Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

    Kendi i Familjes Islame

    Nėna ėshtė mė shumė se dielli, uji e ajri


    Tregon Ebu Hamza, qė shoqėronte Ebu Hurejren, kur ky erdhi nė shtėpinė e tij, foli me zė tė lartė dhe me njė ton qė nuk shprehte pėrpos se dashuri, mirėnjohje, mallėngjim dhe kėnaqėsi. Me kėtė ton hareje i dha selam nėnės sė tij, duke thėnė: “O nėna ime, tė mėshiroftė All-llahu, qė mė edukove dhe u kujdese pėr mua kur isha i vogėl.” Ndėrsa ajo, nėna, ia ktheu: O biri im, All-llahu tė shpėrbleftė me mirėsitė, dhe qoftė i kėnaqur me ty, ashtu siē jam e kėnaqur unė qė mė respektove nė pleqėri.” (Buhariu & Muslimi).

    Nga kjo histori dhe nga kjo pėrshėndetje, kuptojmė qartė se me tė vėrtetė vetėm diēka ėshtė mė e bukura dhe mė e mira nė botė: e ajo ėshtė nėna. Nėna bėn ēdo gjė pėr fėmijėt e saj, ndėrkohė qė, sado tė pėrpiqet njė fėmijė, nuk arrin tė bėjė atė ēka bėn njė nėnė pėr tė.

    S’ka dyshim qė edukimi i fėmijėve bėhet nė mėnyrė graduale, kalon nėpėr disa etapa, ashtu siē ėshtė shfaqja e hėnės, vlera dhe shkėlqimi mė i epėrm i tė cilės bėhen tė dukshme nė kohėn dhe momentin e duhur; duke qenė edukuesja e fėmijėve, nėna ėshtė njė shkollė e pėrkryer, ajo pėrgatit brezat e ardhmėrisė. Nisur nga kjo, mund tė pohojmė me tė drejtė dhe me gojėn plot se nėna ėshtė mė shumė se dielli, uji e ajri, mė shumė se tri kėto komponentė bazė pėr tė jetuar, pasi, po nuk pate edukatė, nuk ke as ndriēim nė sy, zemėr dhe mendje. Po nuk pate moral tė mirė, nuk ke ajėr tė pastėr dhe, oksigjeni ėshtė i pamjaftueshėm pėr ty. Po nuk pate dije tė dobishme, je i etur dhe vuan pėr njė pikė ujė, e uji ėshtė burimi i jetės. E, nėna e mirė i jep tė gjitha kėto.

    Andaj, edhe sikur tė kemi mundėsi t’i sillemi rreth e rrotull botės, me dėshirėn pėr ta takuar njeriun qė sakrifikon mė shumė dhe me kėnaqėsi e ndėrgjegje pėr ne, s’do tė mund tė gjejmė njeriun mė ideal pos nėnės, sepse ajo ėshtė i vetmi njeri qė na fal dashuri pa pasur kurrfarė interesi pėrpos sė jetės sonė tė lumtur dhe me mbroth.

    Njė pėrqafim, njė pėrkėdhelje, madje, edhe njė puthje e saj, jep forcė dhe kėnaqėsi. Jep energji dhe bėn qė tė harrosh brengat, mėrzitė, vuajtjet po edhe dhembjet qė ke.


    Do ta kuptosh prindin kur tė bėhesh vet prind


    Edhe pse shumė prindėr i dėgjon duke thėnė kėtė fjali qė tashmė ka pėrftuar ngjyresa thuajse sa proverbiale, po aq edhe retorike, sipas tė cilave vetėm ata qė janė prindėr e kuptojnė mė sė shumti ndjenjėn e prindėrve dhe se ata janė syresh qė pėrkujdesen mė sė shumti pėr prindėrit, ėshtė vėshtirė tė gjesh ose, nėse gjen, janė shumė shumė tė pakėt ata qė e dėshmojnė kėtė qė thonė e qė kėrkon prindi. Arsyeja pse? Sepse kanė zėnė vendin e nėnės ose tė prindėrve grua / burri dhe fėmijėt.

    Lidhur me kėtė realitet, kemi njė sėrė shembujsh dėshmues, duke u nisur nga azilet e pleqve, qė janė tė stėrmbushur, pastaj shtėpitė e mbetura vetėm me pleq fillikat, ngase fėmijėt jetojnė jashtė vendit, apo tė ndarė prej tyre, pėr arsye e shkaqe tė ndryshme, qė kanė tė bėjnė me kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe janė ferr pėr botėn tjetėr, nėse mbesin tė tilla.

    Nuk ėshtė plotėsim i kėrkesave dhe obligimeve prindėrore vetėm njė lutje drejtuar All-llahut, nėse e bėjnė kėtė me sinqeritet dhe bindje tė plotė, ose njė pėrshėndetje nė mėngjes dhe nė mbrėmje, apo njė vizitė njėherė nė javė, muaj ose vit, sepse nėna kėrkon mė shumė dhe ka nevojė t’i ketė fėmijėt pranė, edhe nėse i janė bėrė ata gjyshėr. Nėse duam tė shfletojmė dhe tė dimė rreth pėrgjegjėsive ndaj prindėrve, do tė hasim nė njė urti qė thotė; “Babai i dhuron fėmijės njė vresht, por ai s’i dhuron atij as njė eshkė”.

    Kjo na lė tė kuptojmė se prindi pėr fėmijėn jep ēdo gjė, e fėmija pėr prindin asgjė ose shumė pak, madje fare pak. Kjo sepse nė trurin e tij ka tė koduara vetėm sinjalet grua-burrė dhe fėmijė e kėto nuk e lejojnė tė mendojė rreth prindėrve tė tij.

    Pėr ta kaluar temėn mė shumė rreth klimės sė sotme qė po mbizotėron tek ne, si dhe pėr tė thėnė se pėrgjegjėsia ndaj prindėrve mė shumė u takon djemve sesa vajzave, deri me rastin e martesės sė tyre, porse kjo s’do tė thotė assesi se vajzat duhet tė mendojnė se janė liruara plotėsisht prej lutjeve, vizitave, respektit, butėsisė, madje, edhe kujdesit, aq sa kanė mundėsi. Nė lidhje me kėtė, po cekim njė urti tjetėr qė thotė:

    “Sado e mirė te jetė gruaja, ajo kurrė nuk do tė arrijė ndikimin qė pati nėna nė jetėn tėnde, nė formimin e personalitetit tėnd, dhe nė orientimin e sjelljes tėnde.”

    -Sot kupton pa vėshtirėsi, mėson, dėgjon, sheh qė nėnat janė harruar, dhe shpesh dėgjon fjalėt me tė cilat shprehin dhembjet dhe mėrzitė pėr shkak se nuk gėzojnė respekt, dashuri e afri nga fėmijėt e tyre.

    - Sot shumė shpesh takon ēifte me fėmijėt e tyre nė parqe, ekskursione apo nė ndonjė vend tjetėr ku ata zgjedhin pėr ta kaluar ditėn ose fundjavėn pėr tė pushuar dhe pėr t’u qetėsuar nga ditėt e lodhshme tė punės, ndėrsa rrallė ose fare e takon njė familje tė tillė qė shoqėrohet edhe nga gjyshėrit.

    - Jo rrallė dėgjon pėr zgjedhje tė dhuratave speciale pėr gruan, asnjėherė ose shumė rrallė dėgjon pėr zgjedhjen e njė dhurate speciale pėr nėnėn.

    - Nėse nėna rėnkon nga ndonjė sėmundje, mundohet qė ta fshehė sa mė shumė atė, sepse i dhimbet i biri, nuk do qė ta shqetėsojė, kurse ky bir e viziton njė herė dhe vetėm gjatė ditės, e asnjėherė nuk del qė ta shohė natėn, aq mė pak qė t’i rrijė tėrė natėn mbi kokė.

    - Nėse nėna ushqehet edhe me njė kafshatė buke tė thatė dhe, nėse ka shije, ajo kėtė mė me dėshirė ia jep fėmijės sė saj, fėmijėt jo vetėm qė nuk e bėjnė kėtė, po as nuk mendojnė tė paktėn qė ta kishin kėtė dėshirė qė e ka nėna.

    - Nėse djali i saj del nė ndonjė udhėtim ose vonohet pak, nėna kurrė nuk rehatohet, as gjumin nuk e bėn tė rehatshėm, nga frika dhe mėrzia pėr tė, se mos po e gjen ndonjė gjė e ligė, kurse djali i saj nuk e ēel telefonin tė flasė me tė dhe t’i tregojė sesi ėshtė, por e lė tė mjaftohet me telefonatėn qė i pėrcjell nusja p.sh.

    - Nėna, edhe nėse hidhėrohet nga i biri, edhe nėse kėtė hidhėrim e shpreh nė fqinjėsinė e saj, prapė pendohet pėr kėtė qė ka thėnė dhe pėrsėri tė njėjtat mirėsi i dėshiron tė birit. Pėrveē kėsaj, ajo i flet e para dhe njėkohėsisht i ofron dashuri amnore. A thua vallė, gruaja e bėn kėtė, apo burri duhet tė pėrpiqet qė ta marrė me tė mirė gruan?!

    - Kur nėna tė duhet aq shumė, siē e thotė ajo pjesė e njerėzve qė cituam mė lart, tė tingėllon e pabesueshme kur dėgjon pėr ēdo ditė ankesat e grave: “…nėna jote kėshtu po bėn, kėshtu po thotė, s’po mundem ta duroj etj.”, ku tė gjitha kėto ankesa nė tė shumtėn e rasteve janė cinike, urrejtje, si shkak i asaj pse nėna ėshtė pjesė nė atė familje.

    - Nėna, edhe nėse ndahet nga fėmijėt pėr shkaqe tė ndryshme, qoftė divorci, ose vdekje e burrit apo diēka tjetėr, ajo kurrė si harron fėmijėt e saj, pėrkundrazi, bėn pėrpjekje vazhdimisht qė t’i takojė, sepse zemrėn e ka tė lidhur ngushtė me ta. E nėse ka fėmijė tė tjerė, ajo me tė gjitha format dhe pėrpjekjet fut dashuri mes tyre si dhe largon urrejtje pėr njėri-tjetrin. Kurse gruaja, nėse ndahet, ajo harron dashurinė dhe e urren me tėrė qenien e saj, e nėse ka fėmijė dhe i ka me vete, mbjell gjithnjė urrejtje pėr babanė e tyre, ndoshta edhe me pa tė drejtė, vetėm dhe vetėm qė fėmijėt ta urrejnė.

    Duke mos sjellė shembuj tė tjerė, dhe duke mos dashur qė tė jetė i gjatė ky diskutim, gruaja ka vend meritor tek burri, ne e pranojmė se nuk jemi aspak kundėr idesė dhe tė drejtės sė gruas pėr tė zėnė vendin qė meriton te burri, pėr aq sa ia ka dhėnė All-llahu, por, assesi nuk themi se gruaja duhet tė ketė vend mė meritor sesa nėna, sepse, nėse e themi kėtė, na sfidon Kur’ani dhe hadithi i Muhammedit, alejhis-selam. Andaj, lidhur me kėtė, kemi citatet kur’anore qė flasin qartė dhe bindshėm:

    “Zoti ynė! mė fal (gabimet) mua edhe prindėrve tė mi, fali edhe tė gjithė besimtarėt ditėn kur tė jepet llogaria.” (Ibrahim, 41)



    “Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrve tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositėm) Tė jesh mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, pse vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj. E nėse ata tė dy tentojnė qė ti tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos i respekto ata, po nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj bote tė kesh mirėkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugėn e atij qė ėshtė i kthyer kah Unė, mandej kthimi juaj ėshtė tek Unė, e Unė do t'ju njoftoj pėr atė qė keni punuar.” (Lukman, 14 dhe 15)

    Ndėrsa nga kopshti i haditheve tė Muhammedit, lavdėrimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi tė, do tė shkoqisim vetėm disa prej tyre qė flasin pėr temėn nė fjalė.

    Abdullahu thotė: E pyeta tė Dėrguarin, alejhis-salatu ves-selam, se cila ėshtė puna mė e dashur tek All-llahu, ai mė tha: “Namazi nė kohėn e tij, pastaj respekti ndaj prindėrve, pastaj xhihadi nė rrugėn e All-llahut”.(Buhariu).


    Asimi transmeton nga gjyshi i tij qė thotė: Thashė “O i dėrguar i All-llahut, kush meriton mė sė shumti respektin? Tha: “Nėna jote”, e pastaj? Tha: “Nėna jote”, e pastaj? Tha: “Nėna jote”, i thashė: po pastaj? Tha: “babai yt, pastaj tė afėrmit e tjerė sipas radhės.” (Buhariu)


    Ibėn Abasi thotė: Erdh njė burrė te i Dėrguari alejhis-selam, dhe i tha: Unė shkova tė fejohem me njė grua, dhe ajo refuzoi, dhe kur shkoi njė tjetėr ajo pranoi, dhe nga xhelozia shkova e vrava atė. A ka pėr mua tevbe? I Dėrguari alejhis-selam i tha: “A e ke nėnėn gjallė?” I tha: Jo. Pastaj i tha: “Atėherė pendohu tek All-llahu, dhe pėrpiqu qė tė bėsh sa mė shumė vepra tė mira.”

    Dhe Ibėn Abbasi e pyet: Pėrse e pyete nėse e kishte nėnėn gjallė? Pėrgjigjet: “Unė nuk di ndonjė punė tjetėr qė tė afron mė shumė tek All-llahu sesa respekti ndaj nėnės.”
    (Buhariu)


    Urtėsia e ajeteve kur’anore dhe haditheve tė Muhammedit, lavdėrimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi tė, flasin mjaft dhe shumė mė tepėr sesa ne, tė fundit, andaj po themi njė lutje qė All-llahu tė na e bėj pranverė tė zemrės Kur’anin famėmadh dhe Sunnetin e Muhammedit, alejhis-selam, sepse vetėm atėherė do tė dimė tė dallojmė gjėrat ashtu siē duhet dhe siē jemi urdhėruar nga All-llahu dhe i Dėrguari i Tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uvejsa : 30-12-2009 mė 17:29

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Femra pjesetare e shoqerise



    Islami e sheh femrėn si pjesėtare tė denjė tė shoqėrisė me pėrgjegjėsitė, tė drejtat dhe privilegjet e saj. Si edhe burri, ajo ėshtė nė ballė tė pėrgjegjėsive mė e larta e tė cilave ėshtė tė urdhėrojė pėr vepra tė mira e tė ndalojė nga e keqja, parim mbi tė cilin ruhet shoqėria dhe bashkėsia nga shthurja dhe denigrimi.
    Vetė Kur’ani e dėshmon kėtė kur thotė:

    “Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjatrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnė All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij…” (Et-Tevbe: 71)

    Ēdo thirrje kur’anore apo pejgamberike ėshtė e pėrbashkėt. Nėse lexojmė: “O ju qė besuat”, apo “O ju njerez”, tė jemi tė bindur se ėshtė si pėr meshkujt edhe pėr femrat.

    Kėshut Ummu Seleme dėgjoi Pejgamberin (sal-lAll-llahu alejhi ve selem) tė thotė: “O njerėz!” Dhe vrapoi pėr tė dėgjuar ē’po thshte.

    Islami me kėto ligje i ka dhėnė tė drejtėn si burrit ashtu edhe gruas, si dhe i ka mundėsuar secilit tė punojė punė qė i do All-llahu, nė shėrbim tė njė shoqėrie tė pastėr, tė njė familjeje tė mbarė, ku femra ka ndjerė mė sė miri detyrėn e tė qenit nėnė e bashkėshorte dhe mashkulli si baba e bashkėshort, ku secili, para se tė kėrkojė atė qė i takon pėrmbush atė qė e ka detyrė. Kjo e dallon nga qytetėrimi perėndimor tė cilin e ka mundur interesi e pėrfitimi material, ku njerėzit edukohen tė kėrkojnė tė drejtat para se tė pėrmbushin detyrat.Kjo eshte sikurse t’a kerkosh rrogen, para se te punosh!
    Zoti ēdo rregull qė vendosi si pėr mashkullin, ashtu edhe pėr femrėn, e bėri pėr tė mirėn dhe ruajtjen e tyre.


  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Roli i gruas nė nxjerrjen e brezit fitimtar


    Falėnderimet qofshin vetėm pėr Allahun. Paqja dhe shpėtimet qofshin mbi tė dėrguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi tė gjithė pasuesit e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Nga bazat mė tė njohura, e cila pėrmbledh mendime tė civilizuara nė edukimin islam, ėshtė fjala e Aliut radiallahu anhu ku thotė: “Mos i edukoni fėmijėt nė zakonet tuaja, sepse ata janė krijuar pėr njė kohė tė ndryshme me kohėn tuaj.”

    Edhe pse kjo thėnie shpreh qartė jurisprudencėn bashkėkohore dhe ecjen me civilizimin i cili i bashkon ndėrmjet thelbit tė Islamit e pėrparimeve tė pėrditshme vetėm se shohim se edukuesit e kanė keqkuptuar kuptimin e saj. Kanė filluar nėna e baballarė t’u ofrojnė fėmijėve tė tyre tė gjitha mjetet e rehatshme e dėfryese. Ēuarjen nėpėr shkolla gjuhėsh, nėpėr kampingje e ēdo gjė dėfryese qė ndodhet. Nė mėnyrė qė mos tė jenė tė veēantė nga moshatarėt e tyre nė kėtė shpenzim pa hesap. Duke menduar vazhdimisht ēfarė do tė bėhen fėmijėt e mi kur tė rriten, nuk dua tė mendoj ashtu siē kanė qenė menduar prindėrit tanė tė cilėt shpenzuan aq shumė pėr shkollimin tonė e mė i madhi pretendim ishte tė ishin fėmijėt e tyre doktorė ose inxhinierė.

    Padyshim se ngjarjet dhe dallgėt e jetės qė po kalon umeti islam janė shumė tė rrezikshme, gjė e cila kėrkon nga nėna, edukuesja e parė e fėmijėve, tė jetė syhapur e ta dijė rolin e saj tė rėndėsishėm nė edukimin e brezit tė ri, i cili ose e ngre lart fitimtar umetin, ose e rrėzon poshtė tė humbur. Ky brez kėrkon njė brez nėnash sikur Hansaja (e cila pėrcjell katėr djemtė e saj shehidė nė njė betejė) apo me mė tė paktin besim sikur Umu Abdallah as-Sagir e cila ia shton edhe mė shumė dhimbjen e humbjen djalit tė saj mbas rėnies sė Andalusit me fjalėt e saj tė drejta, duke thėnė: “E humbe mbretėrinė tėnde si gratė, e nuk e mbrojte si burrat”.

    Duke shikuar kėto dy shembuj, kėrkohet prej nėnave tė edukojnė brez komandantėsh, ushtarėsh e dijetarėsh. E nėse nuk interesohen, atėherė nuk do tė dalin vetėm se pamje burrash, burra tė cilėt lindin e vdesin pa i shtuar asgjė metit, por pėrkundrazi mund tė jenė shkak pėr rrėnimin e tij.

    Filozofėt perėndimorė ia ditėn rėndėsinė e rolit tė gruas nė edukim, njė prej tyre ka thėnė: “Nėse do tė kesh brez madhėshtor atėherė eduko gruan pikėsėpari, sepse ajo ėshtė e cila pėrgatit madhėshtorė.”

    Ka thėnė poeti Amarson nė cilėsimin e civilizimit ku thotė: “Ky (pra civilizimi, sh.p) ėshtė ndikim i femrave tė mira”. Me fjalėn tė mirė kėtu nuk kemi pėr qėllim femrėn indiferente apo atė tė paditurėn e cila e lė ēdo punė kur tė bėhet. Ndikim i mirė do tė thotė pėrpjekje, mund, e marrjen e shkaqeve me shikim nė tė ardhmen pėr tė arritur dobi e tė mira pėr tė tjerėt.

    Nė fazėn e konfuzionit e eksportimin e verbėr tė teorive feministe e gjinore nė vendet tona, bėnė qė roli i nėnės nė edukimin e fėmijėve tė saj tė kuptohet si padrejtėsi ndaj tė drejtave tė saj. Ulje e personalitetit, e gjithashtu tė aftėsive tė saj. Ku nė anėn tjetėr perėndimi u kthye sėrish nė shumė prej shteteve tė tyre mbasi shijuan tė hidhurėn e mosedukimit, duke ngritur lart rėndėsinė e kėsaj ēėshtjeje, nė zhvillimin e kurseve pėr femrat ku u mėsojnė nėnave si tė bashkėpunojnė me fėmijėt e tyre, ngritjen e talenteve tė tyre, e vetėkontrollin nė rast nevrikosje me ta. Nėse nuk do tė ishte edukimi i rėndėsishėm do tė ishin vet ato shtete tė cilat thėrrasin pėr liri tė mendimit e barazi tė parat nė mosvėrshtrimin e kėsaj ēėshtjeje.

    Duke iu kthyer kėshillės sė Hansasė e cila ia drejtoi djemve tė saj para se tė dilnin nė betejėn e Kadisijes ku u tha: “Me tė vėrtetė qė futja juaj nė Islam ishte me bindjen tuaj, e udhėtuat (bėtė hixhret) me dėshirėn tuaj, betohem nė Allahun qė nuk ka Zot tjetėr pos Tij, qė ju jeni bijė tė njė burri ashtu siē jeni bijė tė njė femre. Nuk e kam tradhtuar babanė tuaj e as qė e kam ekspozuar dajėn tuaj, e as nuk u kam ndryshuar fisin tuaj. Padyshim, ju e dini se ēfarė shpėrblimi tė madh i ka pėrgatit Allahu i madhėruar muslimanėve nė luftėn ndaj kufarėve. Dijeni se bota e ardhshme ėshtė mė e mirė se kjo e shkuara. Nėse nesėr gdhiheni, marshoni pėr tė luftuar krenarė e trima se Allahu ėshtė Ai i cili ndaj armikut tė Tij ju nxjerrė fitimtarė.”

    Nėnė e pastėr nė vetvete e nė mendimin e saj, e vetėdijshme pėr rolin e rėndėsishėm ndaj fėmijėve tė saj.

    Kjo vendosshmėri e saj e pėrgjigja e djemve tė saj nuk ėshtė lindje e njė momenti, gjendja ėshtė tepėr delikate e nuk mundet tė bėjė kėshtu vetėm se njė nėnė e cila ka edukuar veten, e fėmijėt e saj nė arritjen e qėllimit tė lartė vite tė tėra derisa arritėn pjekurinė, ajo u bė nėna e shehidėve e ata djem shehidė.

    Qėndrimi i saj mbas rėnies sė tyre shehidė ishte diēka e paimagjinueshme e jo normale, kur e falėnderoj Allahun e madhėruar pėr rėnien shehid tė tė gjithėve. Ku shfaqi se ajo ka pasur shans tė cilin nuk e ka pasur asnjė nėnė. Ēfarė ka ndėrmjet asaj qė e vajtoi vėllanė e saj duke bėrtitur derisa u lodh, e ndėrmjet asaj nėne e cila nuk rrodhėn lotėt e saj vetėm se nga dashuria e zemrės sė nėnės pėr fėmijėt e saj, pa tejkaluar normat e besimit e me vetnjohje tė pėrgjegjėsisė. Ndjenja tė cilat i kalojnė ndjenjat e kėsaj bote, ndjenja qė ndodhet nė kraharorin e nėnave kundrejt fėmijėve tė tyre, si dashuria, frika, ngrohtėsia etj. Ndjenja tė cilat mundet ēdo nėnė, porse atė qė mundi ta bėjė Hansaja nuk mundet ta bėjnė vetėm se pak. Prandaj thuhet se luftėrat, betejat e fitimet zhvillohen sė pari nė zemrat e nėnave para se tė dalin ballė pėrballė nė luftė. Ka ndryshim ndėrmjet mendimit tė nėnės si nėnė, e ndėrmjet nėnės fetare e atdhetare.

    Deshėm tė edukojmė fėmijėt tanė pėr njė kohė tjetėr pėrveē kohės sonė, e koha jonė vjen plot zymtėsi, e errėsirė e sfidė pėr gjithė umetin…

    Nėse duam qė edukimi tė ecė me kohėn e tashme duhet qė nėnat e baballarėt tė armatosen me vetėdijen e rėndėsisė sė edukimit, nė mėnyrė qė tė kenė nė dhėnie e ndalim qėllim tė cilin duhet ta dinė fėmijėt. Nė shkollim e zhvillimin e talenteve nė shėrbim tė njė qėllimi tė lartė.

    Ėshtė mirėsi e madhe ndodhja e familjes e cila duhet tė krijojė ndjenjat e njė familje edhe mė tė madhe, pjesėtarėt e tė cilės janė nėnat e baballarėt, vėllezėrit dhe motrat e tyre. Nė mėnyrė qė tė bėhet kujdestaria gjendje shoqėrore e jo vetėm ekonomike. Sepse plagėt e tė tjerėve nuk shėrohen vetėm me hapjen e xhepit, porse me hapjen e zemrave. Ka thėnė tė vėrtetėn i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ku thotė: “Ju nuk do t’i mbuloni (t’i bėni pėr vete) njerėzit me pasurinė tuaj por i mbulon ai i cili prej jush ėshtė me fytyrė tė qeshur e moral tė mirė.”

    Kėto mendime familjare e cila pėrmbledh tė gjithė shoqėrinė e mė pas kjo shoqėri pėrfaqėson umetin nė pėrgjithėsi, kėtė bashkim tė pandarė sikur mishi nuk ndahet nga kocka, nuk i mbjell nė familje vetėm se femra.

    Duhet qė ferma ta ruajė fortifikatėn e saj nė edukimin e brezit tė ri nė mėnyrė qė tė mos gjejė askush asnjė vrimė ku mund tė futet e me anė tė saj tė depėrtojė mendimet e tyre tė sėmura e tė dyshimta, ku e shembin umetin me anė tė grave.

    Dr. Dima Tarik Tahbub

    Pėrktheu F. Gurra

    www.Burimijetes.com
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Cfare kerkon nje grua?


    Shpesh here flasim per detyrimet qe ka bashkshortja ndaj bashkshortit te saj dhe bashkshorti ndaj bashkshortes se tij, po po te hysh ne zemren e nje gruaje ke menduar ndonjehere cfare mund te gjesh? Cfare eshte gruaja fillimisht? Nje krijese qe Zoti e permend shpesh ne Kuranin famelare:

    "Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje te ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." (30:21)

    Nuk e pyesni veten perse Krijuesi yne perdor pikersisht fjalen "prehje"? Si mund te kerkohet dicka nga dikush qe nuk e ka? Perkundrazi Zoti yne e ka krijuar natyren e femres ne menyre te tille qe ajo te behet simbol i meshires, burim i prehjes, oaz e dashurise. Nese gjerat jane kaq te thjeshtezuara pse te gjitha femrat nuk jane ne graden e lartpermendur? Mos valle ka ndryshim mes vendit? Kultures? Arsimimit? Apo ka te beje shume edhe trajtimi social i saj?
    Patjeter qe te gjitha argumentat mund te qendrojne ne perpjestim te ndryshem. Po trajtimi social si mund te ndikoje?

    Kjo ka te beje me zemren e femres. Nese do te dish me shume thjesht behu i padukshem dhe hy ne shpirtin e saj dhe kupto dhe shiko cfare ajo kerkon nga ti. Cfare kerkon nga kjo jete.

    Po nga njeriu i saj me i dashur? Nga partneri dhe shoku i jetes? Shoqeruesi i kesaj bote dhe i ahiretit? Nga njeriu qe mund te jete me i dashuri i saj normalisht pret me shume nga te tjeret.

    Femra rritet duke imagjinuar familjen e saj ne te ardhmen, duke imagjinuar bashkshortin e saj, duke bere lutje per te edhe pse akoma nuk e njeh dhe akoma nuk e ka takuar. Rritet duke enderruar per fejesen dhe martesen, per femijet, por mbi te gjitha per komunikimin dhe natyren e ngrohte qe mund te formoje ajo ne familje me bashkshortin e saj.


    Pret qe te zgjohet e lumtur pran bashkeshortit , pret per te falur sabahun bashke. Pret te kete kenaqesine qe t'i pergatis mengjesin me aq shume dashuri dhe te ulen te dy per te ngrene. Pret qe bashkshorti t’a perqafoje cdo dite para se ai te largohet dhe t'i thote : Do kthehem sa me shpejt per ty e dashur. Pret qe njeriu qe don ajo aq shume te shprehi te njejten dashuri per te.



    Pret qe te shpenzoje kohe me te, pret qe kur te kthehet nga puna fytyra e tij te buzeqeshe kur te gjej gruan e tij te zbukuruar vetem per te. Pret femra qe te dije ai t'i dhuroje nje lule , ta perqafoje dhe kur ajo ndonjehere ndihet e merzitur, pret qe ai t’i thote se mos u deshpro e dashur, jemi bashk prej Meshires se Zotit tone dhe me ndihmen e Zotit dhe me perkushtimin tim dhe tendin do ja dalim.


    Pret qe te jete jo vetem bashkshorte por mike, shoqe, per burrin e saj. Gruaja pret per ty qe te jete ajo pjese e jetes tende, pjese e shpirtit tend. Pret qe te gezohesh me te kur ajo te kujdeset per ty dhe ti ta shiqosh ate me buzeqeshje e dashuri.

    Gruaja pret qe bashkshorti te jete i perkushtuar me te, te mos e le ne vetmi, te jete i bute sepse egersia e thyen natyren e saj te brishte. Ajo thjesht pret qe ti ta duash o krijese qe Zoti te ka bere bashkshort per te. Duaje dhe kujdesu pe te dhe do gjesh tek ajo vetem oqeane.. oqean ndjnjash.. oqean perkujdesje..oqean dashurie..oqean meshire.. Duaje o njeri gruan dhe ajo do behet prehje per ty. Mos valle mendon se ajo kerkon shume nga ty?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uvejsa : 31-12-2009 mė 20:38

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Mjafton Njė Minutė e Vetme




    "Vetem Njė Minutė ", njė mėnyrė e re kjo nė edukimin e fėmijėve.

    Njerėzit sot diskutojnė shumė pėr edukimin e fėmijėve tė tyre: Si t'i drejtojnė e udhezojne ata ne rruge te drejte, nepermjet menyrave te duhura, pa pėrdorur mėnyra tė gabuara.Nėse ankohesh nga parregullsia e femijeve te tu, apo ndjen se ke problem nė edukimin e tyre mundohu te perdoresh menyren "Vetem Njė Minutė", njė mėnyrė e re kjo nė edukimin e fėmijėve. Si realizohet kjo nė njė minutė?

    Kritika nė njė minutė

    Fillimisht lajmėro fėmijėt e tu se ti nuk do qė tė jesh gjykuesi i tyre e as ata gjykuesit e tu, dhe se ti nuk dėshiron qė tė jesh diktator nė shtėpi, e qė sot e tutje do tė ndiqni njė mėnyrė tė re nė edukim.
    Bėj qė fėmija ta kuptojė se diku ka gabuar, por qė kjo nuk ėshtė bėrė shkak qė ju tė humbisni dashurinė pėr tė.
    Nėse fėmija bėn ndonjė gabim mos e shiko drejt nė sy, kritikoje shkurtimisht pėr atė qė bėri pa marrė nga koha jote vetėm se disa sekonda, bėje tė ndjehet se ti je e zemėruar nga veprimi i tij dhe tė ndjejė tė njėjtėn gjė qė ti ndjen, nė gjysmėn e parė tė minutit. Pra nuk ka kohė qė fėmija tė diskritohet, por ka shumė rėndėsi ta ndjejė kėtė kritikė.
    Bėje tė ndjehet se ai nuk e pėlqen veprimin e kryer, pėrkrah kėsaj moskėnaqėsia jote. Asnjė nuk don tė diskritohet apo tė ē'vlerėsohet. Mė pas merr frymė thellė, dhe ndjehu e qetė shpirtėrisht, pastaj shiko drejt e nė sy tė tij , nė gjysmėn e dytė tė minutit, nė mėnyrė qė tė ndjejė se ti je pėrkrah tij e jo kundra, dhe se ti e don shume por nuk tė pėlqejnė veprimet e tij. Thuaji gjithashtu se ti je fėmijė i mirė dhe se ti je e kėnaqur prej tij, porse nuk je e kėnaqur nga veprimet qė ai kryen, e nuk tė lė tė gabojė sepse e do. Pėrqafoje fėmijėn fort nė kraharor nė mėnyrė qė tė ndjehet se koha e kritikės mbaroi.

    Fėmijėt e tu, mbas njė farė kohe do tė kuptonėn se:

    sė pari: Veprimet e tyre tė gabuara nuk do tė kalojnė pa u vėnė re.
    sė dyti: Ata janė fėmijė tė mire, por edhe gabojnė.
    sė treti: Ata janė tė dashur tek prindėrit e tyre.


    Nė kėtė mėnyrė fėmijėt e kuptojnė se duhet tė jenė tė sinqertė me prindėrit e tyre, ulen e bisedojnė me ta e u tregojnė atyre pėr mendimet dhe ndjenjat e tyre. Ata ndiejn turp nga gabimi i kryer dhe kthehen me dashuri ndaj prinderve.
    Nė rast se djali yt kthehet me vonesė nė shtėpi, e kėtė vonesė ai e ka pėrsėritur mė shumė se njė herė gjatė javės. Shikoje drejt e nė sy, e thuaji: "Je kthyer me vonesė, e kjo u pėrsėrit dy herė gjatė kėsaj jave".

    E mė pas duhet ta shfaqėsh zemėrimin tėnd me thėnien: "Unė jam e mėrzitur dhe jo e kėnaqur prej teje sepse kjo u pėrsėrit dy herė".
    djali yt, mbas kėtyre fjalėve tė shkurtra do tė ndjejė zemėrimin tend tė sinqertė. Askush nga ne nuk dėshiron tė qortohet nga askush, por qortimi tė bėn tė kuptosh se ke gabuar. Kjo ėshtė ajo qė ti kėrkon nė gjysmėn e parė tė minutit: qė djali yt apo vajza tė kuptojne se kanė gabuar dhe tė ndjejnė turp per kėtė.
    Porse cfarė bėn nėse fėmija yt mėrzitet e fillon tė justifikohet? Kėtu duhet tė plotėsosh gjysmėn tjetėr tė minutit, e cila ėshtė celėsi i suksesit tė kritikės qė je duke bėrė.
    Shikoje drejt e nė sy, nė mėnyrė qė tė ndjehet se ti je pėrkrah tij e jo kundra, e thuaji atė qė ai dėshiron tė dėgjojė nga ti se: Ai ėshtė i mirė dhe se ti je e kėnaqur prej tij, por nuk je e kėnaqur nga veprimi i tij i sotėm, dhe se kjo cėshtje tė mėrzit. Pastaj shtrėngoje fort nė kraharor nė mėnyrė qė ta ndjejėt se kritika ndaj gabimit mbaroi, pa patur nevojė qė njė gjė tė tillė tė thuhet me gojė.

    Imam el-Gazali- rahimehull-llah-, i cili e ka zbuluar dobinė e kėsaj mėnyre para disa shekujsh, ka thėnė pėr korigjimin e gabimit tė fėmijės: "Duhet qė fėmija tė kritikohet nė fshehtėsi, ( pa e marre vesh askush) e t'i thuhet: "Kij kujdes mos bėsh gabim tė tillė herė tjetėr". Mos ia pėrmėnd gabimin e bėrė herė pas here, sepse i bėhet dicka normale mė pas tė dėgjojė fjalė tė tilla, dhe se me pas fjalėt nuk i zėnė vend nė zemėr".

    Shpėrblimi nė njė minutė

    Nėse fėmija jot kryen ndonjė veprim qė meriton tė shpėrblehet, bėje tė ndjehet i lumtur, ashtu sikur e bėre tė ndjehet fajtor kur bėri gabim. Ji e vėmėndshme nė momentin kur fėmija jot kryen vepra tė mira, e pėrdor me ta mėnyrėn mė tė mirė pėr tė cilėn t'i shpėrblyer.
    Bėji me dije ata, nė gjysmėn e pare tė minutit, qė veprimi i tyre tė ka gėzuar. Qėndro mė pas disa sekonda pa folur, qetėsia jote i bėn ata tė ndjehen tė kėnaqur nga vetvetja. Pastaj thuaju se ti i do shumė, dhe nė fund vulose shpėrblimin tėnd me njė tė pėrqafuar apo me ledhatim tė kokės me ngrohtėsi. E gjithė kjo nuk do tė marrė prej teje mė shumė se njė minutė, por ndjenja e tyre e kėnaqėsise do t'i shoqėrojė shumė gjatė. Ndoshta mėnyra e shpėrblimit nė njė minutė do tė ishte dhurata mė e bukur qė ua bėjnė prindėrit fėmijėve.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uvejsa : 01-01-2010 mė 06:14

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Allahu ta shperblefte Uvejsa, vertete materiale te bukura, interesante .....SELAM....te gjitheve

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    LIDHJA FAREFISNORE


    Transmeton Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] i cili thotė: kam dėgjuar Pejgmaberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dukė thėnė: “kush dėshiron t’i shtohet rizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le tė mbajė lidhjet farefisnore.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, dhe ruajeni farefisin (akraballėkun)” (Nisa – 1)

    Nė njė ajet tjetėr thotė: “Dhe ata qė e mbajnė lidhjen pėr tė cilėn All-llahu ka urdhėruar tė mbahet, qė frikėsohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rėndė e pėrgjegjėsisė.” (Ra’d – 21)

    Farefisi nėnkupton tė afėrmit tė cilėt i lidhė prejardhja, pa marrė parasyshė a trashėgojnė njėri tjetrin apo jo, ėshtė mahrem (person me tė cilin ndalohet martesa me tė) apo nuk ėshtė. Disa dijetarė mendojnė se farefis janė vetėm ata qė nuk mund tė martohen ndėrmjet tyre, mirėpo mendimi i parė ėshtė mė i saktė sepse sipas tė dytit patjetėrson nxjerrjen e fėmijėve tė axhės, hallės, dajės dhe tezes nga farefisi e qė nuk ėshtė e saktė. (Fet-hul Bari – 10/414)


    Kadi Ijadi thotė: nuk ka dallim nė mendime rreth asaj se mbajtja e lidhjes farefisnore ėshtė vaxhib (obligim) nė pėrgjithėsi dhe se ndėrprerja e saj ėshtė mėkat i madh… mirėpo kjo lidhje ėshtė nė gradė dhe disa gradė janė mė tė larta se tjerat. Mė e ulta ėshtė mos heqja dorė plotėsisht dhe mbajtja e lidhjes me fjalė madje edhe vetėm me selam. E tėrė kjo dallon sipas dallimit tė mundėsisė dhe nevojės. Ndonjėherė mbajtja e lidhjes farefisnore ėshtė vaxhib e ndonjėherė mustehab (vepėr e preferuar). Nėse ndokush mban lidhjet farefisnore mirėpo jė nė mėnyrė tė plotė, nuk konsiderohet se ka ndėrprerė kėtė lidhje, e nėse duke patur mundėsi bėn lėshime rreth kėtij obligimi, nuk konsiderohet se i mban lidhjet farefisnore. (Sahihul Muslim, sherh Ennevevij – 16/113)



    Mbajtja lidhjeve farėfisnore ėshtė shkak pėr tė hyrė nė Xhennet. Ebu Ejjub Ensarij thotė: njė njeri i tha Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : mė trego ndonjė punė e cila mė fut nė Xhennet! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: sa i mprehtė qė ėshtė! Pastaj tha: ta adhurosh Allahun dhe askend mos t’ia shoqėrosh Atij, ta falish namazin, tė japėsh zekatin dhe t’i mbash lidhjet farefisnore.” (Buhariu)

    Gjithashtu transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-'As r.a., se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Nuk mban lidhjet farefisnore ai qė kthen (vizitat) por ėshtė ai qė kur i ndėrpritet farefisnia i rivendos lidhjet (me ta)”. (Buhariu)

    Erdhi njė njeri te Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha atij: o i Dėrguar i Allahut! Unė kam disa tė afėrm me tė cilėt mbaj lidhje farefisnore kurse ata nuk mbajnė me mua, u bėj mirė kurse atė mė bėjnė keq dhe sillem butė me ta kurse ata sillen me arrogancė ndaj meje. Pejgmaberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: nėse vėrtet ėshtė ashtu si thua atėherė ėshtė njėsoj sikur t’i ushqesh ata me hi tė nxehtė, dhe vazhdimisht do tė jetė me ty njė ndihmės i Allahut kundėr tyre, perderisa je nė kėtė gjendje.” (Buhariu)

    Poashtu Pejgamberi a.s thotė: “nuk hyn nė Xhennet ai i cili kėput lidhjet farefisnore.” (Buhariu)


  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ēiltėrsi fėmijėrore



    Po ju tregoj njė histori reale e cila ka ndodhur nga njė fėmijė nė moshėn 4-5 vjeē.

    U ul nėna atė natė duke i ndihmuar fėmijėt e saj nė kryerjen e detyrave tė tyre. I dha fėmijės sė saj tė vogėl 4 vjeēar njė fletore vizatimi nė mėnyrė qė tė merrej me tė e mos t’i bezdiste vėllezėrit e tij...

    Nė kėtė moment iu kujtua nėnės se nuk i kishte dėrguar darkėn babait tė bashkėshortit tė saj i cili jetonte me ta nė njė dhomė tė veēantė nė oborr jashtė shtėpisė. I shėrbente atij me sa kishte mundėsi pa u kursyer e i shoqi i saj ishte i kėnaqur pėr shėrbimin qė i bėnte babait tė tij i cili nuk dilte nga dhoma pėr shkak tė shėndetit tė tij tė dobėt...

    Shpejtoi me ushqim pėr tek ai, mbasi e pyeti se mos ndoshta kishte nevojė pėr diēka tjetėr, u largua prej tij. Kur u kthye pėr tek fėmijėt pėr tė plotėsuar ēka lanė pėrgjysmė, vuri re se djaloshi i vogėl po vizatonte disa rrathė e disa katrorė, e duke i vėnė disa shenja mbi ta. E pyeti: “Ēfarė po vizaton, o i dashur?” Iu pėrgjigj me plot ēiltėrsi: “Unė po vizatoj shtėpinė time ku do tė jetoj kur tė rritem e tė martohem. Ja kjo ėshtė dhoma e gjumit e kjo dhoma e pritjes, kjo kuzhina...” Filloi t’i numėronte tė gjitha dhomat qė kishte mėsuar nga shtėpia nė katrorėt e vizatuar. Nga tė gjithė katrorėt e vizatuar njė katror e kishte vizatuar pak mė larg nga katrorėt e tjerė...

    E habitur nėna e pyeti: “Po kjo dhomė pse jashtė shtėpisė? E veēuar nga dhomat e tjera?” Iu pėrgjigj: “Kjo ėshtė dhoma nė tė cilėn do tė jetosh t’i dhe babi, sikur jeton gjyshi”. Shumė u ngushtua nėna nga pėrgjigja e djalit tė saj.

    A do tė qėndroj e vetme jashtė shtėpisė, duke mos u kėnaqur me bisedėn e fėmijėve e tė nipėrve e mbesave? A nuk do tė mė shoqėrojnė zėrat e tyre e as qė do tė loz me ta nė moshėn e pleqėrisė? A do ta kaloj pjesėn e jetės sė mbetur e vetme ndėrmjet katėr faqeve tė murit duke mos u dėgjuar zėrat pjesėtarėve tė familjes?!

    Menjėherė thirri shėrbėtorin... e filluan t’i transportojnė mobiliet e dhomės sė pritjes e cila zakonisht ėshtė dhoma mė e bukur e shtėpisė, pėr tek dhoma nė oborr dhe e pruri krevatin e babait tė bashkėshortit tė saj brenda.

    Kur u kthye bashkėshorti e pyeti se ē’ishte shkaku i kėtij ndryshimi?!

    Iu pėrgjigj, e lotėt i rridhnin pa pushim: “Unė zgjedh dhomėn mė tė mirė nė tė cilėn do tė jetojmė unė e ti nėse na jep Allahu jetė. Ndėrsa mysafirėt tė priten tek dhoma nė oborr”. E kuptoi bashkėshorti qėllimin e saj, e falėnderoi pėr atė ēka bėri me babanė e tij i cili i shikonte me buzėqeshje e nė sytė e tij dukej kėnaqėsia.

    Nuk mbeti gjė tjetėr pėr fėmijėn vetėm se fshiu atė ēka vizatoi duke buzėqeshur.

    Pėrktheu nga arabishtja: F. Gurra
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 03-01-2010 mė 06:40
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Prindėr! - luani sa mė shumė me fėmijėt tuaj!


    Loja - pjesė pėrbėrėse e jetės sė secilit fėmije.


    Ėshtė mendim i gabuar qė fėmijėt duhet tė luajnė shumė vetėm sa janė tė vegjėl, gjegjėsisht deri para shkuarjes nė shkollė, nga se ky ėshtė ndryshim i rėndėsishėm nė jetėn e fėmijės. Pra, me shkuarjen nė shkollė, fillojnė edhe obligimet e para tė vėrteta, ndarja e parė nga prindėrit, mėnyra e re dhe regjim i ri i jetės, por, edhe pėrpos kėsaj, fėmija mbetet fėmi nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės - nė ėndrrat e tij, fantazinė, pa brenga (edhe pse nė njė dozė tė vogėl, nga se obligimet shkollore shumicės i sjellin brenga) dhe nevojėn e madhe pėr lojė.

    Nė shumė sisteme tė zhvilluara shkollore nevoja e fėmijės pėr lojė nė tėrėsi respektohet dhe dy - tre vitet e para nė shkollė fėmijėt kryesisht mėsojnė nėpėrmes lojės. Mjerisht, sistemet rigjide komuniste dhe socialiste kanė imponuar respektimin e ashpėr tė rregullave, uniformitetin nė punė, idenė e barazisė nė tė cilat nevojat e ndryshme tė fėmijėve, inovacionet dhe kuptimi pėr punė inovative nuk mundėn tė vijnė nė shprehje.

    Ndoshta kėto pėrvoja tė hidhura nga shkolla kanė ndikuar tek tė rriturit tė cilėt sot pengojnė fėmijėt e tyre, duke mos u ofruar liri tė duhur nė zhvillim. Nė anėn tjetėr, ekzistojnė edhe prindėrit tė cilėt pėr sė tepėrmi lėshojnė fėmijėt e tyre dhe pėrsėri, dėmtojnė edukimin e tyre tė drejtė.

    Shumica e prindėrve, fatkeqėsisht kanė paragjykim tė keq pėr shkollėn dhe mendimi qė ajo ėshtė ent nė tė cilin ēdo gjė ėshtė e bazuar nė ashpėrsi, punė tė lodhur dhe mėsim. E ēfarė ėshtė mė e keqe, kėto qėndrime pėrcillen edhe tek fėmijėt.

    Hulumtimet kanė treguar qė shumica e prindėrve mendojnė qė fėmijėt e urrejnė shkollėn.

    Nė pyetjen: pėrse dėshironi tė shkoni nė shkollė? - gati tė gjithė fėmijėt janė pėrgjigjur pėr shkak tė lojės, shoqėrimit dhe mėsimit. Pra, nė shkollė ka lojė dhe duhet tė ketė! Kėtu, assesi nuk arsyetojmė qėndrimet e arsimtarėve tė cilėt mendojnė qė loja nė klasė prishė diciplinėn dhe autoritetin e tyre, dhe mu pėr kėtė nuk e praktikojnė nė mėsim. Atyre u duhet tu jetė e qartė qė loja ėshtė mjet i shkėlqyer edukues dhe qė nė lojė fėmijėt shumēka mund tė mėsojnė mė lehtė dhe mė shpejtė.



    RĖNDĖSIA E LOJĖS PĖR FĖMIJĖT

    Loja ka rėndėsi sociologjike, psikologjike dhe rol pedagogjik nė zhvillimin e fėmijėve. Roli sociologjik i lojės qėndron nė zhvillimin shoqėror tė fėmijėve nė lojrat kolektive, miratimin e rregullave tė lojės, nderimin e normave tė sjelljes nė lojė, njohja dhe respektimi i lojtarėve tjerė, etj.

    Shoqėrimi me tė tjerėt, fėmija komunikon me ata, njoftohet, mėson nga ata, e qė mė vonė do t'i ndihmoj shumė nė komunikim me fėmijėt tjerė, por edhe me tė rriturit. Roli psikologjik i lojės qėndron nė atė qė nėpėrmes lojės fėmija ushtron dhe mprehė perceptimin (vėzhgimin) e tij, zhvillon fantazinė, mendimin, inovacionin, memorien, por paraqet edhe emocionin e tij. Nė lojė fėmijėt mė sė tepėrmi pėrjetojnė gėzimin, kėnaqėsinė, lumturinė, por rrallė edhe hidhėrimin. Loja ndihmon fėmijėt si ventil emocional nė zbrazjen si tė energjisė, ashtu edhe ndjenjave.

    Poli pedagogjik i lojės shihet nė zhvillimin e cilėsive pozitive tė personalitetit tė fėmijės; shkathtėsinė, qėndrimin, durimin, gjeturinė, vazhdimsinė, pastaj zhvillimin e frymės garuese, respektimin e tė tjerėve, vetnderimin, si dhe forcimin e cilėsive morale tė personalitetit.

    Pėrveē kėsaj, fėmijėt nėpėrmes lojės zhvillojnė dhe forcojnė trupin, e qė kontribon gjendjes mė tė mirė shėndetėsore tė tyre. Kjo posaqėrisht ka tė bėjė me lojrat nė ajėr tė pastėr nė natyrė. Me aktivitete fizike forcohet muskulatura e fėmiut, bėhet shkėmbimi fiziologjik i gazrave nė mushkėri, pėrshpejtohet qarkullimi i gjakut, lirohet tepricė e energjisė. Nė tė kundėrtėn fėmijėt nė shumicėn e rasteve janė hiperaktiv, nervoz dhe tė tėrbuar. Kėtyre lojrave duhet, si kundėrpeshė t'i bashkėngjisim lojėra inovative nė tė cilat do tė nxitet fantazia e fėmijėve dhe inovacionet, duke ndėrtuar ndjenjėn pėr bukurinė dhe pėr inovacionin. Lojrat nė tė cilat fėmija duhet tė mendoj, gjithashtu kanė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin intelektual tė fėmijės.

    Lojėrat manipulative nė tė cilat fėmijėt veprojnė - ndėrtojnė, bashkangjesin, jo vetėm qė ushtrojnė motorikėn e bukur, por edhe koordinimin e syrit dhe dorės, reflekset, ndjenjėn pėr barazpeshė, largėsi, etj. Fantazia dhe inovacioni, sikurse nė lojėrat tjera tėrėsisht zhvillohen.


    LOJA SI METODĖ TERAPEUTIKE

    Shumica e fėmijėve dėshirojnė tė lozin me kukullat dhe figurat e personave tė dashur. Duke luajtur, ata ose flasin me vetveten (duke huazuar zėrin lojės) ose duke ndryshuar ngjyrėn e zėrit, aktron shumė lojėra me tė cilat luan njėkohėsisht, qoftė vetėm ose nė shoqėri me fėmijėt tjerė ose tė rriturit. Fėmijėt kėshtu nė lojė pėrjetojnė nė situata dhe personazhe dhe pavetėdije mund tė japin shumė informata tė cilat prindėrve ose ndonjė personi tjetėr ekspert ti ndihmojnė nė kuptimin e gjendjeve psiqike tė brendshme tė fėmijėve. Psikologėt dhe pedagogėt nė shkolla ndonjėherė shėrbehen me lojė si metodė terapeutike. I japin fėmijės disa kukulla duke i thėnė se njėra prej tyre ėshtė fėmiu, nėna, babi, shoqja e tij dhe fillojnė lojėn. Nė kukullat prindėr pėrlahen, kjo mund tė jetė gjurmė dhe shėnim tė cilin pedagogu ose psikologu nuk mund ta anashkalojė. Fėmijėt gjatė lojės pa vetėdije paraqesin emocionet e tyre, kėshtu, duke vėzhguar fėmijėn pėrderisa luan mund tė kuptojmė shumēka pėr te; si e pranon disfatėn, sa ėshtė i durueshėm, sa ėshtė ambicioz, a ndalet lehtė para pengesės, nervozohet kur nuk ka sukses, a sillet vrazhdė ndaj lojėrave, etj. Pėrveē kėsaj, fėmijėt gjatė lojės imitojnė prindėrit e tyre, vėllezėrit dhe motrat. Imitojnė lėvizjet e tyre, fjalėt, dhe tė folurit nė pėrgjithėsi. Kėshtu mund tė njohim edhe veset e njerėzve qė i rrethojnė, mbi atė si komunikojnė njėri me tjetrin, etj. Nėse fėmiut i pengon ajo qė babai nga puna vjen i padisponuar e qė atėherė ēdo gjė e pengon, ai ndoshta kėtė nė komunikim direkt nuk do ta thotė, por kėtė do ta paraqesė, gjithsesi nė lojė dhe kukullave do t'u thotė qė nuk duhet bėrtitur nė fėmijėt, etj.

    Tė gjitha kėtoj janė shkaqe pėr lojė dhe praktikimin e saj maksimal. Natyrisht, duhet pasur kujdes pėr atė qė fėmija mund tė luaj nė pauzėn e mėsimit apo pas kryerjes sė detyrave apo obligimeve tjera shkollore. Lojrat kompjuterike duhet ti largoj (si play station) sepse ato fėmijės nuk i lėnė hapėsirė pėr kohė, dhe ai mund tė kalojė katėr - pesė orė duke luajtur, e mos tė flasim pėr rrezatimin e kėtyre aparateve si dhe efektet e tjera tė dėmshme tė cilat mund tė kenė pėr shėndetin e fėmijės (dobėsimi i tė parit, ērregullime nė mbajtjen e trupit, hipnotizimi me video lojėn, etj.)

    Pra, kurdo qė keni rast, luani me fėmiun tėnd, qoftė nė shtėpi ose edhe mė mirė nė natyrė. Mos e ndaloni qė tė luaj me fėmijėt tjerė jashtė shtėpisė (nėse pėr kėtė nuk ka shkak tė arsyeshėma), ose qė shokėt e tij t'i thėrras nė shtėpi.

    Duhet tė kėni ndėrmend qė shoqėrimi i fėmijės tuaj me moshatarėt ėshtė mė e rėndėsishme se rregullimi i bukur i banesės. Nėse ju mundon qė pas duhet t'i rregulloni lojėrat, tė fshini dhomėn, etj. Atėherė lėjani fėmijėve, qė ata tė bėjnė kėtė pas lojės.

    Mos ia cungoni fėmijės lojėn dhe shoqėrimin pėr tė ruajtur me ēdo ēmim qetėsinė nė shtėpi dhe qė tė gjitha gjėrat me qenė nė vendin e vet.

    Fėmiu ka nevojė pėr hapėsirė, liri, lumturi...

    Bėhuni pėr fėmijėt autoritet pozitiv nė mėnyrė qė ai mos tė shkojė nė ekstrem dhe mos harroni qė edhe loja ėshtė punė e fėmijės.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Allahu ua shperblefte per keto MATERIALE, por jo se kam ndonje gje kunder tyre, jane te bukura, interesante, perfituese, mirepo mendoj se TE GJITHE NEVE PA PERJASHTIM dueht te angazhohemi me TEPER NE THIRRJEN NE TEUHID, ne AKIJDEN e te pareve tane te mire, ne MENHEXHIN E SAKTE= d.m.th. = ne Metodologjine ne te cilen THIRRI I DERGUARI I ALLAHUT dhe sababet e tij, sa me pak HISTORIRA dhe TREGIME dhe SA ME SHUME DIJE....DIJE....DIJE..., e kam fjalen per DIJE nga Kur`ani dhe Sunneti, TEUHIDI, REALITETI I SHIRKUT, dhe llojet e tij, KUFRI, i madh dhe i vogel, dhe llojet e tij, hipokrizia e madhe e e vogel dhe llojet e saj, cilat jane ato gjera qe e NXJERRRIN NJERIUN NGA FEJA, si dueht tu ruhet atyre gjerave, gjerat e lejuara dhe ato te ndaluara, dhe pastaj sigurisht edhe MORALI dhe EDUKATEN ISLAME, patjeter, mirepo shikoj nje TENDENCE per te treguar HISTORIRA TE BUKURA dhe TERHEQESE per njerezit, mirepo historirat mbeten historira dhe nuk te japin DIJE SHERIATIKE....., NUK dua qe te keqkuptohet ndonjeri ketu...Dijetaret e kaluar dhe ata te sotem i keshillojne muslimanrt qe te largohen nga "MENHEXHI I PERRALLAVE'" dhe i "HISTORIVE INTERESANTE", sepse ato nuk u mesojnen jerezve FENE ISLAME, nuk u tregojne njerezve BAZAT dhe PARIEMT THEMELORE te FESE, ato jane NDONJEHERE TE RENDESISHME per te ilustruar ndonje gje, ndonje shembull nga Sahabet e nderuar se si kane jetuar ata, se si ka qene jeta e tyre, KETO PO, mire muslimanet nuk arrijne ta bejen dot dallimin ketu, dhe nga fillimi e deri ne fund e bejen fene PERRALLA , TREGIME dhe HISTORIRA, une pa dashur te identifikoj askend me ndonje llagap te vecante, por e them me siguri dhe me bindje se nje bga BAZAT E DEVIJUARA te grupit te humbur IKHUANU MUSLIMIJNE, jane pikerisht tregiemt historirat dhe perrallat se gjoja ato do tu fitojne zemren njerezve, ata shume pak flasin per AKIJDEN

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •