Eshte zgjidhur me ne fund nje nga misteret me te medha te historise se artit: veshi i prere i Vincent Van Gogh.
Duke iu referuar studiuesit Martin Bailey, qe ka shkruar nje liber per artistin e njohur, Van Gogh ka prere veshin pas marrjes se lajmit te marteses se te vellait Theo, nga i cili varej financiarisht.
Teoria eshte zhvilluar nga eksperti pas nje hetimi te bere ndaj letres qe gjeniu holandez kishte futur ne pikturen Still Life: Drawing Board with Onions, e kompletuar ne fillim te 1889, pak kohe pasi u lendua.
Letra ishte shkruar pikerisht nga Theo ne Paris me 21 dhjetor te 1888.
Duket se lajmi i marteses se te vellait me Johanna Bonder ka tronditur shume piktorin i cili me pas ka prere veshin, me friken se nuk do te kishte me mbeshtetjen financiare te te vellait.
Krijoni Kontakt