Atentati i deshtuar ne avionin e linjes Delta Airlines ka detyruar Uashingtonin te nise hetimin e detajuar per te zbuluar rrenjet e njerezve qe e ideuan.
Sipas CNN, SHBA po planifikon nje aksion kunder terroristeve ne Jemen per te dhene nje pergjigje ndaj atentatit te deshtuar te Krishtlindjes. Televizioni shton gjithashtu se forcat e inteligjences bashke me ushtaret jemenite po identifikojne elementet e lidhur me nigerianin, i cili u furnizua nga Jemeni me eksploziv dhe informacione per te hedhur ne ere avionin.
Te dhenat flasin per rreth 300 terroriste te Al Kaedes ne Jemen. Lajmin e ben te ditur ministri i Jashtem, Abu Bakr al-Qirbi ne nje interviste per BBC. Eshte e vertete qe ne Jemen ka terroriste te Al Kaedes, madje ata mund te planifikojne edhe atentate te tjera si ai i linjes Delta, theksoi ministri, duke shtuar se numri i tyre mund te arrije deri ne 300.
I riu Nigerian Umar Farouk Abdulmutallab qe u ndalua ne momentet e fundit, mendohet se eshte rekrutuar nga Al Kaeda gjate kohes qe studionte ne London University College. The Times shkruan se Abdulmutallab ishte president i Shoqerise Islamike te kolegjit dhe ne vitin 2007 organizoi nje konference me temen Xhihadi dhe terrorizmi.
Krijoni Kontakt