Shqip,
Kukės, shembja nė tunel mbetet pa zgjidhje
Punėtorėt tregojnė se nuk punohet mė aty ku ra tavani. Ulen nė minimum lėvizjet nė zonė
Njė vit mė parė, pra nė dimrin e vitit 2008-2009, shqiptarėt qė bėjnė udhėn e Qafės sė Malit, kosovarė dhe kuksianė, thanė me entuziazėm se ky ėshtė dimri i fundit. Dhe e kishin fjalėn te Tuneli i Kalimashit, pėr tė cilin qeveria thoshte se nė verėn e 2009-s ai hapet. Edhe nė pikun e dėborės sė shkurt-marsit, kur tė gėnjyer nga mediat entuziaste se bora e Qafės sė Malit ėshtė pastruar dhe kur mbeten atje pėr disa ditė rreth 700 automjete, kryesisht tė Kosovės, udhėtarėt ia bėnė kabull qeverisė dhe Fushė-Arrėsit qė nuk pastronte trasenė. Sepse thoshin mes tyre se ky ėshtė dimri i fundit. Dimrin tjetėr do tė kalojmė nė autostradė, kėshtu qė po bėjmė garjet edhe kėto muaj lexojmė nė gazetat e njė viti mė parė. Dhe vėrtet qė nė qershor, tuneli u hap, duke bėrė qė qindra mijėra njerėz tė shijojnė udhėtimin komod. Por ishte vetėm kalimi i provės, shija e gjellės, sepse tuneli do tė mbyllej shumė shpejt, duke bėrė qė dėbora e Qafės sė Malit tė mos ishte e fundit, por e radhės. Tashmė, tė zhgėnjyer me entuziazmin e njė viti mė parė, udhėtarėt nuk thonė mė ky ėshtė dimri i fundit, kjo ėshtė dėbora e fundit qė kalojmė etj. etj. por lusin Zotin qė tė mos mbajė dimėr i egėr.
Lėvizjet nga Qafa e Malit sidoqoftė janė jo shumė tė shpeshta, ose tė paktėn janė mė tė rralla se njė vit mė parė. Njerėzit, pasi kanė provuar autostradėn dhe tunelin, nuk preferojnė tė marrin sėrish aventurėn e Qafės sė Malit, tė paktėn nėse motivi i udhėtimit nuk ėshtė shumė i fortė. Transporti i mallrave ėshtė reduktuar nė limitet mė modeste qė ka njohur ky aks. Maunet, qė kalonin me qindra nė ditė nė tunelin e Kalimashit, tani tepėr rrallė shihen nė kėtė aks. Shoferėt tregojnė se Qafa e Malit pėrbėn njė rrezik pėr maunet e mėdha. Tri javė mė parė, shumė prej tyre mbetėn nė dėborė pėr disa ditė dhe siē u shpreh njė shofer nga Durrėsi qė transportonte karburant nė Kosovė, mė mirė ėshtė ti biem nga Maqedonia se sa nga Qafa e Malit, sepse rruga ėshtė njė skandal i vėrtetė.
Por ēbėhet me tunelet, themi tunelet sepse aty u hapėn probleme me shembjen e tunelit jugor, ndėrsa edhe ai i veriut ka shumė e shumė punė pėr tu pėrfunduar. Aty punojnė, sipas burimeve jozyrtare qindra punėtorė dhe njė numėr specialistėsh. Nė pjesėn e pabetonuar tė galerisė veriore, avancohet me nga 12 metra nė ditė duke betonuar, por jo ēdo ditė ndodh kjo gjė. Nga mė shumė se njė kilometėr qė ka qenė pa u pėrfunduar, sikur asnjė ditė tė mos ndėrpritet betonimi, do tė nevojiteshin disa muaj. Ndėrsa nė tetor tė vitit tė shkuar, kur tuneli u mbyll, kishte zėra se kjo do tė zgjaste vetėm disa javė. Ndoshta edhe mund tė ndodhte kjo gjė, nėse do tė veprohej me tunelin jugor njėsoj si me atė veriorin dhe tė vihej nė funksion pa u betonuar. Por ai u shemb dhe shembja, siē tregojnė edhe vetė punėtorėt, krijoi njė ēorientim total nė krejt kompaninė, aq sa pėr shumė ditė nuk u prek gjė me dorė. Ndėrtuesit thirrėn specialistė nga mė tė dėgjuarit nė Europė apo botė dhe u zhvilluan konsulta tė pafundme pėr mėnyrėn se si do tė kapėrcehej shembja.
Pėr njė farė kohe, ishte opozita qė kėrkoi tė bėhej transparente ajo qė kishte ndodhur, por pėr fatin e keq tė tė gjithėve ndodhi pėrmbytja nė Nėnshkodėr dhe tėrhoqi vėmendjen atje. Duke qenė se mungojnė prononcimet zyrtare mbi ecurinė e tunelit dhe media e ka pothuajse tė pamundur tė depėrtojė nė thellėsi tė tunelit pėr tė parė se ēbėhet, pyetėm disa punėtorė tė turnit tė paradites. Ata ngritėn supet, duke thėnė se edhe ata nuk dinin gjė. Punojmė me beton dhe bėjmė atė qė na jepet si detyrė, por nuk dimė gjė sa kemi ecur dhe kur do ta mbarojmė, tha njė prej tyre. Megjithatė pėrderisa Bechtel-Enka ka rivėnė nė funksion disa prej guroreve tė mbyllura pas pėrfundimit tė trasesė sė autostradės, kuptohet qė aty punohet me ritėm tė lartė, ose tė paktėn bėhet gati pėr tė punuar me ritėm tė lartė. Njė punėtor nga Kukėsi, duke pėrshkruar tunelin e Veriut, thotė se pjesa e pabetonuar ėshtė mbushur me inerte deri nė afėrsi tė tavanit pėr ti rezistuar presionit tė tunelit tė shembur. Makinat e firmės ndėrtuese kalojnė sipėr inerteve shumė afėr tavanit tė tunelit, por vetėm mjetet e ulėta mund tė kalojnė.
Krijoni Kontakt