve të tij në atë mënyrë, sa që nuk mund të argumentonte kundër provave te tij. Kështu që, si i krisur dëshironte të provonte pyetjen finale. Por, para se ta bënte, djaloshi tha:
    “Prit! Ju jeni ai që bëni pyetje dhe unë jam ai që iu përgjigjem të gjitha pyetjeve tua. Do të jetë e drejtë sikur ju të zbritnit poshtë, në vendin ku qëndroj unë, kështu që unë të jem aty ku jeni ju tash, kështu që përgjigjet të ndihen mirë ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.”
    Kjo iu duk e arsyeshme romakut, kështu që ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit në podium. Njeriu përsëriti pyetjen e tij finale:“Më thuaj çfarë bën Allahu në këtë moment?”

    Djaloshi me krenari u përgjigj:
    “Në këtë moment, kur Allahu e pa në këtë podium të lartë një gënjeshtar dhe përqeshës të Islamit. Ai e bëri të zbres nga lart poshtë. Dhe atë që beson në Njëshmërinë e Allahut, Ai e ngriti lart dhe e vërtetoi të Vërtetën. Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.). (Surja Rrahman, Ajeti 29).
    Romaku nuk pat çfarë te thotë përveç se të largohet dhe të kthehet në vendin e tij, i mundur.Në ndërkohë, ky vocërrak u rrit dhe u bë njëri ndër dijetarët më të famshëm në Islam.
    Allahu i Lartëmadhëruar e shpërbleu me një mençuri dhe dituri të Dinit Islam. Emri i tij ishte Ebu Hanifja (rahmetullahu alejhi - Allahu e mëshiroftë!) i njohur sot si një dijetar i madh në Islam.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Allahu te shperblefte Lulzim e kam kerkuar shum kete..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2007
    Postime
    78
    Kerkoj ndjese per ngacmimin e enguzijazmit te disave ketu por simbas meje keto te shkruara ketu jane çmendurina te shkalles se pare.

    Kjo paraqet vetemse injorance te thelle dhe mosrrespekt ndaj Allahut dhe te vertetes.

    Ne muslimanet besojme se Allahu i krijoi te gjitha. Pra, Allahu i krijoi te gjitha dimensionet duke perfshi ketu edhe dimensionin hapesire dhe dimensionin kohe. Atehere pasiqe Allahu eshte mbi hapesiren dhe kohen, eshte e palogjikshme te thuhet se Allahu duhet te kufizohet ose te gjindet brenda dimensionit qe e krijoi vet. Ne kete rast pohimi se Allahu eshte gjithandej eshte apsurd pasiqe Allahu ndoshta fare nuk ka nevoje qe te "gjindet" dikund. Vendndodhja ka kuptim per ne njerezit te cilit jemi brenda dimensionit hapesire.

    Pastaj paragjykimi se cka ben Allahu ne momentin e caktuar e tregon paftyresine e pashoq te pohuesit. Si guxon dikush te shkoje aq larg sa ta predikoje se cka ben Allahu ne kete moment? Si guxon nje njeri i thjeshte i cili ende nuk e ka zbuluar vehten e tij dhe i cili nuk e din sigurt as cka i ben femiu ne momentin e caktuar te tregoj prralla se cka po ben Allahu ne ate moment ,i cili eshte edhe mbi kohen edhe mbi hapesiren????Momenti i cili rrah tani nuk do te thote qe rrah edhe per Allahun, ai eshte mbi kete kufizim. Cka do te thote te jesh mbi kohen? A kupton njeri sa komplekse dhe e panjohur eshte kjo? Njeriu i cili ende nuk e kupton mire kohen, tenton ta vendos krijuesin e kohes brenda saj. Kjo eshte çmenduri. Kjo eshte vetem perfitim nga situata dhe paftyresi dhe mosrrespekt ndaj Allahut. Besimi i kesaj eshte tejet i rrezikshem.

    Per kesi lloj pytjesh ekziston vetem nje pergjigjje e sakte. Ajo eshte "NUK E DI". Por ja qe disa njerezve iu duket poshtrim kjo pergjigjje. E preferojne ta paraqesin Allahun e kufizuar perpara se ta qesin vehten te padijshem per nje teme jashta dispozitave njerzore.

    Ta shohim tani se a eshte më me rendesi mbrojtja e Ebu Hanifes(apo e ketij transmetimi) apo më me rendesi e kemi mbrojtjen e realitetit. Ose thjesht, a ia varim fare ne realitetit dhe logjikes.

  4. #4
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Djaloshi pyeti: “A di të numërosh?”
    “Po” - tha njeriu.
    “Atëherë, numëro prej dhjetë e më poshtë!” - tha djali.
    Ai filloi: “Dhjetë, nëntë, tetë...” - deri sa arriti në “një” dhe nuk numëroi më.
    “Por, çfarë ndodhet para numrit ‘një’?” - pyeti djaloshi.
    “S’ka më asgjë para njëshit, kjo është kaq!“ - tha njeriu.
    “Pra, nëse nuk qëndron aritmetikisht asgjë para ‘njëshit’, atëherë si pritni qe të këtë diç para “Një” i Gjithëdijshmi, i Përhershmi, i Pari, i Fundit, Shpikësi, i Padukshmi?”
    zeron nuk po e shoh gjekundi...........
    mu zysha m'ka thene se ene zero eshte numer....!!!!!!!!!!!!!

  5. #5
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Sa per 0 mundoheni me lexu ma shum , sepse ky qe ka shkruar vetem ka bo copy paste , e sja ka haberin qa flet .

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-11-2007
    Postime
    342
    Si mund ta dije nje njeri se c'ka ben zoti? Cfare do lloj feje.

  7. #7
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Njeriu di sepse Zoti i ka treguar njeriut me ane te shpalljeve profetike


    55:29.
    (Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).
    "Shoku Mjekesise"

  8. #8
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Ehh... e shihni se ALLAHU eshte I MADH !!?? Asgje nuk kishe para TIJ dhe asgje s'do te kete para TIJ, AI shtrihet gjithkund, AI eshte qe na jep jete, qe na shperblen per te mirat e na denon per te keqijat !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Cfare kerkon ti Darwin tek komuniteti musliman, kur te nenforumi juaj e mbylle lirine e fjales per muslimanet ??

    Nese ke ardhur per te marre leksion lirie te pakufishme qe ka Islami, atehere eshte ne rregull dhe mund t'a bartesh tolerancen tone edhe tek nenforumi juaj... i nevojitet.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    çfarë është duke bërë në këtë moment?
    Me siguri tuj rreh me thupër t'lagt si jezusin po ashtu edhe Muhamedin, për mashtrimet që i kanë bërë Botës që ka krijuar vet perendia. Pra, është duke ua nduk zylyfet dhe duke u thënë: sherri i ju dyve që keni mashtruar i kam dënuar popujt e juar se keni ba shumë gjynahe dhe kurrë arabt dhe judët s'kanë me gjetë paqe po sa t'ekziston ajo botë kanë me hjekë të zitë e ullirit!

    Njëmend shpesh më shkon mendja dhe them: Në ato vernde ku s'ka profet të lindur, ku s'ka pas njerez që janë shitë se të derguar të zotit si në Suedi, Norvegji, Danimark, Zvicër ZOTI e ka bë Parajs; allahu e ka bë Xhenet - ndersa ato vende ku ka pas kishe të derguar të zotit arabi dhe Izrael e ka bë zoti krejt shkretir e guri që as uji të mos pihet!
    Pse more pasi Jezusi dhe MUhameti jan+e tek perendia sßpo i degjon ay dhe tßua b+ej+e vendet dhe popullin e tyre mir+e e ma mir+e a?
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •