Secili njeri do tė shijojė vdekje

Vdekja ėshtė ndarja e shpirtit nga trupi.

“Secili njeri do tė shijojė vdekje.” [Ali Imran, 185].

Thuhet pėr Omer Ibėn Abdulazizin se kur e ka pėrmendur vdekjen ėshtė dridhur dhe ka qarė derisa lotėt kanė rrjedhur nėpėr mjekrėn e tij.
Njė natė filloi tė qajė, aq sa pėr shkak tė tij qau e tėrė shtėpia.
Pasi iu ndalėn lotėt, bija e tij Fatimja e pyeti pėrse kishte qarė, e ai iu pėrgjigj: ’’Mė ėshtė kujtuar ajo ditė kur do tė ndahen njerėzit pėrpara All-llahut tė Madhėruar: "Njė grup pėr nė Xhennet, kurse njė grup pėr nė zjarr." (Esh-Shura: 7) Pasi e lexoi kėtė ajet pėrsėri i ra tė fikėt.
Vdekja ėshtė ndarja e shpirtit nga trupi, dhe kjo padyshim nuk ndodh pėrveēse me dhimbje shumė tė madhe, dhimbje mė e madhe qė i ndodh njeriut nė kėtė botė.

Kur Amėr ibnul-Asi radijall-llahu anhu ishte nė prag tė vdekjes, djali i tij e pyeti pėr formėn e vdekjes? Kurse ai iu pėrgjigj: Pėr Allahun, sikur trupi im ėshtė nė shtrat, e sikur unė tė marr frymė nga vrima e gjilpėrės, dhe sikur njė degė gjembi mė tėrheqin nga kėmba deri nė kokė.

Aisha radijall-llahu anha ka thėnė: Nuk shpresoj dhe nuk i besoj askujt tė mė thotė se vdekja ėshtė e lehta pas asaj qė pashė prej vėshtirėsisė sė vdekjes sė tė Dėrguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: Ai kishte njė enė me ujė dhe fuste dorėn e tij nė enė, e pastaj fshinte fytyrėn e tij me ujė dhe thoshte: “O Allah, mė ndihmo nė vėshtirėsitė e vdekjes.” Ajo tha: Dhe nisi tė thoshte: “La ilahe il-lall-llahu, padyshim vdekja ka vėshtirėsi.”

Disa prej tė parėve muslimanė pėlqenin tė mundoheshin nė momentet e vdekjes.

Umer ibėn Abdulazizi ka thėnė: Nuk dua tė mė lehtėsohen vėshtirėsitė e vdekjes, ngase ato janė tė fundit qė shlyejnė gabimet e besimtarit.

Kurse disa tė tjerė frikėsoheshin nga vėshtirėsitė dhe mundimet e vdekjes se mos sprovoheshin.

Shkruar nga Blerta Shaqiri