-
i/e regjistruar
Uria e të Derguarit s.a.v.s. dhe shokëve te tij
Uria e te Derguarit te Allahut dhe Sahabeve te tij
Një ditë i Dërguari, (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të), del nga shtëpia në kohë që askush nuk qarkullon.
E takon Ebu Bekrin i cili ishte nisur kah Pejgamberi.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Zotit qofshinmbi të): Çka të shtyri të vish o Ebu Bekër?
Ebu Bekri: Dola ta kërkoj të Dërguarin e Allahut,(paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të), të shikoj kah fytyra e tij dhe ta përshëndes.
Nuk kaloi shumë kohë kur, ja, erdhi Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): Çka të shtyri të vish o Omer?
Omeri: Uria, o i Dërguar i Allahut.
I Dërguari i Allahut: Edhe mua më ka kapluar e njëjta gjë.
Së bashku nisen dhe shkojnë te shtëpia e Ebu Hejthem ibn Tejhan El-Ensarit. Ai ishte një pronarë i shumë palmave të hurmave, dhenve etj.
Ai nuk kishte shërbëtor dhe nuk e gjetën aty.
I drejtohen gruas së tij: Ku e ke burrin?
Gruaja: Ka shkuar të na sjellë ujë.
Pas pak kohe, vjen Ebu Hejthemi me calik të mbushur me ujë të pijshëm.
E lëshon atë në tokë dhe vjen të takohet me të Dërguarin, (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të).
Prej aty shkojnë në kopsht.
Aty ua shtron një bez, shkon te palmat e hurmave dhe sjell një tubë të madhe me hurma.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): Sikur të na kishe zgjedhur për neve nga të njomat.
Ebu Hejthemi: O i Dërguar i Allahut,unë deshta që ju të zgjidhni mes të njomave dhe të thatave.
I Dërguari dhe dy shokët e tij filluan të hanë dhe te pinë.
I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): Kjo, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, është nga begatitë për të cilat do të pyeteni në Ditën e Kiametit hije e freskët,hurma të njoma dhe ujë të ftohtë.
Ebu Hejthemi shkon të përgatit ushqim për ta.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): Mos ther për ne deve që jep qumësht!
Ebu Hejthemi e ther një deve (e përgatit) dhe ua sjell atyre. Pastaj hanë nga mishi.
I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): A ke shërbëtorë?
Ebu Hejthemi: Jo.
I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): Kur të na vinë jesirët, ti eja te ne.
Te i Dërguari i Allahut, (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të), vijnë dy shërbëtorë dhe pas pak kohe vjen edhe Ebu Hejthemi.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): Zgjedhe njërin prej këtyre dyve.
Ebu Hejthemi: Zgjidhma ti o i Dërguar i Allahut.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): Ai që kërkon këshillë është më i sigurt.
Mere këtë se unë e pashë se falej dhe sillu me të sa më mirë.
Shkon Ebu Hejthemi dhe i tregon gruas së vet për fjalët e të Dërguarit, (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të).
Gruaja: Ti nuk do të arrish t'ia japësh hakun sic ka porositur i Dërguari, (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të), përveç nëse e liron.
Ebu Hejthemi: Atëherë ky është i lirë.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të): Me të vërtetë Allahu nuk ka dërguar pejgamber apo kalif e të mos ketë dy shoqëri:shoqeri qe e urdhëron për të mirë dhe e ndan nga e keqja,dhe shoqëri që nuk ngurojnë për të keqen.
Kush ruhet nga shoqëria e keqe, ai vetëm se është mbrojtur.
(Ky rrëfim burimin e ka në librin "Shemail Muhamedije" të Tirmidhiut.
Shiko edhe ''Muhtesar shemail" të Albanit f. 79)
Marre nga libri: Rrefime te mrekullueshme profetike
Autor: Muhamed Xhemil Zejno
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt