Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    “Në fillim të 2011-ës, marrim statusin e vendit kandiat në BE”

    Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, shpjegon procedurat e pyetësorit të KE-së
    Brenda vitit 2011, Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, për të hapur më tej dritën jeshile për anëtarësimin me të drejta të plota në familjen evropiane, me 27 vende anëtare. Premtimi është dhënë dje nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Bregu theksoi se Qeveria është e mirëpërgatitur për t’iu përgjigjur pyetësorit të Komisionit Evropian, i cili do të jetë vendimtar për të arritur në stadin final të integrimit.
    Integrimi
    Pak muaj pasi ka dorëzuar kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin evropian, ky i fundit ka pranuar shqyrtimin e aplikimit, duke filluar testimin e administratës shqiptare. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila është në krye të misionit për integrimin e vendit, shprehu dje sigurinë se Shqipëria në fillimin e vitit 2011, do të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Marrja e statusit është hapi parafinal për të qenë anëtarë me të drejta të plota në BE.
    Sipas ministres, 45 institucionet në vend, të cila pak ditë më parë morën pyetësorin e Komisionit Evropian, janë përgatitur për të finalizuar punën me përgjigjet.
    Pyetësori
    Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmuth Lohan, i ka dorëzuar disa ditë më parë kryeministrit Sali Berisha dhe ministres së Integrimit Majlinda Bregu, pyetësorin i cili do të testojë 45 institucione të vendit dhe rreth 800 punonjës të administratës shtetërore. Sipas ministres Bregu, gjatë kësaj jave pyetjet janë shpërndarë nëpër ministritë dhe institucionet përkatëse, ndërkohë që ka nisur puna me përkthimin e tyre. Një grup pune me mbi 350 veta, është ngritur në Tiranë për tu marrë me pyetësorin si dhe për të ndihmuar institucionet në përgatitjen e përgjigjeve. Është kryer analiza e pyetjeve nga Ministria e Integrimit. Analiza konsiston në ndarjen e çdo pyetjeje në nënpyetje dhe përcaktimin e ministrisë, institucionit që duhet të përgjigjet për hartimin e përgjigjes për çdo nënpyetje. Pyetjet e analizuara u janë dërguar grupeve ndërinstitucionale të punës. Të gjitha grupet ndërinstitucionale në bashkëpunim me ministritë/ institucionet e përfshira në proces janë duke përcaktuar personat përgjegjës për hartimin e çdo pyetjeje apo nënpyetjeje të cilët do të regjistrohen si përdorues në portalin e administrimit elektronik të procesit dhe përgjigjeve. Sipas ministrisë së Integrimit, është krijuar infrastruktura e nevojshme për përkthimin e përgjigjeve të Pyetësorit të Komisionit Evropian, e cila përfshin rrjetin kompjuterik dhe programet profesionale të përkthimit.
    Grupet ndërinstitucionale të punës kanë realizuar 18 takimet e para në të cilat është diskutuar analiza e pyetjeve dhe janë kryer përmirësime në zbërthimin e pyetjeve të kryer nga ministria e Integrimit. Afati i dorëzimit është në mars 2010, ndërsa më pas pritet që KE-ja të përgatisë opinionin në lidhje me aplikimin e Shqipërisë.

    Reagon PS-ja: Qeveria po mashtron për herë të dytë shqipëtarët

    Prifti: Ja kush përfiton nga kompensimi i energjisë

    Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti ka bërë publike dje skemën e kompensimit të kategorive shoqërore që preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Sipas ministrit prifti është vënë në dispozicion një shumë prej 1.7 miliardë lekë, e cila do të shkojë për kompensim. Gjithashtu, sipas tij, nga kjo skemë përfitojnë familjet e pensionistëve, invalidëve, familjet me paga të ulëta si dhe familjet me ndihmë ekonomike. Sipas tij, çdo familje do të marrë 960 lekë në muaj. Megjithatë, kreu i METE-s, ka siguruar se 79 për qind e familjeve, konsumojnë më pak se 300 kilovat orë në muaj, çka sipas tij, rritja është e pandjeshme. Duke folur për shpërndarjen e energjisë, ministri Prifti tha se në bazë të draftit me OSSH-në, qytetarët duhet të furnizohen me energji elektrike pa ndërprerje. “Vihen re ndërprerje kolektive në disa zona. OSSH-ja nuk mund të bëjë ndëshkime kolektive, por duhet të bëjë stakime individuale. Ka hallka ankimimi në rast se kompania nuk është e kënaqur me rritjen e çmimeve, mund t’i drejtohet Entit Rregullatorë, mund të ketë një ent të pavarur, i cili mund të marrë në konsideratë të dyja pretendimet e palëve, në të kundërt t’i drejtohet gjykatave. Por nuk mundet që një kompani të reagojë me inat ndaj konsumatorëve duke i prerë energjinë, pasi qeveria nuk do ta lejojë”, tha Prifti. Ai vijoi më tej se ditët e fundit ka marrë një sërë ankesash nga qytetarët të cilëve ju është ndërprerë energjia. Prifti i kujtoi çekëve të OSSH-së se ka një marrëveshje mes palëve që nuk do të ketë dënime kolektive. Por duket se qeveria e ka gjetur mënyrën për të frenuar veprimin hakmarrës të pronarëve çek. Prifti tha se qeveria është e gatshme të shlyejë borxhet që një pjesë e institucioneve shtetërore i kanë kompanisë private. Ndërkohë, që nga selia rozë ka reaguar zëdhënësja Armela Imeraj, e cila ka përgënjeshtruar deklaratat e ministrit Prifti duke thënë, se qeveria gënjen për kompensimin e energjisë. “Ministri pinokut gënjeu shqiptarët me të njëjtën pafytyrësi si shefi i vet. Dritan Prifti pasi u dhuroi shqiptarëve për festat e fundvitit shtrenjtimin e çmimit të energjisë, sot mashtroi për herë të dytë shqiptarët. Nuk ka energji të lirë siç pretendon ministri i pinokut, por vetëm gënjeshtra të cilat këto kohë thuhen lirshëm nga pinoku dhe ministrat e tij”, u shpreh Imeraj.


    Meta takon përfaqësuesin serb në kryesinë e Kosovës, Petroviç
    Ministri i Jashtëm Ilir Meta, ka zhvilluar dje një takim me përfaqësuesin serb në kryesinë e Kosovës, Sllobodan Petroviç.
    Përfaqësuesi i komunitetit serb në Kosovë, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njëherësh, Kryetar i Partisë Liberale Serbë në Kosovë, ishte në Tiranë me ftesë të ministrit të Jashtëm. Meta pasi vlerësoi se komuniteti serb në Kosovë përbën një vlerë shumë të rëndësishme për një Kosovë demokratike, përshëndeti rritjen e pjesëmarrjes së këtij komuniteti në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, shprehje e qartë kjo e ndërgjegjësimit të tyre se vetëm në këtë mënyrë ata do të marrin në dorë fatet e tyre dhe do të bëhen pjesë e proceseve integruese evropiane. Duke vlerësuar se një gjë e tillë do t’i shërbejë integrimit të mëtejshëm të tyre në institucionet e qeverisjes lokale e qendrore, z. Meta shprehu bindjen se klima e qetë e paqësore do të ndihmojë edhe në kthimin e personave të shpërngulur të komunitetit serb. Ministri shqiptar vlerësoi se piritet kanë marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe përgëzoi shtetin Sreb për liberalizmin e vizave.

    Topalli, dhurata për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës
    Kryetarja e Kuvendit ka shpërndarë dje dhurata për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Në këtë prag Krishtlindjesh dhe Vitit të ri, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka ndarë gëzimin e festave me fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në detyrë, të qarkut të Lezhës. Duke u uruar fëmijëve një jetë plot gëzim, shëndet, fat e lumturi, Kryetarja e Kuvendit tha “duhet të jeni shumë krenarë, për prindërit tuaj, për nënën tuaj që ka forcën dhe kurajon që t’ju rrisë fëmijë të mirë, të edukuar e të shëndetshëm, për t’jua bërë jetën të gëzueshme dhe për emrin që ju ka lënë babai juaj. Duhet të jeni shumë krenarë, sepse s’ka gjë më të shenjtë sesa të mbash një emër për të cilin ti nderohesh gjithë jetën. Dua t’ju them se shteti ka për detyrë, ne në Kuvend kemi bërë ligje duke menduar për statusin tuaj, për secilin prej jush që të ketë të sigurt pensionin deri në moshën që ju të bëheni të zotë për jetën tuaj dhe për të ecur përpara”.TO
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Popo do kalojme nga realizmi socialist ne komunizem.
    Kshu u mbajt 50 vjet enveri edhe keta sot duan ta mbajne peng Shqiperine me limitin e paarritshem te hyrjes ne Europe.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    cdo vit po thone vitin tjeter haaaa
    mjere populli qe i beso thuaj

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Popo do kalojme nga realizmi socialist ne komunizem.
    Kshu u mbajt 50 vjet enveri edhe keta sot duan ta mbajne peng Shqiperine me limitin e paarritshem te hyrjes ne Europe.
    Nejse,sot eshte viti i ri 2010,2011 neser,2012 mbasneser e keshtu me rradhe.
    Por sot do mendojme positiv,ashtu qofte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •