Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    The Boy, kjo teme ka te bej me familjen ne Islam, ka tema tjera ku flitet per Akiden dhe te gjitha gjerat qe ke permendur.

    Keto nuk jane perralla, por jane tregime qe mbeshteten ne ajete dhe hadithe.
    Familja eshte boshti i nje shoqerie dhe ti e di shume mire se cfare rendesie i jep Islami familjes.
    Per akiden tone po flasim gjate diskutimeve me te tjeret, e nuk eshte qe nuk miremi me te.
    Sidoqofte une pra po e hapi nje teme per Akiden, por sjellni edhe ju materiale ne te, sepse kam shume tema dhe nuk po mundem me i perfshire te gjitha gjerat qe kane te bejne me temen e caktuar.

    Selam Alejkum!

  2. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kėshilla tė rėndėsishme pėr mėsimin e moralit dhe edukatės fėmijėve



    1. Ta mėsojmė fėmijėn tė pėrdorė gjithmonė dorėn e djathtė nė dhėnie, marrje, ngrėnie, pije, shkrim, etj., nga punėt e mira. Gjithashtu, mėsimi i tij qė nė fillim tė ēdo pune tė thotė: bismilah, veēanėrisht para ngrėnies e pijes e nė mbarim tė saj tė thotė: elhamdulilah.

    2. Mėsimi i pastėrtisė sė fėmijės, tė presė thonjtė, tė lajė duart para e mbas ngrėnies. Mėsimi i tij nė pastrimin nga papastėrtia mbas kryerjes sė nevojės me ujė, nė mėnyrė qė tė jetė i saktė namazi i tij, e tė ketė kujdes nė mos spėrkatjen e rrobave me papastėrti.

    3. Tė jemi tė kujdesshėm nė kėshillimin e tyre nė vetmi, e tė mos t’i pėrhapim gabimet e tyre, e nėse kjo nuk bėn dobi, atėherė nuk flasim me ta tri ditė, por jo mė shumė.

    4. Urdhėrimi i fėmijėve pėr qetėsi nė momentin e thirrjes sė ezanit, e duke pėrsėritur atė ēka thotė muezini, e mė pas tė thonė duanė e ezanit e cila ėshtė: "All-llahume rabbi hadhihi da'ueti tameh, ue salatil kaimeh ati muhameden el uesilete uel fadilete ue beath-hu mekamen mahmuden eledhi ueadteh ineke la tukhliful mi'ad" (Hadith, Bukhari)

    5. Tė rezervohet pėr ēdo fėmijė krevat nė vete, nėse ėshtė e mundshme, e nėse jo, atėherė secili mbulesė nė vete. Mė e mira ėshtė veēimi i vajzave nė njė dhomė e djemtė nė njė dhomė tjetėr, e kjo pėr tė ruajtur moralin dhe shėndetin e tyre.

    6. Mėsimi i tij qė tė mos hedhė mbeturina nė rrugė, e tė largojė nga rruga ēdo gjė tė dėmshme.

    7. Tėrheqja vėmendje nga shoqėria e keqe dhe qėndrimi nė rrugė.

    8. Pėrshėndetja e tyre nė shtėpi e kudo me thėnien: es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

    9. Kėshillimi i fėmijės pėr bamirėsi ndaj fqinjit dhe mos bėrjen keq tė tij.

    10. Mėsimin e fėmijės pėr bujarinė me musafirin, respektimin dhe qerasjen e tij.

    11. Moslejimin e tij tė mburret ndaj shokėve tė tij, por pėrkundrazi tė mėsohet tė jetė sa mė i thjeshtė e bujar ndaj atyre qė i shoqėron e komunikon me ta.

    12. Moslejimi i tij tė marrė nga askush gjė, nė vend tė asaj qė dha, por tė edukohet nė atė se ai qė jep ėshtė mė i lartė se ai qė merr.

    13. Duhet qė fėmija tė mėsohet qė tė mos i shtrijė kėmbėt nė mexhlis, as tė mos shtrihet e mėnjanohet, as tė mos i kthejė kurrizin askujt, as tė mos rrijė kėmbė pėrmbi kėmbė, as tė mos vėrė dorėn nėn faqe, e as tė mos mbėshtesė kokėn tek ndokush, sepse tė gjitha kėto janė shenja dembelizmi. I mėsohet atij mėnyra se si tė rrijė nė mexhlis, gjithashtu dėgjimi i atij qė flet e zgjerimi i vendit tė tij. Ndalohet tė flasė fjalė tė kota, si: mallkime, fyerje, etj.

    14. Duhet qė tė lejohet fėmija mbas mbarimit tė mėsimeve apo tė mėsimit pėrmendėsh tė Kuranit nė xhami qė tė luajė ndonjė lojė tė bukur e tė rehatshme, nė mėnyrė qė tė rehatohet nga lodhja e mėsimeve. Ndalimi i fėmijės nga loja e lodhja e tij nė mėsime, ia lodh atij zemrėn dhe memorien. Ia nxin jetėn, derisa kėrkon tė gjejė ndonjė hile pėr tė dalė nga kjo krizė.

    15. Duhet qė tė mėsohet t’u bindet prindėrve, mėsuesit apo edukuesit tė tij, e tė gjithė ata qė janė mė tė mėdhenj nė moshė, qofshin kėta tė afėrm apo jo.

    16. Menjėherė mbas futjes nė moshėn madhore nuk duhet tė lejohet nė asnjė mėnyrė qė tė lėrė namazin, gjithashtu edhe agjėrimin, (ku tė jetė mėsuar tė agjėrojė disa ditė nga ramazani para moshės madhore, nė mėnyrė qė tė mos ketė vėshtirėsi nė agjėrimin e tij tė plotė).

    Pėrmbledhur nga libri "Disa kėshilla islame pėr pėrmirėsim personal dhe shoqėror" i dijetarit tė njohur: Muhammed bin Xhemil Zejno

    Pėrktheu F. Gurra
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    1-"Nuk ka dyshim gruaja ėshtė e njėjtė , e ngjashme dhe e barabarte me burrin"
    2-" Xhennerti ndodhet nėn kembet e nenave"
    3_-"Martohuni por mos u ndani, sepse Allahu nuk i do burrat dhe gratė te apasjonuar pas deshirave"
    4- Siē keni ju te drejta mbi gratė, kanė edhe ato te drejta mbi ju"
    5-Besimtar me iman te plotė ėshtė ai qė ėshtė me i sjellshem, ndėrsa me i miri prej jush ėshtė ai qė ėshtė me i mirė pėr gratė e veta"
    6-"Kini frikė Allahun ne trajtimin e grave"
    7-"Kjo botė ėshtė pasuri, ndėrsa pasuria e saj me e madhe ėshtė njė grua e mirė"
    8-" Ta ushqesh kur te ushqehesh vete, ta veshesh e ta mbathesh kur kėtė e bėn pėr vete, mos ta qellosh ne fytyre, mos ta qortosh dhe mos ta lesh vetėm askund pėrveēse ne shtepi"
    9-"Kush deshiron te mbroje virtytin, nėse vdes duke ruajtur sekretin e dashurisė vdes deshmor"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga The_Capital : 03-01-2010 mė 13:28

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    “Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė...” (En Nisaė: 34)
    Ibni Omeri [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

    “Tė gjithė jeni barinj, nė realitet tė gjithė jeni rojtarė dhe tė gjithė jeni pėrgjegjės pėr tė drejtat e atyre qė janė nė kujdesin tuaj. Amirėt (udhėheqėsit) janė pėrgjegjės pėr gjithė atė qė ėshtė nėn pushtetin e tyre, pėrgjegjėsi i familjes ėshtė pėrgjegjės pėr anėtarėt e familjes sė vet, ndėrsa gruaja ėshtė pėrgjegjėse, gjegjėsisht rojtare e shtėpisė sė burrit dhe e fėmijėve”. (Buhariu, Muslimi)



    Esenca: Tė gjithė jeni rojtarė dhe tė gjithė pėrgjigjeni pėr atė qė e keni nėn qeverisjen (mbikqyrjen) tuaj.
    Transmeton Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Pa lejen e burrit gruaja nuk mund tė agjėrojė nafile dhe gjithashtu pa lejen e burrit nuk mund tė lejojė ndonjė grua apo burrė tė hyjė nė shtėpinė e tyre”. (Buhariu)


    O ju qė besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėnda e djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt.” (Et Tahrim: 6).
    Omer ibn Ebu Seleme thotė: Unė isha njė fėmijė tė cilin e edukonte Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kur haja ushqim duart e mia e preknin ēdo pjesė tė pjatės, andaj Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mė tha: “O fėmi, thuaj bismil-lah, ha me dorė tė djathtė dhe merr ushqimin para teje”. Prej atėherė unė fillova tė ha vetėm nga njė anė.
    Transmeton Amr ibn Shuajb, i cili ka dėgjuar prej babait tė vet, i cili gjithashtu ka dėgjuar prej gjyshit tė vet Abdull-llah bin Amr [radijall-llahu anhu] se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Fėmijėve nė moshėn shtatė vjeqare urdhėroni tė falin namaz. Kur t’i mbushin dhjetė vjet edukoni dhe ndani shtratin e tyre”. (Hadithi ėshtė hasen dhe e transmeton Ebu Davudi).


    “Ne e kemi obliguar njeriun me punė tė mirė ndaj prindėrve tė vet.” (Ankebut:
    “Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė, qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njerin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapluar pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as ‘Of-Oh’, as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese). Dhe nė shenjė mėshire shtrie pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: “Zoti im, mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl.” (El Isra: 23-24)
    Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se njė njeri e ka pyetur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “O Resulull-llah! Kush ka mė sė shumti tė drejtė tė bisedon me mua?” Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thėnė: “Nėna e jote, pastaj prap nėna jote dhe prap nėna e jote, e pastaj babai i yt. Ndėrsa pas tyre sipas shkallės sė renditjes janė farefisi yt (Tė afėrmit e tu)”. (Muslimi).
    Sipas transmetimit tė Ebu Hurejrės [radijall-llahu anhu], Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Asnjė fėmijė nuk mund ta paguan borxhin qė ka ndaj babait tė vet, pėrveē nėse babai i tij ėshtė rob i dikujt e djali i tij e liron nga robėria pėrmes shpagimit tė robėrisė”. (Muslimi) Gjithashtu transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Hunda le t’i fėrkohet pėr tokė, hunda le t’i fėrkohet pėr tokė, hunda le t’i fėrkohet pėr tokė”. E kanė pyetur: “Kujt o Resulull-llah?” Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u ka thėnė: “Atij i cili nėse prindėrit e tij janė pleq, ndėrsa ai nuk ju ndihmon dhe nuk kujdeset pėr ta. Atij qė njerin apo tė dy prindėrit i ka gjallė dhe nuk sillet mirė me ta dhe nuk kujdeset aspak, atij qė nuk do tė hyn nė Xhennet…” (Muslimi)
    Sipas transmetimit tė Abdull-llah bin Amr bin Asit Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Mėkate tė mėdha janė: t’i bėsh shirk All-llahut tė Madhėrishėm, mosrespektimi i prindėrve dhe e vrasja e njeriut tė pafajshėm”. (Buhariu)
    Siē kuptohet nga ajetet dhe hadithet e sipėrpėrmendura, feja Islame ka pėr qėllim tė krijon familje tė shėndosha nė shoqėri. Kėto familje tė shėndosha nuk mund tė shkatėrrohen lehtė dhe nuk bien lehtė nėn ndikimin e streseve shoqėrore dhe morale. Qė tė mos vie deri te shkatėrrimi i familjes muslimane prej shtresave ideologjike tė cilat mundohen tė depėrtojnė nė familjet tona, ne duhet ta forcojmė strukturėn familjare.


  5. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Nėna...!



    http://pertymoter.net/images/stories/untitlednneenn.PNG



    Mė ke bartur nė prehėr me dhembje dhe vuajtje.


    Plakem, e pėr nėnėn time gjithnjė jam i vogėl. Ulem, por te ajo gjithnjė jam fėmijė. E vetmja ajo pėr mua ka derdhur lot, qumėsht dhe gjak. Tė gjithė mė kanė harruar, po jo edhe nėna ime. Tė gjithė mė kanė lėnė, pėrveē nėnės sime. Bota pėr mua u ndryshua, por jo edhe nėna. Pėr Zotin, nėnė, sa here i ke fshirė lotėt prej fytyrės kur kam shkuar nė rrugė? Sa net ke kaluar pa gjumė kur tė kam munguar? Sa net ke kaluar pranė meje kur kam qenė i sėmurė.?

    Nėnė! Kur kthehesha nga udhėtimi, mė prisje nė derė me sy tė pėrlotur nga gėzimi, ndėrsa kur udhėtoja, mė pėrcillje me pikėllim nė zemėr...!

    Nėnė...
    Mė ke bartur nė prehėr me dhembje dhe vuajtje. Mė linde me klithma dhe rėnkime. Mė pėrqafove dhe mė prite me puthje dhe buzėqeshje.

    Nėnė.
    Asnjėherė nuk ke qarė deri sa isha zgjuar. Nuk ke pushuar pėrderisa nuk mė ke parė mua tė lumtur. Kur unė buzėqeshja edhe ti buzėqeshje edhe pse nuk e dije shkakun. Ndėrsa kur vija i pikėlluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se tė gaboja dhe e harroje gabimin tim para se tė pendohesha. Mė arsyetoje para se tė kėrkoja falje.

    Nėnė...
    Kush mė lavdėronte, ti i besoje edhe sikur tė mė shpallte mbret i njerėzve. Kush mė kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur t'i sillte edhe dėshmitarėt mė besnik. Vetėm ti ke qenė e preokupuar me brengėn ndaj meje.

    Nėnė..
    Unė jam gjėja mė e rėndėsishme pėr ty, tregimi mė i bukur, dėshira mė e ėmbėl. Kėto mė bėjnė tė ndjehem mirė, ndėrsa ti mendon se kjo nuk ėshtė e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallėngjimi pėr mua...

    Nėnė...
    Sikur tė mundem qė me lot falėnderimi t'i lajė kėmbėt tuaja, nga turpi edhe kėpucėt tuaja.

    Nėnė...
    Do tė doja, sikur tė mundem, ta marrė vdekjen tėnde dhe ēdo gjė tė pakėndshme qė tė ndodhė.

    Shpirti mė fol qė mė rrėnon...
    "Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl". (El Israė, 24)



    Pėrktheu dhe pėrshtati
    Dr. Ali F. Iljazi"

  6. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Bashkėpunimi me fėmijėt, art me bazament




    Bashkėpunimi me fėmijėt ėshtė art i cili shumė prej nėnave dhe baballarėve u duket i vėshtirė e shumė prej tyre pyesin pėr mėnyra serioze dhe tė dobishme pėr tė bashkėpunuar me fėmijėt e tyre.

    Me thėnė tė drejtėn, fėmija e ndjen veten e tij sipas informacioneve qė merr nga ty. Nėse ti e bėn qė tė ndjehet se ai ėshtė "fėmijė i mirė" e ndjen dashurinė tėnde edhe ai do tė mendojė pėr veten e tij se ėshtė njeri i mirė e i nderuar dhe se ai ka rėndėsi tė madhe nė kėtė botė. Ndėrsa, nėse nuk ke durim nė bashkėpunimin me tė, e bėn tė ndjehet se ai ėshtė "fėmijė jo i mirė", gjithmonė duke e akuzuar e duke e kritikuar do tė rritet nė njė ambient tė tillė, do tė ketė mendim negativ pėr vetveten. Pėrfundon ēėshtja ose nė humbje dhe nivel tė ulėt, ose nė shthurje e mosbindje.

    Mėsoja ku ėshtė problemi?

    Nėse shikon prej fėmijės tėnd tė bėjė ndonjė gjė e cila nuk tė pėlqen apo ndonjė punė jo tė mirė, sqaroja se problemi nuk ėshtė nė tė si person, por nė veprimin e kryer.

    Thuaji: "Veprimi i kryer ishte jo i mirė" nė vend qė t;i thuash: "Ti je fėmijė jo i mirė". Thuaji: "U solle me vėllanė apo motrėn shumė ashpėr" nė vend qė t’i thuash: "Je fėmijė shumė i vrazhdė".

    Shmangi pėrpjekjet e nxehta

    Ėshtė me rėndėsi ta dinė prindėrit se si tė pėrgjigjen me menēuri dhe zgjuarsi nė njė anė me ndjenjat e fėmijės. Prandaj, asnjėherė pėrpjekje tė nxehta qoftė me fjalė apo me rrahje, as ndarje ndėrmjet nėnės dhe fėmijės sė saj, por gjithmonė me menēuri duke ia bėrė tė ditur se ajo ēka tha ėshtė fjalė e keqe, e papranueshme dhe se as t’i nuk do ta dėshiroje njė fjalė tė tillė pėr veten.

    E kjo nuk do tė thotė qė prindėrit ta lėnė fėmijėn tė bėjė ē'tė dojė, pėrkundrazi, patjetėr duhet tė ketė rregulla tė caktuara ku tė sqarohet rruga e saktė. Psh. Fėmija ka tė drejtė ta shfaqė zemėrimin e tij me tė qarė apo me fjalė, ama tė thyejė e tė pėrplasė mjetet e shtėpisė apo tė rrahė vėllezėrit apo motrat e tij, e refuzojmė nė mėnyrė tė prerė.

    Duaje fėmijėn tėnd por me menēuri

    Nuk ka mundėsi qė fėmija tė edukohet pa dashuri. Fėmija e cila gjen tek edukuesi i tij ngrohtėsi, dashuri e kujdesie, bėhet shumė i lidhur me tė dhe e dėgjon atė me mendje e me zemėr. Prandaj duhet qė prindėrit tė kujdesen nė dashurinė ndaj fėmijėve, mos tė bėjnė ato punė tė cilat me kryerjen e saj fėmija do ta urrente prindin, si: pėrbuzja, dėnimi, rrahja e herė pas hershme, mosinteresimi, presioni, apo mos kryerja e kėrkesave tė tyre normale. Nėse nėna ėshtė e detyrueshme ndonjėherė ta rrahė fėmijėn, tė ketė shumė kujdes nė rrahje, mos ta teprojė nė mėnyrė qė tė mos dalė nga zemra e fėmijės dashuria ndaj saj, pa tė cilin ėshtė e pamundur edukimi i tij. E kjo nuk do tė thotė se dashuria ndaj fėmijės e lejon atė tė veprojė jashtė rregullave nė shtėpi apo nė shkollė, tė veprojė ē’tė dojė pa farė rregullash, kėsaj nuk i thonė dashuri, por kjo ėshtė dobėsim dhe prishje. P.sh.: dashuria e Pejgamberit alejhi selam ndaj shokėve tė tij nuk e pengoi atė qė t’i urdhėronte ata nė kryerjen e detyrave, apo udhėheqjen e tyre nė fushat e betejave. E as nė zbatimin e dėnimit e atij qė kishte dalė nga rregullat e sheriatit edhe sikur tė ishte personi mė i dashur tek Ai salallahu alejhi ue selem. Nė tė njėjtėn kohė, kjo mėnyrė nuk i bėri shokėt e pejgamberit salallahu alejhi ue selem qė ta urrenin atė, por pėrkundrazi dashuria ndaj tij dita ditės shtohej edhe mė shumė.

    Respektoje bashkėshortin tėnd


    Ka nevojė babai nė mėnyrė qė tė formojė shoqėri me fėmijėt e tij, pėr ngrohtėsi dhe respekt nga bashkėshortja e tij. Bashkėshorte e mirė ėshtė ajo e cila nė ēdo moment e ngre para syve tė fėmijėve pamjen e babait tė tyre, i drejton ata nga respektimi dhe dashuria ndaj tij. Gjithashtu, u flet atyre pėr cilėsitė e mira qė ai posedon. I thotė fėmijės se kjo cilėsi ėshtė e mirė e kėnaq Allahun dhe babanė tėnd, ose largohu nga ky ves se e mėrzit Allahun dhe gjithashtu babanė.

    Dhurata.. sado pak qoftė

    Nėse do qė tė zėsh shoqėri me fėmijėn tėnd, duhet qė patjetėr ta dish se goja e tij rri mė shumė zgjuar sesa mendja dhe se kutia me gjėra tė ėmbla ėshtė mė e dashur pėr tė se njė libėr i ri. Rrobat e rrudhosura janė mė tė dashura pėr tė sesa fjalėt pa punė. Pra, baba i zgjuar ėshtė ai i cili futet nė shtėpi me duar plot, sado pak qoftė; p.sh.: njė karamele, njė dhuratė tė vogėl, njė lodėr tė bukur etj. Ta kini parasysh gjithmonė se nė kėtė botė ka disa gjėra tė cilat nė sytė tanė janė ėndrra, ndėrsa tek fėmijėt realitet. Nuk do ta shijojmė shoqėrimin me ta vetėm atėherė kur ta shikojmė dynjanė me sytė e tyre.

    Dėgjoje fėmijėn tėnd


    Nėse ndonjė ditė vjen fėmija e fillon tė tregon pėr diēka qė ka ndodhur nė shkollė, mos e rrih pėr ndonjė gabim qė mund tė ketė bėrė nė kėtė tregim. Tregimi i asaj ēka ndodhi nė shkollė nė kėto momente ėshtė mė i rėndėsishėm pėr tė, se ēdo gjė tjetėr qė tė shkon mendja ty. Ai do me tė shfaqur ty gėzimin nė rastin e dorėzimit tė "fletėlavdėrimit" apo diēka tjetėr tė gėzueshme pėr tė. Ji shumė e vėmendshme nė momentin kur ai tė tregon pėr rezultatin e mirė qė arriti nė njė provim, jepi kurajė qė tė arrijė edhe mė shumė se kaq, e nė asnjė mėnyrė mos e bėj tė ndjehet se ti nuk po e dėgjon, apo je e zėnė me punė.

    Nėse fėmija vjen ndonjė ditė nga shkolla e tė ankohet duke tė thėnė se: "Filan nxėnės mė rrahu nė shkollė" ti i pėrgjigjesh me thėnien: "a je i sigurt ti se nuk fillove ti i pari?" dije se me tė vėrtetė e mbylle derėn e bisedės me fėmijėn tėnd. E ti nė kėtė rast nė sytė e fėmijės tėnd shndėrrohesh nga njė shok i ngushtė nė hetues apo gjykatės i cili posedon shpėrblimin e dėnimin. Mundet qė tė mendojė gjithashtu se ti je hetues zullumqar i cili kėrkon tė akuzuarin dhe kėrkon patjetėr tė zbulojė viktimėn. Prandaj, nėse vjen fėmija e tė ankohet pėr diēka fillimisht dėgjoje me vėmendje, duke e vazhduar bisedėn, pa dalė nga biseda pėr shkak tė hetimit tė diēkaje qė mund tė ketė nė ngjarje.
    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pėrkėdheli fėmijėt

    Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i pėrkėdhelte dhe lozte me fėmijėt. Pėr kėtė kemi shembuj tė ndryshėm me nipėrit e tij dhe me fėmijėt e sahabeve radiallahu anhum.

    Eshtė transmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e puthi Hasanin tė birin e Aliut nė prezencė tė Akra' bin Habis et-Temimi (sahabij), i cili i tha: “Unė kam 10 fėmijė, nuk kam puth asnjė prej tyre”. E shikoi i dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e i tha: "Ai i cili nuk mėshiron nuk mėshirohet". (Mutefekun alejhi)

    Gjithashtu, i dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i pėrkėdhelte fėmijėt duke u fėrkuar kokėn. Fėmija nė fėrkimin e kokės ndjen ngrohtėsi dhe dashuri. Nga Abdullah bin Xha'fer ka thėnė se mė fėrkoi kokėn time i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe tha: "O Allah, zėvendėsoje Xhaferin me djalin e tij." (Transmetoi Hakim)

    Gjithashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i pėrkėdhelte fėmijėt duke u ledhatuar faqet. Siē ėshtė transmetuar nė librin e saktė tė Muslimit nga Xhabir bin Semreh i cili ka thėnė: “U fala me tė Dėrguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem, pastaj doli tek familja e tij, ku dola edhe unė me tė, takoi dy djem tė cilėt i pėrkėdheli duke u ledhatuar faqet tė dyve".

    Ka transmetuar Nesai se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kur shkonte pėr vizitė tek ensarėt i pėrshėndeste fėmijėt e tyre e u fėrkonte kokat e tyre.



    Lėri fėmijės pak liri

    Gjėja mė e keqe qė pėrdorim ne edukuesit dhe mėsuesit - siē ka thėnė njė edukues – ėshtė kontrolli i pandarė i cili e mėrzit fėmijėn dhe e mbingarkon atė. Prandaj, lėri fėmijės njė sipėrfaqe tė lirė ku mund sillet si tė dojė, gjithashtu bėja tė ditur se kjo sipėrfaqe lirie nuk do tė funksionojė nėse nuk e shfrytėzon sikur duhet. Mos i bėj kontroll e as mos i qėndro mbi kokė... vetėm nėse thyen rregullat e sistemit, nė kėtė moment bėja tė ditur se je nėn kontroll. Fėmija ndjehet shumė i fortė e ėshtė i gatshėm tė luftojė pėr hir tė lirisė sė tij. Pra, ai lufton me qėllim qė ta lėrė babai ta pėrdorė zemrėn ashtu sikur ai do... lufton pėr hir tė mosdorėzimit nė veshjen e ēorapeve nė mėnyrė tė saktė... E vėrteta ėshtė se fėmija nuk ka nevojė pėr tė gjitha kėto, nėse ngrohtėsia dhe dashuria ia kanė mbushur jetėn, nė vend tė kontrollit tė pandarė tė mbillet nė tė besimi. Ka nevojė qė tė mėsojė ēdo tė re pa ia bėrė tė urryer atė...

    Me njė fjalė: "Mos i bėj shpatullat e fėmijės tėnd fushė sporti, topi i tė cilit ėshtė meraku i tepėrt".

    Urdhra tė prera... por me menēuri

    Duhet qė t’i jepen fėmijės urdhra tė prera, por nė tė njėjtėn kohė kėrkohet prej prindėrve qė dialekti i kėtyre urdhrave tė prera tė jetė nė mėnyrė ndihmues. P.sh:. nėse fėmija e ka shtruar dyshemenė e dhomės sė tij me lodra, mundet qė nėna ti thotė: "Hajdeni t’i mbledhim lodrat bashkė", e cila fillon e para nė mbledhjen e lodrave, ku patjetėr edhe fėmija do tė fillojė tė mbledhė me tė. Nė shumė raste e shikojmė fėmijėn tė jetė i padėgjueshėm, ndoshta edhe qan e ēirret kur nėna e tij kėrkon nė mėnyrė tė prerė e kėrcėnuese qė tė shkojė tė lajė duart apo tė shkojė nė banjė. E kundėrta ndodh nėse fėmija i dėgjon urdhrat me dialekt tė butė, ēohet i zbaton ato shpejt e nė qetėsi. Sa mė shumė qė tė shtohet kėrkimi i diēkaje nga fėmija aq mė shumė edhe atij i shtohet dėshira pėr moskryerje tė kėtij urdhri.

    Disa baballarė krenohen me fėmijėt e tyre tė cilėt i zbatojnė urdhrat e tyre vazhdimisht, e nuk bėjnė asgjė pėr tė cilėn nuk janė urdhėruar ta bėjnė. E disa tė tjerė bashkėpunojnė me fėmijėt e tyre sikur tė ishte pronė private e tyre e jo se edhe ata janė krijesė. Ndėrsa disa tė tretė i ngarkojnė fėmijėt jashtė mundėsive tė tyre, u dorėzojnė pėrgjegjėsi tė cilėn ata nuk mund ta kryejnė. Tė tria kėto raste janė gabim dhe dalje jashtė rregullit tė kėtij shembulli: "Mė e mira ēėshtje ėshtė mesatarja".

    Pakėsoni kritikat

    Kushtojini vėmendje, o ju nėna dhe ju baballarė, pakėsimit tė kritikave automatike e jo tė domosdoshme, gjithashtu edhe pakėsimin e kontrollit tė tepėrt mbi fėmijėt. Fėmija nuk ėshtė mjet tė cilin mund ta drejtosh si tė duash. Ka edhe ai mendimet e veta nė drejtimin e ēėshtjeve tė tij personale. E pse ta pengojmė qė tė shijojė edhe ai shijen e tė menduarit?

    Nė shumė raste shumė pyetje e shumė urdhra i drejtohen fėmijės: "Pse qesh kėshtu? Pse ecėn kėshtu? Nxirri fjalėt me shqiptim tė rregullt... mos loz me flokėt... shko e laj dhėmbėt". Tė gjitha kėto mund tė kenė veprim tė kundėrt tek fėmija, mund t’i sjellin atij gjendje shqetėsimi, ose humbjen e mbėshtetjes nė vetvete. Nė mė tė shumtėn e rasteve kjo gjendje u ndodh fėmijėve tė parė, nga kujdesi i tepėrt i prindėrve e nga kontrolli i ngarkuar. Pastaj me ardhjen e fėmijės sė dytė e kuptojnė prindėrit se kanė mėsuar diēka nga fėmija e parė dhe se duhet t’i japin me shumė liri fėmijės sė dytė. Kėshtu qė fillojnė e sillen me fėmijėn e dytė ndryshe nga i pari.

    Kėrkohet prej nėnės qė tė mbjellė tek fėmija zakonin e tė diskutuarit. T’i bėjė disa pyetje e ta shikojė se si do tė pėrgjigjet, gjithashtu t’i mėsojė fėmijės mosngritjen e zėrit gjatė bisedės, mos shkėputjen e fjalėve tė tė tjerėve nė mes tė diskutimit etj.

    Ta pyesė p.sh.: "Ēfarė do tė bėje nėse do tė shikoje vėllanė tėnd tė grindej me shokun e tij? Ēfarė do tė bėje nėse do tė shikoje nė rrugė fėmijė tė plagosur?" Fėmijėt tė cilėt nuk u flasin vazhdimisht prindėrit e tyre rriten me personalitet tė dobėt nga ata tė cilėt prindėrit e tyre i mėsojnė se si tė diskutojė dialog tė qetė.

    Veprimet e fėmijės nga veprimet e tua

    Nėse babai bėrtet e thotė se lodhet shumė, e nuk gjen asgjė pėrbri kėsaj lodhje, dhe se atij i ėshtė bėrė padrejtėsi nė kėtė botė, e gjithė kjo futet nė mendje tė djalit se burri ėshtė viktimė e gruas dhe se ėshtė mė mirė tė mos martohet fare.

    Gjithashtu, nėse nėna bėrtet e thotė se burri ėshtė krijesa e vetme e cila kėnaqet nė kėtė botė dhe se ai e shfrytėzon femrėn nga ēdo drejtim, mbas kėsaj vajza e saj e vogėl fillon e i urren burrat dhe nuk i respekton ata, prandaj e gjen atė t’i shmanget martesės nė moshėn madhore. Ai djalė i cili e shikon babanė e tij tė sillet me nėnėn me rreptėsi, mendon se kjo ėshtė mėnyra e cila duhet tė sillet burri me gruan. Gjithashtu, edhe vajza nėse e shikon nėnėn e cila e ngre zėrin kur flet me bashkėshortin e saj dhe sillet keq me tė, skalitet nė tru tė saj se kjo ėshtė mėnyra e saktė me tė cilėn duhet tė sillemi me burrat.

    Me njė fjalė, duhet qė tė jetė sjellja e prindėrve me fėmijėt e tyre e bazuar mbi baza tė palėvizshme. Dhe nė fund mos e kritiko fėmijėn pėr ndonjė gjė sot, kur ti ishe ai i cili ia mėsove dje.

    Marrė nga Islamway.com

    Dr. Hasan Shemsi Basha

    Pėrktheu F. Gurra
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 05-01-2010 mė 14:34
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Familja boshti i ardhmėrisė

    "Ruajeni familjen dhe veten tuaj nga zjarri i xhehenemit lėndė e tė cilėt janė gurėt dhe njerėzit" (Kuran 66:6).

    Nė embrionin e shoqėrisė ėshtė e fokusuar familja. Shoqėria pa kėtė element ėshtė e destinuar tė jetė destruktive dhe e paplotė pėr tė realizuar anshmėrinė e vlerave njerėzore dhe ato humane. Nė prehrin e familjes vlerat kapėrdihen dhe kumtohen nė disa vlera qė nuk mund t'i hasim jashtė kėsaj sfere. Familja ėshtė institucioni i paepur qė do ekzistojė deri nė pėrfundimin kur raca njerėzore do jetė specie nė zhdukje.

    "Ruajeni familjen dhe veten tuaj nga zjarri i xhehenemit lėndė e tė cilėt janė gurėt dhe njerėzit" (Kuran 66:6).

    Nė imperativin fetar na ėshtė cekur dhe na ėshtė sugjeruar ruajtja e familjes me kornizat qė ajo ka pėrshkruar sipas normativave familjare nė kėndvėshtrim islam. Profeti a.s nė njė thėnie prej xhevahiri shprehet se "unė nė tre raste ndjehem mė rehat; kur jam nė namaz, kur jam pranė familjes dhe kur shijoj erėn e parfumit." Qė tė tre kėto elemente nga aspekti psikologjik e bėjnė njeriun tė ketė njė harmoni balancuese midis ndjenjave tė tij me atė qė ai ndesh nė portat e jashtme tė perceptimeve njerėzore. Boshti i shoqėrisė ėshtė familja, por ne nuk duhet harruar faktin se njė bosht tė pėrforcuar nuk e gjen dot pa boshtin e femrės sė edukuar dhe veprimtarive qė ajo krijon. Njė nėnė e edukuar ėshtė ajo qė nxjerr njė shoqėri tė edukuar. Dituria pa edukatė ėshtė e destinuar tė zhytet nė humnerat e pakthyeshme. Eduko njė femėr pėr tė pasur njė shoqėri mė stabile. Njė dijetar shprehet se unė gjatė gjithė jetės sime qė kam studiuar, nuk i pėrafrohet ne peshore asaj qė nėna ime me ka mėsuar dhe edukuar nė moshėn e fėmijėrisė sime.

    Shoqėria bashkėkohore ėshtė e ngėrthyer nga problematika tė ndryshme dhe ėshtė fundosur nė llumin e vlerave demoniake. Nė njė shoqėri tė tillė nga ngulfatja dhe ngurtėsimit material, njeriu modern (homo sapiensi) shfaq dėshirėn qė ai tė thėrret nė vlera kah natyrshmėria e tij e vėrtetė. Jo mė kot idetė moderniste dhe ato post-moderniste mundohen t'u japin dėshirėn dhe kurajėn njerėzve pėr tė ringjallur vlerat e tyre, por kjo ėshtė shume e vėshtirė pa ndjenjėn e besimit sepse n ė njė shoqėri e tillė nuk mund tė eliminosh vlerat materiale, ku nė natyrėn e tyre sundon dėshira superiore dhe ndjenja e zilisė. William Gairdner ėshtė shkrimtari kanadez qė shkruan pėr atė se ēfarė sjell liria demokratike nė vendet perėndimore. Nė librin e tij "Lufta kundėr familjes", ai shprehet: "Familja nė perėndim, megjithėse ėshtė tronditur dhe plagosur nga sulmet e shumta, do tė vazhdojė tė mbijetojė dhe shkaku i kėsaj ėshtė mungesa e bazave mendore dhe praktike tė armiqve tė familjes. Por, ekzistenca e familjes nė kėtė situatė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr ruajtjen e njė shoqėrie tė gjallė dhe dinamike. Personat qė i kushtojnė rėndėsi mbrojtjes sė vlerave tė familjes duhet t'i identifikojnė mirė armiqtė e saj dhe tė pėrkrahin me vendosmėri vlerat themelore tė familjes.

    Nė stėrhollimet ndjesore njeriu kėrkon ndjenjėn tė jetė pranė familjes sepse ai nė tė gjen identitetin e vet, gjen prehjen e mėshirės. Njė "Shoqėri e zhvilluar" si kjo e jona, mund tė tė siguroj shumė gjėra materiale, por assesi nuk mund tė ta sjell atė qė familja ofron. Njė shoqėri qė ka qenė pranė kolapsit, ka qenė si rezultat i njė tė kaluare ku femra ka qenė e nėnvlerėsuar dhe familja nuk ka ekzistuar si vlerė. Sot njerėz tė ndryshėm kėrkojnė rrugė tjetėr, por gjithsesi origjina dhe destinacioni i tyre ėshtė familja.

    Si pėrfundim do e mbyll edhe me njė shprehje tė Gairdnerit ku thotė: "Trekėndėshi baba, nėnė dhe fėmijė, ėshtė trekėndėshi themelor nė historinė e njerėzimit, i cili megjithė ndryshimet ekzistuese nė jetėn tonė, vazhdon tė jetė i gjallė nė shoqėri".

  9. #19
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sistemi i familjes sė civilizuar

    Nėse familja ėshtė baza e shoqėrisė, baza e familjes ėshtė ndarja e pėrgjegjėsive midis burrit dhe gruas dhe edukimi i fėmijėve ėshtė funksioni mė i rėndėsishėm i familjes.



    Tek atėherė njė shoqėri e tillė ėshtė vėrtet e civilizuar. Nė sistemin islam tė jetės, ky lloj i familjes jep ambient, nė tė cilin vlerat dhe parimet morale njerėzore zhvillohen dhe rriten nė njė gjeneratė tė re; kėto vlera dhe zakone nuk mund tė ekzistojnė ndaras nga njėsia - familje.
    Nė anėn tjetėr, nėse marrėdhėniet midis burrit dhe gruas janė tė bazuara nė epsh, pasion dhe ngacmim dhe ndarja e punės nuk ėshtė e bazuar mbi pėrgjegjėsinė familjare dhe prirjet natyrale; nėse roli i gruas ėshtė thjesht tė jetė atraktive (joshėse) dhe flirtuese, dhe nėse gratė janė tė lira nga pėrgjegjėsia e tyre pėr edukimin e fėmijėve, dhe nėse me kėrkesėn e saj sociale ajo parapėlqen tė bėhet njė mikpritėse (nikoqire) ose shėrbėtore nė ndonjė hotel ose diku nė ndonjė kompani tjetėr, si rrjedhojė ajo mundohet
    t’i shfrytėzojė aftėsitė e saj mė shumė pėr produktivitet material sesa pėr edukim tė qenieve njerėzore, sepse perceptohet se prodhimi material ėshtė konsideruar tė jetė mė i rėndėsishėm, mė i vlefshėm dhe mė i respektuar sesa zhvillimi i karakterit njerėzor.
    Pastaj, si rrjedhojė thuhet se njė gjė e tillė nuk ėshtė prapambeturi nga pikėpamja njerėzore por ėshtė civilizim.

    Sistemi i familjes dhe marrėdhėniet midis dy gjinive pėrcaktojnė karakterin e plotė tė njė shoqėrie edhe nėse ėshtė shoqėri e prapambetur apo e civilizuar, injorante apo e islamizuar. Kėto shoqėri, tė cilat japin mbizotėrim tė epsheve fizike dhe zakoneve shtazarake nuk mund tė konsiderohen tė civilizuara, s’ka rėndėsi se ēfarė progresi ata kanė nė industri ose shkencė. Ky ėshtė i vetmi parametėr, qė nuk gabon nė ruajtjen e progresit tė vėrtetė njerėzor. Nė shoqėritė joislame, marrėdhėniet intime jashtėmartesore madje edhe homoseksualizmi nuk janė konsideruar tė pamoralshme.

    Kuptimi i etikės ėshtė i kufizuar nė ēėshtjet ekonomike ose ndonjėherė nė ēėshtjet politike dhe i pėrket kategorisė sė interesave tė qeverisė.Nė shoqėritė injorante, shkrimtarėt dhe gazetarėt i kėshillojnė tė dy palėt, si tė martuarit ashtu edhe ata tė pamartuarit qė tė kenė marrėdhėnie tė lira seksuale -sepse nuk konsiderohen imorale. Sidoqoftė, ėshtė imorale nėse njė djalė shfrytėzon partneren e tij ose njė vajzė shfrytėzon partnerin e saj pėr marrėdhėnie intime, gjersa nuk ndien dashuri nė zemrėn e tij ose tė saj.

    Ėshtė keq nėse njė grua vazhdon ta ruajė moralin e saj gjersa dashurinė e saj pėr burrin e vet e ka humbur pėr njė kohė (d.m.th. edhe nėse ende ėshtė me atė burrė, porse nuk ndien dashuri pėr tė, ajo ėshtė e lirė tė kryen marrėdhėnie me tė tjerėt); ėshtė e ēuditshme nėse ajo gjen tė dashur tjetėr dhe nga pikėpamja e progresit njerėzor, tė gjitha shoqėritė qė kanė pikėpamje tė tilla nuk janė tė civilizuara por janė tė prapambetura.

    Pėr t’i kontrolluar dėshirat shtazarake, njė shoqėri pėrparimtare vė bazėn e njė sistemi familjar nė tė cilėn epshet njerėzore gjejnė kėnaqėsi si dhe ekziston kujdesi pėr gjeneratėn e ardhshme qė tė jetė e edukuar nė njė mėnyrė tė tillė qė do tė vazhdojė civilizimin njerėzor, nė tė cilėn karakteristikat njerėzore lulėzojnė me shkėlqimin e tyre tė plotė dhe tė mirėfilltė nė moralin e tyre.

    Me sa duket njė shoqėri, e cila synon tė kontrollojė natyrėn shtazarake, ndėrkohė qė jep mundėsi tė mėdha pėr zhvillimin dhe pėrsosshmėrinė e karakterit njerėzor, kėrkon ruajtje dhe kujdes tė madh pėr paqe dhe stabilitet tė familjes, nė mėnyrė qė tė mund tė kryejė detyrėn themelore tė saj lirshėm nga ndikimet e pasioneve tė rrėmbyeshme.


    Nė anėn tjetėr, nėse nė njė shoqėri mėsimet imorale dhe kėshillat helmuese janė tė shfrenuara dhe aktiviteti seksual konsiderohet jashtė sferės sė parimeve morale, atėherė nė kėtė shoqėri humaniteti i njeriut vėshtirė se mund tė gjejė vend pėr t’u zhvilluar.
    Pra, vetėm vlerat dhe morali islam, mėsimet dhe kujdesi islam, janė tė vlefshme pėr njerėzimin dhe formojnė kėtė parametėr tėpandryshuar dhe tė vėrtetė tė progresit njerėzor.Islami ėshtė civilizimi real dhe shoqėria islame ėshtė vėrtet e qytetėruar.

    Sejjid Kutub

    Pėrshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 15-01-2010 mė 09:04
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Rėndėsia e lojės sė fėmijėve me prindėrit



    Kurdo qė keni rast, luani me fėmiun tėnd, qoftė nė shtėpi ose edhe mė mirė nė natyrė.


    Rolin kryesor nė kėtė zhvillim e ka nėna, e cila pėrkujdeset pėr fėmijėn qė nė fillimet e jetės.Nėna duhet tė dijė tė shprehė dashurinė nė shumė mėnyra, duhet tė jetė e kujdesshme si dhe tė dijė tė tregojė autoritetin e saj nė situata tė ndryshme dhe nė ēdo ēast tė rritjes. Njė nga nevojat natyrale tė fėmijėrisė ėshtė ajo “pėr tė luajtur”, njė ushtrim qė rastėsisht kryen njė rol tė fuqishėm dhe shumė tė hollė nė pėrgatitjen e fėmijėve pėr rolet e tyre nė tė ardhmen.

    Loja ka rėndėsi sociologjike, psikologjike dhe rol pedagogjik nė zhvillimin e fėmijėve. Roli sociologjik i lojės qėndron nė zhvillimin shoqėror tė fėmijėve nė lojrat kolektive, miratimin e rregullave tė lojės, nderimin e normave tė sjelljes nė lojė, njohja dhe respektimi i lojtarėve tjerė, etj.

    Roli psikologjik i lojės qėndron nė atė qė nėpėrmes lojės fėmija ushtron dhe mprehė perceptimin (vėzhgimin) e tij, zhvillon fantazinė, mendimin, inovacionin, memorien, por paraqet edhe emocionin e tij. Nė lojė fėmijėt mė sė tepėrmi pėrjetojnė gėzimin, kėnaqėsinė, lumturinė, por rrallė edhe hidhėrimin. Loja ndihmon fėmijėt si ventil emocional nė zbrazjen si tė energjisė, ashtu edhe ndjenjave.

    Poli pedagogjik i lojės shihet nė zhvillimin e cilėsive pozitive tė personalitetit tė fėmijės; shkathtėsinė, qėndrimin, durimin, gjeturinė, vazhdimsinė, pastaj zhvillimin e frymės garuese, respektimin e tė tjerėve, vetnderimin, si dhe forcimin e cilėsive morale tė personalitetit.

    Kurdo qė keni rast, luani me fėmiun tėnd, qoftė nė shtėpi ose edhe mė mirė nė natyrė sepse loja ndihmon nė zhvillin mendor tė fėmijės: Nėpėrmjet lojės fėmijėt “zbulojnė” masėn, formėn, cilėsinė e objekteve tė cilat janė pjesė e mjedisit tė tyre fizik.
    Nėpėrmjet kontaktit me objektin ata pėrvetėsojnė konceptin e peshės, volumit dhe pėrmbajtjes. Loja ėshtė mjet kryesor pėr zhvillimin e imagjinatės.

    Loja ndihmon nė zhvillimin fizik tė fėmijės. Gjatė njė loje fizike fėmija vrapon, kacavirret, godet topin: kryen njė sėrė veprimesh dhe ėshtė nė lėvizje. Tė gjitha kėto lėvizje e aftėsojnė fėmijėn pėr kryerjen e detyrave tė tjera tė cilat janė njė lloj pasarele drejt rritjes sė pavarėsisė.
    Loja ndihmon nė zhvillin social tė fėmijės: Duke luajtur me tė tjerėt fėmijėt mėsojnė shpejt nevojėn e bashkėpunimit dhe tė ndarit tė diēkaje me shokėt. Bashkėveprimi me fėmijėt e tjerė u mėson atyre aftėsitė e nevojshme sociale pėr tė jetuar nė shoqėri. Loja i ndihmon fėmijėt tė kuptojnė mė mirė emocionet e tė tjerėve.

    Pra, lojerat i ndohmojnė fėmijės tė fitojnė pėrvoja tė reja si dhe zhvillim tė aftėsive tė tė menduarit, tė zhvillojė imagjinatėn, sigurinė si dhe bashkėpunimin me tė tjerėt, tė jetė i pavarur, kreativ, tė veprojė me pėrgjegjėsi, tė zhvillojė aftėsi tė tė menduarit kritik, t’i definojė dhe t’i shprehė nevojat e tij.


    Si do tė luani me fėmijėt?

    -Jepi rast fėmijės qė t’i zgjedhė lojėn dhe mėnyrėn si do tė luajė.
    -Inkurajo fėmijėn t’i zgjedhė vetė problemet.
    -Lejoni fėmijėt ndonjėherė tė fitojnė nė lojėrat e pėrbashkėta.
    -Lejo qė fėmija tė mėsojė se si tė lozėsh me lodrat e tij. Pėr tė ėshtė kėnaqėsi kur i ndėrroni rolet dhe tė tregon ato qė ai i di. Kjo gjė i ndihmon ata tė kuptojnė rolet e tė tjerėve. Gjithashtu ata mėsojnė tė jenė fleksibėl duke i ndėrruar kėto role herė pas here. Pėr shembull ata herė bėjnė rolin e “tė fortit” dhe herė atė tė “viktimės”.
    -Trgoji pėr lojėrat qė ti ke lujatur kur ishe e vogėl, ka gjasa qė fėmija t’i pėlqen.


    Shkruar nga Blerta Shaqiri
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •