Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 83
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga alDI Lexo Postimin
    Ti je nje kokrra idiotit, nje katolik qe llomotit gjith diten neper forum me preteksin se je "gazetar".
    Ti cdo gje mund te jesh por jo gazetar, ti me shkrimet e tua ngjan si misionaret katolik qe gjith diten dizinformon popullin shqiptar me rrenat e tua.

    Shyqyr Zotit qe realiteti i shqiperis nuk eshte ai qe lexojme ketu ne forum nga misionaret kristian.

    p/s Adem gashi, ti nese e ke marre pergjigjen nga ata sudanezet dhe me qe islamin e bazon tek ato cfare te kan thene ata, atehere ketu per cfar e ke hapur kete teme?!!

    Cfare llogjike eshte kjo bre njeri?!! hajt se ma kan than sudanezet e u kry kjo pune!!!
    E kam hapur temën për gjeneratën e re që shpesh herë po i servohen gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me fenë dhe po dezinformohen ata.
    Gjenerata e re duhet ta kuptojë se edhe gëzimi është pjesë e jetës.
    gjenerata e re duhet ta kuptojë e krijuesi, Zoti ynë i madhërueshëm nuk na ka krijuar vetëm për të na dënuar dhe për ta torturuar qenien njerëzore, por ia na ka sjellë edhe gjëra të bukura në jetë.

    Aman kujdes me këtë gjeneratë, që unë i quaj engjujt e kësj bote, mos i tmerroni!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Përkundrazi unë jam nga një familje muslimane. Ne i mbajmë të gjitha ritet fetare. Ka rastisur të lindem mysliman dhe kurrë nuk do ta ndërroj këtë fe, prandaj mundohem edhe ta ndihmoj me fakte. Unë nuk shpik gjëra te paqena se është gjynah dhe kam frikë nga ZOti. Kujdes ju!

    Më intereson sepse po indoktrinon gjeneratën e re me gjëra të paqena. Fëmija mysliman arab ka të drejtë të gëzohet, se atij ia lejon feja, ndërsa fëmija shqiptar duhet të torturohet se ia ndalon feja. Po ia ndalon gëzimin, harenë, lojën.... ndërsa, nga ana tjetër që të dytë myslimanë janë!!

    Po cfare gezimi do kemi per festat pagane??

    Ne kemi festat tona te cilat na gezojne, e nuk kemi nevoje per festa te tjerve.

    Nuk po i indoktrinojme gjeneratat e reja, sepse edhe ne jemi shume ketu akoma teen, e nuk jemi ne kohen kur mund t'a indoktrinojme dikend.

    Ja shiqoje historine e vitit te ri, e pastaj shiqoje a kemi ne te drejte apo ju.

    Prejardhja e Vitit të Ri në Evropë

    Viti i Ri në Evropë, në gjithë hemisferën perëndimore edhe përtej Atlantikut, e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetëve. Në vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian, e shpalli ditën e 25 dhjetorit: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit të Pamposhtur). Kjo festë kremtohej në gjithë Perandorinë Romake pagane, e cila e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianëve të lashtë, i cili quhej Mithra.

    Mithra, prej të cilit lindi religjioni: Mithraizmi, ishte hyu pagan iranian i dritës, që besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festë pagane kremtohej një javë, prej 25 dhjetorit deri me 1 janar. Kurse 1 Janari kremtohej për nder të hyjnisë Janus, hyu dyerve dhe hyrjeve, prej të cilit ka prejardhjen emri i muajit të parë të vitit-Janari, që është dera, hyerja në Vitin e Ri!

    Pra, kjo festë e lashtë pagane, në Perandorinë Romake, zgjaste një javë. Një historian perëndimor, J.M. Wheeler, në librin e tij: "Paganism in the Christian Festivals", (Paganizmi në Festat Kristiane) ndër të tjera, shkruan: "Të gjithë festonin dhe gëzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tërësisht. Shtëpitë ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimë e pemë me blerim të përhershëm; midis miqëve shkëmbeheshin dhurata e vizita. Ishte një periudhë gëzimi dhe dashamirësie dhe populli jepej pas çdo lloj argëtimi…"

    Përse gëzimi dhe argëtimi?

    Pse ndodhnin këto? Pse gëzoheshin, argëtoheshin…? Sepse popujt paganë evropianë besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e shkurtër bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata besonin se Dielli-zoti i dritës ishte sëmurë dhe porsa dita fillon të zgjatej ata gëzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe se pranvera, vera, po afrohet!

    Ky besim i verbër pagan ishte i përhapur ndër popujt evropianë, por që ka prejardhje nga egjyptasit e lashtë paganë, të cilët e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturës, por që vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit të pamposhtur…!

    Kjo është arsyeja e paarsyeshme e pavetëdijshme, pse edhe sot e kësaj dite, në mijëvjeçarin e tretë, në shumë vende të botës, kjo festë kremtohet me madhështi, njerëzit argëtohen, gëzohen, tranohen…!

    Përse zbukurimi, dekorimi?

    Për nder të kësaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtëpitë, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim të përhershëm, nga njerëzit e përkohshëm dhe populli, siç dihet, siç shihet, jepet pas çdo lloj argëtimi-deri te shfrenimi…!

    Përse zbukurohen, dekorohen shtëpitë, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganë të Evropës, para krishterimit, besonin se pemët e gjelbërta, siç janë bredhi, pisha, të cilat tërë vitin e ruajnë blerimin e tyre, ngjyrën e tyre, edhe në dimër, kanë diçka hyjnore.

    Popujt paganë evropianë besonin në qëndresën e tyre, i adhuronin ato si krijesa hyjnore, që nuk do t'i lënë pasdore..!

    Prandaj, porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqë ato i qëndrojnë dimrit të ftohtë e të gjatë, do t'i ndihmojnë edhe atyre të mjerëve të qëndrojnë…!

    A ka kuptim që popujt me besim monoteist, siç jemi edhe ne, shqiptarët, qofshin të krishterë apo muslimanë, të presim, të kremtojmë, të gëzohemi, të tranohemi për një festë pagane, siç është Viti i Ri? Këtë e gjykon Bibla, e gjykon Kur'ani, dy Librat Hyjnorë, më të lexuara, më të përhapura, më të nderuara, në rruzullin tokësor.

    Shën Pali, në letrën dërguar Efesianëve, ndër të tjera, shkruan: "…Përbehem në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët me mendje të errërsuar, larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë mbas shfrenisë, në mënyrë, të shtyrë prej lakmisë, të bëjnë çdo poshtërsi." (Bibla, Efesianëve, 4:17-20)

    A keni menduar, si besimtarë, ndonjëherë rreth kësaj çështje? Nëse nuk keni menduar, atëherë shtrohet pyetja: Deri kur të pranojmë, pa menduar, çdo festë që të tjerët na kanë servuar - si një sofër e shtruar?!

    Sidoqoftë, para nesh është Viti i Ri, por jo për ta pritur, se ai vjen vet, jo për ta kremtuar, jo për ta uruar, jo për t'u gëzuar, jo për t'u shfrenuar, por për të medituar!

    Meditimi rreth Vitit të Ri do të na çon kah një kuptim më i thellë i jetës, i kohës. Koha, për të cilën betohet Krijuesi i Madhnueshëm në Kur'an, është gjëja më e çmueshme për krijesën-njeriun.

    Njeriu i sotëm, modern, bashkohor, perëndimor, materialist, është i aftë për të drejtuar, për të kontrolluar fuqitë e ndryshme natyrore, por qe de, është i pa aftë për të frenuar epshet e veta shtazore…!

    Mos frenimi i epsheve shtazore, duke qenë larg Zotit, duke mos përfillur udhëzimet e Tij, shumicën e njerëzve e ka tërhequr kotësia, marrëzia, shfrenia të shtyrë nga lakmia…

    Në etapa të ndryshme kohore, miliona njerëz për shkak të mosdijes, lakmisë, grykësisë, padrejtësisë janë shkatërruar, janë asgjësuar. Po të kthehemi në histori, do të pyesim me habi: Ku janë gjithë ato perandori?! Perandori shekullore, të fuqishme, që dukeshin aq madhështore, por u shkrinë si me qenë fluska bore!

    Sot, sikurse dje, njerëzit që nuk kanë besim në t'Madhin Zot-jetojnë kot! Ata e presin me pa durim Vitin e Ri, duke shpresuar, duke besuar se Viti i Ri ju sjellë begati!

    Me kohë, bota e kapitalit, e tregtisë, e bisnisit, me reklama, me dredhi, joshje e mashtrime prej çdo lloj pisit, këtë e kanë kuptuar dhe përgatitjet për Vitin e Ri , që moti, ata i kanë filluar. I kanë filluar dhe do t'i përfundojnë përgatitjet të organizuara më bukur se çdo herë, sepse me fitime të mëdha, si asnjëherë, e shpërblejnë vetveten menjëherë…!

    Ndersa per femijet arabe e ke shume gabim, sepse ne Arabi as qe diktohet kur eshte nata e vitit te ri.
    E lere me te festojne.

  3. #23
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Është festë shoqërore që e gjithë bota e feston.
    Kjo eshte e vertet !

    Feste shoqerore qe nuk ka lidhje me ritet e besimeve te ndryshme.

    Ps. Haram eshte me vjedh dhe me vra !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga uvejsa Lexo Postimin

    1. Ndersa per femijet arabe e ke shume gabim, sepse ne Arabi as qe diktohet kur eshte nata e vitit te ri.
    E lere me te festojne
    .
    Këtë përrallën për vitin e ri ka nja 4-5 vjet që e kam lexuar. Ti mos më trego përralla, sepse une edhe në shkollë kam mësuar për përrallat, por ti më thuaj mua dhe gjithe¨lexuesve:

    Në cilin ajet kuranor përmendet decidivisht se është i ndaluar Viti i Ri!

    1. Pra arabë ishin ata që bisedova me ta dhe mbi te gjitha mysliman. ATa me¨shikuan me habi kur i pyeta ne¨se është haram të festohet Viti i Ri.

    edhe më tej.
    Mos shpikni gjera të paqena, se e tmerruat gjeneratën e re!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Kjo eshte e vertet !

    Feste shoqerore qe nuk ka lidhje me ritet e besimeve te ndryshme.

    Ps. Haram eshte me vjedh dhe me vra !
    dhe mbi të gjitha ëstë gjynah të keqpërdorësh fenë për qëlllime personale dhe mbi të gjitha të shpikësh gjëra të paqena.

    P.S. Më fal Izadora unë të citova ty për ta plotësuar edhe pak dhe nuk kisha ndonjë qëllim tjetër.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin

    1. Pra arabë ishin ata që bisedova me ta dhe mbi te gjitha mysliman. ATa me¨shikuan me habi kur i pyeta ne¨se është haram të festohet Viti i Ri.
    hahahahahahaha me te vertet me ke bere te qeshi shume me kete.

    Une kam shume shoqeri dhe te aferm qe kane studiuar dhe studiojne atje dhe e di shume mire se si qendron puna atje. Ani n'Arabi!!!!!! As qe e kane idene se si festohet kjo feste pagane.

    Ata shume moti , me sakt para 1400 viteve, i kane thene paganizmit adios dhe mos t'i pafshim syte kurre.

    E ti vjen e thua qe ata u cuditen qe te degjuan ty.
    Mos shpifni ore se s'eshte e nevojshme dhe s'eshte e ndershme.
    Shpifja per mua eshte gjeja me e neveritshem qe ekziston mbi siperfaqen e dheut.

  7. #27

    ahahahahahahah edhe unë kam qeshur me të madhe!
    Po harron se fjala "Bajram " në gjuhën shqipe do të thotë "festë".
    po harron se cdo vit e festojnë këtë "festë"
    po harron se viti hënor dryshon për 12 ditë cdo vit, prandaj i bie që ndonjëherë viti i ri të bjerë në pikë të verës.

    Po kjo s'është e rëndësishme ti na e thuaj se në cilin ajet kuranor ndalohet kjo festë, sepse unë në Kuranin tim nuk po e gjej?!

    edhe më tej: Kini mëshirë për gjeneratën e re, mos i trishtoni me gjëra të shpikura! Mos ua vritni gëzimin, lojën, harenë se me këto rriten engjujt e kësaj bote - fëmijët!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 01-01-2010 më 10:49
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    E cka ka lidhje kjo me ate qe thashe?!!!!

  9. #29
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Këtë përrallën për vitin e ri ka nja 4-5 vjet që e kam lexuar. Ti mos më trego përralla, sepse une edhe në shkollë kam mësuar për përrallat, por ti më thuaj mua dhe gjithe¨lexuesve:

    Në cilin ajet kuranor përmendet decidivisht se është i ndaluar Viti i Ri!

    1. Pra arabë ishin ata që bisedova me ta dhe mbi te gjitha mysliman. ATa me¨shikuan me habi kur i pyeta ne¨se është haram të festohet Viti i Ri.

    edhe më tej.
    Mos shpikni gjera të paqena, se e tmerruat gjeneratën e re!
    O adem burri, po a je qysh je hej

    Shiko fatmirsisht Kurani nuk eshte Atllas Arkeologjik/historik apo Gjeografik qe te shkruaj decidivisht apo ne menyre explicide per festat qe festojnë paganet, se po te shkruante Kurani edhe per keto gjera, ateher do shendrrohej ne nje Liber a la shekspirian, por edhe njeher po them qe jan disa gjera qe me logjik zgjedhen dhe Kurani ska nevoj te na vizatoj ndalesen e saj,sepse e kuptojm leht ne.

    Por ne Kuran ne menyre pergjithsuese thuhet, se Ai qe e kultivon/praktikon nje kulture tjeter fetare pos Islamit, i perket asaj kulture, keshtu qe me kete mund te kuptojm se kjo fest eshte pagane dhe poashtu as kulture e jona qoft kombetare apo fetare as krishtere dhe as Islame. Dhe ne baze te atij ajeti qe nuk e di suren dhe numrin e saj sakt, le te kuptohet se Muslimani e ka te ndaluar festimin/kultivimin/praktikimin e kulturave/festave tjera qe nuk jan Islame.

    Ti thua qe eshte fest Shoqerore, per kete mund te thon : Ata,ato,ne dhe ju, veq e veq, por jo te pergjithesohet. Sepse si fest shoqerore mund te konsiderohet edhe nje Karnaval Homoseksualesh qe mbahet per cdo vit ne Rio de janeiro, por cfar na lidh me ta se?? asgje.

    Festimi i Vitit te ri te ne shqiptaret

    Menyra se si festohet viti i ri tek ne, eshte aq absurde sa qe, qdo kush ne botë mund te na merr si specie qesharake dhe te qesh me ne. Aman shtrohen tavolina dhe mbushen me haje dhe pije, sa qe hargjohen me dhjetra euro vetem e vetem qe ta fesotjn vitin e ri.

    Kjo ska koment, sepse po ti pyesesh keta qe festojn se cilat jan motivet qe e beni kete fest ne kete menyre, ata do ta japin nje pergjigje skizofrene dhe kaq, sa per te te shtyer te qesh, sepse skan pergjigje dhe zakonisht eshte kjo pergjigje: "sdi valla, pe festojn krejt edhe na qashtu" apo "po festojm se viti i ri na sjell fat (bestytni klasike)

    Une mbushem neveri vetem kur e diskutoj nje anomali te tille .
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 01-01-2010 më 11:02
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin

    Ke të drejtë. Ka plot që nuk e dinë as pse e festojnë Bajramin ( që në shqip do të thotë festë ), lere më Vitin e Ri. Prandaj jemi ne ata që duhet të shpjegojmë. Unë plotësisht pajtohem që të mos bëhen shpenzime të tepërta.
    Besoj të kujtohet vite më parë, ndoshta edhe sot kur festohej "Dita e lamëve ( lamijeve)". Cka do të thotë kjo, se njerëzit kanë festuar se Zoti ju ka sjellë bereqet dhe për ta falënderuar atë kanë bërë një drekë për ta ge¨zuar të gjithë pjesëtarët e familjes, po edhe të jashtimit që i kanë ftuar.
    Edhe viti i ri ka këtë qëllim. Nëpër shumë familje është shumë domethënës, njerëzit diskutojnë për të arriturat gjatë vitit, urojnë njëri-tjetrin që viti vijues të jetë edhe më i mirë se ky që lamë pas.

    P.S. Fisnik unë kam lexuar shumë shkrime prej teje dhe ka disa që më kanë pëlqyer. Une¨po ta them këtë: unë jam mysliman dhe mysliman sipas Kuranit ( këtij Kuranit që unë kam ) dhe sic e do feja jonë: unë nuk fyej njeri, nuk hidhëroj njeri, jam i sinqertë, e them fjalën e vërtetë kur e do nevoja dhe i qëndroj besnik fjalës së thën, nuk flas pa menduar një herë mirë, sepse Zoti, atij i qofshim falë ka thënë: "Me hak timin hajde, se për hakun tim ta fali, por me hak të huajin mos më hajde se nuk ta fali kurrë"!
    Mos luani me fjalën e ZOtit, se do të dënoheni një ditë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 01-01-2010 më 11:20
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •