Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2009
    Postime
    92

    Këshilla e nënes ndaj djalit të saj të pamoralshëm

    Këshilla e nënës ndaj djalit të saj të pamoralshëm

    O biri im, kjo këshillë e plagur e nënës të ngratë. E kam shkruar këtë letër, e turpëruar, duke u matur disa herë e duke menduar, duke e kapur lapsin disa herë, por lotët nuk më lanë, më pënguan lotët disa herë deri sa dhe zëmra më rënkonte.

    O biri im, pas kësaj jetë të gjatë e kam parë se je njëri i drejtë, i mençur e i kujdesshëm. Kërkoj nga ti që ta lexosh këtë letër, e pasi ta lexosh, nëse deshiron, grise ashtu siç m’i ke grisur ndjenjat e zemrës time më herët!

    O biri im, para 25 vitëve ishte një ditë e ndriçuar në jetën time, atëherë kur më lajmëroj motra medicionale së vërtetë unë isha shtatzënë. O biri im, të gjitha nënat këtë fjalë e kuptojnë mirë së ç’farë dua të them. Ajo ditë ishte e bashkuar më gëzim e lumturi, kur me to filluan dhimbjet e formimit të shpirtit dhe trupit tënd. Pas këtij përgëzimi të kam mbajtur nëntë muaj në barkun tim me gëzim e lumturi. Gjatë kësaj kohe jam ngritur më vështirësi, kam fjetur më vështirësi, kam ngrënë më vështirësi, kam marrë frymë më vështirësi… por mëgjitha këto vështirësi nuk u shuajt dashurija ime ndaj teje e as gezimi im ndaj teje. Por, dita ditës u shtua dashuria yte dhe malli për ty aq më shumë më merrte.

    O biri im, të kam bartur lodhje mbi lodhje, dhimbje mbi dhimbje, u gëzosha me levizjet tua, me shtimin e peshes tënde, edhe pse kjo bartje ka qenë edhe më e rëndë për shkak të peshës tënde. Vërtetë, këto dhimbje kan qenë të gjata deri sa ka ardhur mëngjesi e unë nuk kisha fjetur tërë natën, e as sytë nuk më ishin mbyllur prej dhimbjeve dhe vështirësive, e prej frikës që nuk e përshkruan lapsi e që nuk mund t’a shpreh as gjuha. E kam parë shumë herë vdekjen më sytë e mi. Derisa erdh momenti të dalësh në këtë botë, dhe u përzien lotët e të qajturit tënd me lotët e gezimit tim, dhe këtu morën fund dhimbjet dhe plagët e mia.

    O biri im, kanë kaluar shumë vite prej jetës tënde e unë të kam mbajtur në zemrën time, të kam pastruar me duart e mia, prehrin tim e bëra shtrat për ty, gjiri im ishte ushqimi yt. Natën nuk flejsha vetëm që ti të fleshë, kurse ditën u lodhësha që ti të gëzohesh. Pushimi im, çdo ditë ishtë të të shoh ty të buzëqeshur, e kënaqësia ime në çdo moment që të kërkosh nga unë ndonjë gjë të të pregadis, e kjo ishte kulmi i gëzimit tim.

    Kaluan shumë net e dit e unë isha ne këtë gjëndje; shërbetore, pa të meta, gjidhënëse, pa u ndalur, punonjëse, pa pushuar… deri u rrite dhe u bëre djalosh. E kur tek ti filluan të dukën shenjat e burrërisë, fillova djathtas e majtas që të kërkoj një vajzë, të cilën e kërkojshe. Erdh koha e Martesës tënde, zemra ima gati sa nuk plasi dhe nga syri shpërthyen lotët; nga gëzimi për jetën tëndë të re dhe e pikëlluar për ndarjën tënde.
    Filluan të kalojnë momente të rënda, tashmë sikur nuk je im bir, të cilin e njoh, më nuk me njeh dhe i ke harruar obligimet që i ke ndaj meje…!
    Kalojnë ditët e unë nuk të shoh e as zërin nuk ta dëgjoj, e injorove atë që të ka rritur ty me të gjitha të mirat.
    O biri im, une nuk kërkoj nga ti përveç diç simbolike, së paku me jep tek ti pozitën e shokëve të tu të largët, dhe pozitën e atyre që më së paku i rrespekton..

    O biri im, shpejto në pendim të sinqertë para se të bëhët vonë!
    E lus All-llahun subhane ve teala të na ruaj shoqërinë tonë nga mëkatët dhe gjunahet, të vazhdojë begatija e Tij ndaj neve, të na largon ndëshkimin prej neve, të na furnizojë me përkujtimin e Tij të shumtë dhe falënderim ndaj Tij, dhe adhurim të mirë, Ai, vërtetë ka fuqi mbi çdo send.

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Selam vllacko

    E kam nje propozim per ty

    Pasi qe ke shum material per te postuar, ateher nese do ti postosh ato materiale merri per bazë keto gjera:

    1. Mund te ndodh qe tema e juaj te jete postuar me pare ne kete forum

    2. Mundohu qe ti hapesh ato tema ne menyre sistematike, dhe jo ti hapesh keshtu njera pas tjetres sepse kam pershtypjen se nuk mund te lexohen sepse krijohet nje monotoni ne kete menyre.

    3. Hape nje teme te caktuar me karakter me pergjithsuese dhe keshtu ato tema qe kan po ate karakter i poston ne ate teme dhe keshtu e pajis ne menyre te mire ate teme me materiale.


    Kalo mire dhe shpresoj ne mirkuptim
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2009
    Postime
    92
    We alejkkumu sleam.
    Se pari nje vrejtje kur te pershendetesh me pershendetjen Islame plotsoS-selamu alejkum.SEpse vetem Selam eshte nje nga emrat e bukur te Alalhut Azzewexhel.
    Allahu te shperbleft per keshilla Vllau jem do kem parasysh keto keshilla nga ana juaj dhe e çdo Vlau apo motre musliman.Jeni te mirseardhur per çdo keshill verejtje apo sugjerim.ME respekt ,
    ES-selamu alejkum.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •