Si e kujton Prijësin e Besimtarëve Omer bin Abdulazizin gruaja e tij

El-Sebt 21 Sheual 1430 / 10 10 2009

Kur Omer bin Abdulazizi vdiq, njerëzit e ditur shkuan tek gruaja e tij për të shprehur simpati dhe për të thënë se sa bela e madhe i ka goditur njerëzit e islamit me vdekjen e tij.
Dhe i than asaj, ‘Na trego për atë – se askush nuk e njeh më mirë një njeri se sa gruaja e tij.’
Dhe ajo tha: ‘Ai kurrë se ka pas zakon të agjëroj apo të falet më shumë se ju, por unë kurrë nuk e kam parë një rob të Allahut që e ka frikë Atë më shumë se sa Omerin.
Ai ia përkushtoi trupin dhe shpirtin e tij (në shërbim të) njerëzve. Tërë ditën e kalonte duke u kujdesur për çështjet e tyre, dhe kur nata vinte ai ngrihej në këmbë derisa biznesi mbetej.
Një natë kur e përfundoj të tërën, ai bëri thirrje që t’ia sjellin llambën e tij – për të cilën e blinte vajin prej parave të tija – dhe pastaj i fali dy rekate. Pastaj u ulë në këmbët e përmbledhura të tija, me mjekrën e tij në duart e tij, dhe lotët vërshuan prej mollëzave të tij, dhe kjo nuk u ndal deri në agim, kur u ngrit për të agjëruar.
Unë i thash atij, ’Prijës i Besimtarëve, a ka qenë ndonjë gjë që të ka shkaktuar shqetësim në këtë natë?
Dhe ai tha, ‘Po, e pash se isha i zënë duke i udhëhequr çështjet e komunitetit, delet e tija të zeza dhe të bardha, dhe mu kujtua i huaji, lypësi dhe i urituri, i varfëri dhe nevojtari, dhe të burgosurit në robëri, dhe të gjithë ata në një vend të largët në tokë, dhe e kuptova se Zoti më i Larti do të më pyet mua për të gjithë ata, dhe se Muhamedi do të dëshmoj për ata, dhe u frikësova se nuk do të kem mundësi të gjejë ndonjë arsye kur do të jem me Allahun, dhe nuk do të gjejë mbrojtje me Muhamedin.’

Dhe derisa edhe kur Omeri ishte në shtrat me mua, ku burrat gjejnë kënaqësi me gruan e tyre, nëse i kujtohej ndonjë çështje e njerëzve të Zotit, ai kishte për tu shqetësuar sikurse zog i cili bie në ujë.
Dhe pastaj vaji kishte për tu rritur saqë nga mëshira ia hedhja mbi atë ndonjë batanije. Pasha Allahun ai thoshte, ‘Sa kisha pas dëshirë që ndërmjet meje dhe kësaj zyre të ishte një distancë sa prej lindjes deri në perëndim!’

Ebu Jusuf (d. 182 AH / 798 AD) Marr nga Libri i taksave për tokë

BotaIslame.com