Nėna ėshtė mė shumė se dielli, uji e ajri
Tregon Ebu Hamza, qė shoqėronte Ebu Hurejren, kur ky erdhi nė shtėpinė e tij, foli me zė tė lartė dhe me njė ton qė nuk shprehte pėrpos se dashuri, mirėnjohje, mallėngjim dhe kėnaqėsi. Me kėtė ton hareje i dha selam nėnės sė tij, duke thėnė: “O nėna ime, tė mėshiroftė All-llahu, qė mė edukove dhe u kujdese pėr mua kur isha i vogėl.” Ndėrsa ajo, nėna, ia ktheu: O biri im, All-llahu tė shpėrbleftė me mirėsitė, dhe qoftė i kėnaqur me ty, ashtu siē jam e kėnaqur unė qė mė respektove nė pleqėri.” (Buhariu & Muslimi).
Nga kjo histori dhe nga kjo pėrshėndetje, kuptojmė qartė se me tė vėrtetė vetėm diēka ėshtė mė e bukura dhe mė e mira nė botė: e ajo ėshtė nėna. Nėna bėn ēdo gjė pėr fėmijėt e saj, ndėrkohė qė, sado tė pėrpiqet njė fėmijė, nuk arrin tė bėjė atė ēka bėn njė nėnė pėr tė.
S’ka dyshim qė edukimi i fėmijėve bėhet nė mėnyrė graduale, kalon nėpėr disa etapa, ashtu siē ėshtė shfaqja e hėnės, vlera dhe shkėlqimi mė i epėrm i tė cilės bėhen tė dukshme nė kohėn dhe momentin e duhur; duke qenė edukuesja e fėmijėve, nėna ėshtė njė shkollė e pėrkryer, ajo pėrgatit brezat e ardhmėrisė. Nisur nga kjo, mund tė pohojmė me tė drejtė dhe me gojėn plot se nėna ėshtė mė shumė se dielli, uji e ajri, mė shumė se tri kėto komponentė bazė pėr tė jetuar, pasi, po nuk pate edukatė, nuk ke as ndriēim nė sy, zemėr dhe mendje. Po nuk pate moral tė mirė, nuk ke ajėr tė pastėr dhe, oksigjeni ėshtė i pamjaftueshėm pėr ty. Po nuk pate dije tė dobishme, je i etur dhe vuan pėr njė pikė ujė, e uji ėshtė burimi i jetės. E, nėna e mirė i jep tė gjitha kėto.
Andaj, edhe sikur tė kemi mundėsi t’i sillemi rreth e rrotull botės, me dėshirėn pėr ta takuar njeriun qė sakrifikon mė shumė dhe me kėnaqėsi e ndėrgjegje pėr ne, s’do tė mund tė gjejmė njeriun mė ideal pos nėnės, sepse ajo ėshtė i vetmi njeri qė na fal dashuri pa pasur kurrfarė interesi pėrpos sė jetės sonė tė lumtur dhe me mbroth.
Njė pėrqafim, njė pėrkėdhelje, madje, edhe njė puthje e saj, jep forcė dhe kėnaqėsi. Jep energji dhe bėn qė tė harrosh brengat, mėrzitė, vuajtjet po edhe dhembjet qė ke.
Do ta kuptosh prindin kur tė bėhesh vet prind
Edhe pse shumė prindėr i dėgjon duke thėnė kėtė fjali qė tashmė ka pėrftuar ngjyresa thuajse sa proverbiale, po aq edhe retorike, sipas tė cilave vetėm ata qė janė prindėr e kuptojnė mė sė shumti ndjenjėn e prindėrve dhe se ata janė syresh qė pėrkujdesen mė sė shumti pėr prindėrit, ėshtė vėshtirė tė gjesh ose, nėse gjen, janė shumė shumė tė pakėt ata qė e dėshmojnė kėtė qė thonė e qė kėrkon prindi. Arsyeja pse? Sepse kanė zėnė vendin e nėnės ose tė prindėrve grua / burri dhe fėmijėt.
Lidhur me kėtė realitet, kemi njė sėrė shembujsh dėshmues, duke u nisur nga azilet e pleqve, qė janė tė stėrmbushur, pastaj shtėpitė e mbetura vetėm me pleq fillikat, ngase fėmijėt jetojnė jashtė vendit, apo tė ndarė prej tyre, pėr arsye e shkaqe tė ndryshme, qė kanė tė bėjnė me kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe janė ferr pėr botėn tjetėr, nėse mbesin tė tilla.
Nuk ėshtė plotėsim i kėrkesave dhe obligimeve prindėrore vetėm njė lutje drejtuar All-llahut, nėse e bėjnė kėtė me sinqeritet dhe bindje tė plotė, ose njė pėrshėndetje nė mėngjes dhe nė mbrėmje, apo njė vizitė njėherė nė javė, muaj ose vit, sepse nėna kėrkon mė shumė dhe ka nevojė t’i ketė fėmijėt pranė, edhe nėse i janė bėrė ata gjyshėr. Nėse duam tė shfletojmė dhe tė dimė rreth pėrgjegjėsive ndaj prindėrve, do tė hasim nė njė urti qė thotė; “Babai i dhuron fėmijės njė vresht, por ai s’i dhuron atij as njė eshkė”.
Kjo na lė tė kuptojmė se prindi pėr fėmijėn jep ēdo gjė, e fėmija pėr prindin asgjė ose shumė pak, madje fare pak. Kjo sepse nė trurin e tij ka tė koduara vetėm sinjalet grua-burrė dhe fėmijė e kėto nuk e lejojnė tė mendojė rreth prindėrve tė tij.
Pėr ta kaluar temėn mė shumė rreth klimės sė sotme qė po mbizotėron tek ne, si dhe pėr tė thėnė se pėrgjegjėsia ndaj prindėrve mė shumė u takon djemve sesa vajzave, deri me rastin e martesės sė tyre, porse kjo s’do tė thotė assesi se vajzat duhet tė mendojnė se janė liruara plotėsisht prej lutjeve, vizitave, respektit, butėsisė, madje, edhe kujdesit, aq sa kanė mundėsi. Nė lidhje me kėtė, po cekim njė urti tjetėr qė thotė:
“Sado e mirė te jetė gruaja, ajo kurrė nuk do tė arrijė ndikimin qė pati nėna nė jetėn tėnde, nė formimin e personalitetit tėnd, dhe nė orientimin e sjelljes tėnde.”
-Sot kupton pa vėshtirėsi, mėson, dėgjon, sheh qė nėnat janė harruar, dhe shpesh dėgjon fjalėt me tė cilat shprehin dhembjet dhe mėrzitė pėr shkak se nuk gėzojnė respekt, dashuri e afri nga fėmijėt e tyre.
- Sot shumė shpesh takon ēifte me fėmijėt e tyre nė parqe, ekskursione apo nė ndonjė vend tjetėr ku ata zgjedhin pėr ta kaluar ditėn ose fundjavėn pėr tė pushuar dhe pėr t’u qetėsuar nga ditėt e lodhshme tė punės, ndėrsa rrallė ose fare e takon njė familje tė tillė qė shoqėrohet edhe nga gjyshėrit.
- Jo rrallė dėgjon pėr zgjedhje tė dhuratave speciale pėr gruan, asnjėherė ose shumė rrallė dėgjon pėr zgjedhjen e njė dhurate speciale pėr nėnėn.
- Nėse nėna rėnkon nga ndonjė sėmundje, mundohet qė ta fshehė sa mė shumė atė, sepse i dhimbet i biri, nuk do qė ta shqetėsojė, kurse ky bir e viziton njė herė dhe vetėm gjatė ditės, e asnjėherė nuk del qė ta shohė natėn, aq mė pak qė t’i rrijė tėrė natėn mbi kokė.
- Nėse nėna ushqehet edhe me njė kafshatė buke tė thatė dhe, nėse ka shije, ajo kėtė mė me dėshirė ia jep fėmijės sė saj, fėmijėt jo vetėm qė nuk e bėjnė kėtė, po as nuk mendojnė tė paktėn qė ta kishin kėtė dėshirė qė e ka nėna.
- Nėse djali i saj del nė ndonjė udhėtim ose vonohet pak, nėna kurrė nuk rehatohet, as gjumin nuk e bėn tė rehatshėm, nga frika dhe mėrzia pėr tė, se mos po e gjen ndonjė gjė e ligė, kurse djali i saj nuk e ēel telefonin tė flasė me tė dhe t’i tregojė sesi ėshtė, por e lė tė mjaftohet me telefonatėn qė i pėrcjell nusja p.sh.
- Nėna, edhe nėse hidhėrohet nga i biri, edhe nėse kėtė hidhėrim e shpreh nė fqinjėsinė e saj, prapė pendohet pėr kėtė qė ka thėnė dhe pėrsėri tė njėjtat mirėsi i dėshiron tė birit. Pėrveē kėsaj, ajo i flet e para dhe njėkohėsisht i ofron dashuri amnore. A thua vallė, gruaja e bėn kėtė, apo burri duhet tė pėrpiqet qė ta marrė me tė mirė gruan?!
- Kur nėna tė duhet aq shumė, siē e thotė ajo pjesė e njerėzve qė cituam mė lart, tė tingėllon e pabesueshme kur dėgjon pėr ēdo ditė ankesat e grave: “…nėna jote kėshtu po bėn, kėshtu po thotė, s’po mundem ta duroj etj.”, ku tė gjitha kėto ankesa nė tė shumtėn e rasteve janė cinike, urrejtje, si shkak i asaj pse nėna ėshtė pjesė nė atė familje.
- Nėna, edhe nėse ndahet nga fėmijėt pėr shkaqe tė ndryshme, qoftė divorci, ose vdekje e burrit apo diēka tjetėr, ajo kurrė si harron fėmijėt e saj, pėrkundrazi, bėn pėrpjekje vazhdimisht qė t’i takojė, sepse zemrėn e ka tė lidhur ngushtė me ta. E nėse ka fėmijė tė tjerė, ajo me tė gjitha format dhe pėrpjekjet fut dashuri mes tyre si dhe largon urrejtje pėr njėri-tjetrin. Kurse gruaja, nėse ndahet, ajo harron dashurinė dhe e urren me tėrė qenien e saj, e nėse ka fėmijė dhe i ka me vete, mbjell gjithnjė urrejtje pėr babanė e tyre, ndoshta edhe me pa tė drejtė, vetėm dhe vetėm qė fėmijėt ta urrejnė.
Duke mos sjellė shembuj tė tjerė, dhe duke mos dashur qė tė jetė i gjatė ky diskutim, gruaja ka vend meritor tek burri, ne e pranojmė se nuk jemi aspak kundėr idesė dhe tė drejtės sė gruas pėr tė zėnė vendin qė meriton te burri, pėr aq sa ia ka dhėnė All-llahu, por, assesi nuk themi se gruaja duhet tė ketė vend mė meritor sesa nėna, sepse, nėse e themi kėtė, na sfidon Kur’ani dhe hadithi i Muhammedit, alejhis-selam. Andaj, lidhur me kėtė, kemi citatet kur’anore qė flasin qartė dhe bindshėm:
“Zoti ynė! mė fal (gabimet) mua edhe prindėrve tė mi, fali edhe tė gjithė besimtarėt ditėn kur tė jepet llogaria.” (Ibrahim, 41)
“Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrve tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositėm) Tė jesh mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, pse vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj. E nėse ata tė dy tentojnė qė ti tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos i respekto ata, po nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj bote tė kesh mirėkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugėn e atij qė ėshtė i kthyer kah Unė, mandej kthimi juaj ėshtė tek Unė, e Unė do t'ju njoftoj pėr atė qė keni punuar.” (Lukman, 14 dhe 15)
Ndėrsa nga kopshti i haditheve tė Muhammedit, lavdėrimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi tė, do tė shkoqisim vetėm disa prej tyre qė flasin pėr temėn nė fjalė.
Abdullahu thotė: E pyeta tė Dėrguarin, alejhis-salatu ves-selam, se cila ėshtė puna mė e dashur tek All-llahu, ai mė tha: “Namazi nė kohėn e tij, pastaj respekti ndaj prindėrve, pastaj xhihadi nė rrugėn e All-llahut”.(Buhariu).
Asimi transmeton nga gjyshi i tij qė thotė: Thashė “O i dėrguar i All-llahut, kush meriton mė sė shumti respektin? Tha: “Nėna jote”, e pastaj? Tha: “Nėna jote”, e pastaj? Tha: “Nėna jote”, i thashė: po pastaj? Tha: “babai yt, pastaj tė afėrmit e tjerė sipas radhės.” (Buhariu)
Ibėn Abasi thotė: Erdh njė burrė te i Dėrguari alejhis-selam, dhe i tha: Unė shkova tė fejohem me njė grua, dhe ajo refuzoi, dhe kur shkoi njė tjetėr ajo pranoi, dhe nga xhelozia shkova e vrava atė. A ka pėr mua tevbe? I Dėrguari alejhis-selam i tha: “A e ke nėnėn gjallė?” I tha: Jo. Pastaj i tha: “Atėherė pendohu tek All-llahu, dhe pėrpiqu qė tė bėsh sa mė shumė vepra tė mira.”
Dhe Ibėn Abbasi e pyet: Pėrse e pyete nėse e kishte nėnėn gjallė? Pėrgjigjet: “Unė nuk di ndonjė punė tjetėr qė tė afron mė shumė tek All-llahu sesa respekti ndaj nėnės.” (Buhariu)
Urtėsia e ajeteve kur’anore dhe haditheve tė Muhammedit, lavdėrimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi tė, flasin mjaft dhe shumė mė tepėr sesa ne, tė fundit, andaj po themi njė lutje qė All-llahu tė na e bėj pranverė tė zemrės Kur’anin famėmadh dhe Sunnetin e Muhammedit, alejhis-selam, sepse vetėm atėherė do tė dimė tė dallojmė gjėrat ashtu siē duhet dhe siē jemi urdhėruar nga All-llahu dhe i Dėrguari i Tij.
Krijoni Kontakt