Kaloi dekada e parė e mileniumit tė dytė. Pėr dhjetė vjetėt e parė tė shekullit XXI, pėr dikė Kosova mund tė ketė ndryshuar shumė, e pėr dikė tjetėr mė pak. Megjithatė, pėr kėto dhjetė vjet, edhe nė vendin tonė kanė ndodhur shumė ngjarje, tė cilat nė mėnyra tė ndryshme kanė prekur jetėn e secilit kosovar. Ēlirimi i vendit, shpallja e pavarėsisė dhe gjashtė herė zgjedhje pėr dhjetė vjet, do ta shėnojnė kėtė dekadė.
Mė poshtė janė tė radhitura dhjetė ngjarjet mė tė rėndėsishme qė kanė ndodhur pėr dhjetė vjet nė Kosovė, duke filluar nga viti 1999.

1999
Ky ėshtė viti tė cilin kosovarėt e identifikojnė me luftė, UĒK-nė, viktima, bombardime tė NATO-s, por edhe me ēlirim. Mė 12 qershor 1999 hynė trupat e NATO-s nė Prishtinė, pėr tė marshuar pėr disa ditė nė tėrė territorin e vendit. Tė 40 mijė ushtarėt e NATO-s, u pritėn me lule dhe brohoritje gėzimi nga shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt u ēliruan nga terrori dhe gjenocidi serb, i ushtruar me shekuj mbi shqiptarėt e Kosovės. Edhe sot pas dhjetė vitesh, KFOR-i vazhdon tė ketė respektin e lartė tė kosovarėve.

2000
Pėrveē zgjedhjeve tė para lokale, ky vit do tė kujtohet edhe vrasje, njė numėr tė madh tė vrasjeve tė figurave tė ndryshme, tė cilat edhe sot nuk janė zbardhur.
Xhemajl Mustafa, Ekrem Rexha, i njohur si Komandant Drini, arkitekti Rexhep Luci, gazetari Shefki Popova, apo aktivisti Shaban Manaj, janė persona qė janė vrarė e dorasit e tė cilėve ende nuk janė gjetur, pavarėsisht se pėr shumė prej kėtyre likuidimeve, janė arrestuar shumė njerėz tė cilėt pas vitesh tė tėra burgu, janė liruar si tė pafajshėm. Gjithashtu ky vit mbahet mend edhe pėr marshin e madh tė qytetarėve tė Kosovės drejt Mitrovicės me moton “Tėrė Kosova pėrtej Ibrit”, ndėrkohė qė vendi nuk kishte qeveri, por Kėshillin e Pėrkohshėm Administrativ.


2001
Kėtė vit ndodhi sulmi mbi autobusin, i cili kishte serbė qė vizitonin shtėpitė e tyre nė Kosovė. Sulmi ndodhi nė Merdar, ku humbėn jetėn shtatė civilė, nė mesin e tė cilėve edhe fėmijė. Ky ėshtė viti kur ish-presidenti Slobodan Milosevic u arrestua nė vilėn e tij afėr Beogradit dhe disa ditė mė vonė u transferua drejt Tribunalit tė Hagės, prej nga nuk do tė dilte mė i gjallė. Ish-kryeadministratori i UNMIK-ut, Hans Hakkeroup kėtė vit do tė nėnshkruante edhe Kornizėn Kushtetuese, me tė cilėn jo tė gjitha partitė politike ishin dakord.

2002
Ky ėshtė viti kur pėr herė tė parė, Kosova zgjodhi Parlamentin, Presidentin, Kryeministrin dhe Qeverinė e vet. Nė kėtė vit, vendi u bė me institucionet e veta legjitime tė pushtetit qendror. Edhe pse me kompetenca tė cunguara deri nė ekstrem, Kuvendi i Kosovės filloi punėn me 120 deputetėt e vet, tė cilėt zgjodhėn Presidentin Ibrahim Rugova, i cili mė nė fund pas mė shumė se dhjetė vjetėsh, do tė njihej ndėrkombėtarisht dhe Kryeministrin e Qeverinė, tė cilėt nuk do tė vepronin mė nė ekzil. Kryetar i Kuvendit u zgjodh akademik Nexhat Daci, president Ibrahim Rugova, kryeministėr Bajram Rexhepi. Kjo ishte bashkėqeverisja e parė ndėrmjet dy krahėve tė politikės kosovare.

2003
Sėrish zgjedhje. Nė tri vitet e para pas ēlirimit, vendi ka pasur thuajse ēdo vit zgjedhje. Nė kėtė vit janė mbajtur sėrish zgjedhjet pėr pushtetin lokal. Kryetarėt e komunave kishin mandat katėrvjeēar, i cili mė vonė UNMIK-u do ta zgjaste edhe pėr njė vit, duke bėrė qė drejtuesit e pushtetit lokal tė ndėrrohen vetėm pas pesė vitesh.
Nė kėtė vit, ndodhi sulmi nė fshatin Gorazhdec tė Pejės, i cili banohet kryesisht me popullatė tė komunitetit serb. Nė hedhjen e njė granate nė lumė, gjetėn vdekjen disa dhe u plagosėn disa fėmijė serbė, tė cilėt laheshin nė lumė. Kjo ngjarje do tė vazhdonte ta ndiqte Kosovėn pėr njė vit tė tėrė, pasi e njėjta pėrmendej nė ēdo rast nga serbėt lokalė dhe zyrtarėt serbė nė Beograd, duke e shfrytėzuar si shembull tė vuajtjeve qė serbėt pėrjetojnė nė Kosovė. Pėrveē kėsaj, ky vit kujtohet edhe pėr takimin e parė ndėrmjet zyrtarėve tė Kosovės dhe atyre tė Serbisė nė Vjenė tė Austrisė, qė nga pėrfundimi i luftės nė vitin 1999.

2004
Ky ėshtė viti tė cilin tė gjithė do ta mbajnė mend pėr trazirat qė shpėrthyen nė muajin mars, e qė pėrfshin mbarė vendin. Situata doli jashtė kontrollit, kur pasi tre fėmijė shqiptarė tė fshatit Ēabėr tė Mitrovicės, u mbytėn nė lumė e tė tjerė i mbijetuan ujit tė ftohtė. Fėmijėt qė shpėtuan, fajėsuan banorėt lokalė serbė pėr kėtė tragjedi, tė cilėt i kanė ndjekur me qenė. Kjo bėri qė tė plasė pėrleshja ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve, duke bėrė qė bilanci tė pėrmbyllet me rreth 25 viktima nga tė dyja palėt, me shumė kisha dhe manastire ortodokse tė djegura. Trazirat e 17 marsit 2004, ishin mė tė rėndat qė goditėn Kosovėn pas vitit 1999. Pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme, kėtė vit u krijua edhe koalicioni i parė ndėrmjet partive politike LDK-sė dhe AAK-sė, nga zgjedhjet e njė viti mė parė. Ramush Haradinaj zgjidhet kryeministėr.

2005
Para se tė fillonin bisedimet pėr zgjedhjen e statusit final tė vendit, bashkėsia ndėrkombėtare i kishte vėnė Kosovės disa kushte tė cilat nė atė kohė quheshin “standardet para statusit”. Pėrmbushja e kėtyre standardeve tė cilat shumė i quanin si tepėr futuriste pėr kohėn, nuk u vlerėsuan asnjėherė deri nė vitin 2005. Nė atė kohė, i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara, norvegjezi Kai Eide, erdhi disa herė nė Kosovė dhe nė fund, nė raportin e tij i sugjeroi ish-Sekretarit tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, se Kosova ka pėrmbushur standardet dhe bisedimet pėr statusin final tė vendit mund tė fillojnė. Ndėr tė tjera, nė kėtė vit ish-kryeministri Ramush Haradinaj akuzohet nga Tribunali i Hagės pėr krime lufte duke bėrė qė ai tė japė dorėheqje nga posti dhe tė dorėzohet. Atė e zėvendėson Bajram Kosumi.

2006
Ky vit ka pasur shumė zhvillime nė tė njėjtėn kohė. Krahas fillimit tė bisedimeve pėr statusin final tė vendit, vdekja mė 21 janar e Ibrahim Rugovės, nė atė kohė President i vendit, bėri qė vendi tė zhytej pėr njė javė nė ditė zie kombėtare.
Edhe pse bisedimet pėr statusin final tė vendit nuk ndaluan asnjėherė, Rugova i cili ishte diagnostikuar me kancer nė mushkėri, nuk e lėshoi vendin si kreu i grupit negociator, pavarėsisht se ēdo ditė shėndeti i tij dobėsohej. Edhe pse nė atė kohė vendi ende ishte nėn protektoratin e OKB-sė, varrimi i ish-Presidentit Rugova i ngjasoi njė funerali tė pėrmasave shtetėrore, nė tė cilin pėr t’i dhėnė lamtumirėn liderit paqėsor tė Kosovės, morėn pjesė personalitete tė larta nga shumė vende tė botės. Nė kėtė vit, Rugova zėvendėsohet nė kėtė post nga Fatmir Sejdiu. Kėtė vit edhe kryeministri Bajram Kosumi jep dorėheqje pas presioneve pėr performancė tė dobėt, duke u zėvendėsuar nga Agim Ēeku.

2007
Nė kėtė vit, pėr herė tė parė njė parti opozitare vjen nė pushtet. PDK-ja e Hashim Thaēit arrin tė fitojė zgjedhjet e pėrgjithshme duke mposhtur partinė e ish-presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova. Pavarėsisht se LDK-ja humbi primatin si partia e parė, ajo mbeti sėrish nė pushtet duke bėrė qė tė krijohet njė qeveri koalicioni. Ky vit edhe pėr faktin se pėrfunduan tė gjitha bisedimet Kosovė-Serbi sa i pėrket ēėshtjes sė statusit final tė vendit. Kjo ėshtė koha kur ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari paraqiti planin tij si i dėrguar i OKB-sė pėr Kosovėn. Ai propozoi pavarėsi tė mbikėqyrur, duke bėrė qė vendi tė kremtojė festėn e madhe, disa muaj mė vonė, nė vitin pasues.

2008
Ky ėshtė viti tė cilin shqiptarėt e Kosovės do ta duan mė sė shumti pėr njė kohė tė gjatė. Mė 17 Shkurt tė kėtij viti, vendi shpalli pavarėsinė duke u bėrė shteti i fundit qė del nga ish-Federata Jugosllave, e cila nė fakt kishte nisur tė shpėrbėhej qysh nė fillim tė viteve 90. Me kėtė akt, Kosova u bė shteti mė i ri nė botė, nga tė dy grupet e vendeve, edhe tė atyre qė janė anėtare tė OKB-sė dhe atyre qė ende aspirojnė tė jenė pjesė e kėsaj organizate tė madhe botėrore. Nga ajo datė, Kosova ėshtė vendi i 252-tė, i cili pėrfshin shtetet qė ende nuk janė anėtare, grup nė tė cilin tash pėr tash bėnė pjesė edhe Kosova dhe vendi i 193-tė, nėse llogariten shtetet qė janė anėtare tė OKB-sė. Sa i pėrket Evropės, Kosova ėshtė shteti i 49 i Kontinentit tė Vjetėr.
Kėtė vit, serbėt dogjėn pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri tė vendit, pėrmes Asamblesė sė OKB-sė, shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, Serbia e ēoi nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Gjithashtu nė kėtė vit, me pajtimin e Serbisė, nė Kosovė zbarkoi misioni i EULEX-it.

2009
Sėrish nė kėtė vit vendi mbajti zgjedhje lokale, tė parat qė prej se vendi shpalli pavarėsinė. Por mė shumė se zgjedhjet, kosovarėt iu gėzuan dy vizitave tė dy personaliteteve tė rėndėsishme pėr ta. Nė Kosovė qėndroi zėvendėspresidenti i SHBA-sė, Joseph Biden, i cili u prit nga qytetarėt me lule dhe muzikė. Pėrveē tij, disa muaj mė vonė, vendin e vizitoi edhe ish-Presidenti Amerikan Bill Clinton, tė cilit nė shenjė mirėnjohjeje pėr ndihmė Kosovės, dhjetė vjet mė parė, iu ndėrtua njė shtatore nė sheshin qė mban emrin e tij nė Prishtinė. Nė kėtė vit, filloi sė funksionuari Forca e Sigurisė sė Kosovės, Spanja largoi 600 trupat e saj qė kanė vepruar nė kuadėr tė KFOR-it, dhe tensione nė lagjen Kroi i Vitakut nė Mitrovicė.

Gazeta Express