Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-07-2009
    Postime
    20

    Fudbollisti Abel Ksavier Shkon Në Pension, Kalon Në Islam Dhe E Ndryshon Emrin



    FUDBOLLISTI ABEL KSAVIER SHKON NË PENSION, KALON NË ISLAM DHE E NDRYSHON EMRIN

    Lisbonë, 23 dhjetor (MIA) - Ish-reprezentuesi portugez në fudboll dhe lojtar i Liverpulit, Abel Ksavier (37) paralajmëroi përfundimin e karrierës, si dhe ndryshimin e fesë. Ksavier ka mbajtur konferencë për shtyp në Ras Al Kaimah, stadiumi i Emirateve të Bashkuara Arabe.

    "Në këtë mënyrë e paralajmëroj tërheqjen time nga bota e fudbollit. Tani filloj fazë të re të jetës sime", tha Ksavier dhe atëherë e shpalli kalimin në islam nga katolicizmi.



    "Në momentet e pikëllimit, mbështjetje gjeta në islam. Ngadalë mësova se ai është religjion që e promovon paqen, barazinë dhe shpresën. Ato janë themelet me të cilat mund të identifikohem", shtoi ai, i cili prej tani e ka emrin Faisal.

    Karrierën fudbollistike e filloi në vitin 1990 në Amadora, në karrierën e tij i ka mbrojtur ngjyrat e 12 klubeve, mes të cilave edhe të Benfikës, PSV-së, Evertonit, Liverpulit, Galatasarait, Romës dhe La Galaksisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 24-12-2009 më 09:27

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Ish-futbollisti i Liverpoolit kthehet në Islam



    Abel Xavier, ish-futbollist i dy rivalëve Everton dhe Liverpool, tash do të njihet si Faisal Xavier, pasi është larguar nga futbolli në moshën 38-vjeçare.

    “Derisa është një lamtumirë emocionale, shpresoj të marr pjesë në diçka shumë të veçantë derisa hy në një shkallë të re të jetës time”.

    “Në kohët e problemeve, kam gjetur qetësinë në Islam. Gradualisht kam mësuar nga ky religjion që pretendon paqen, barazinë, lirinë dhe shpresën. Këto janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, ka thënë futbollisti portugez.

    Xavier, i cili së fundi ka luajtur për Middlesbrough dhe Los Angeles Galaxy, për më tepër ka thënë se tash do të marrë punë humanitare në Kombet e Bashkuara derisa do të punojë në industrinë filmike amerikane./Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Hajt Faisal (Xavier) e perhajrë te qoft identiteti i ri

    Tash ti ke Identitet

    Mos harro ta ngrehësh këmbën zhagë
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 26-12-2009 më 08:56
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Po tani ai ka identitet dhe dota njeh veten ,por ai tani ka edhe ALLAHUN .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Elhadulilah!!!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Me dhimbset populli shqiptar qe thote jam musliman e asgje nuk lexon per islamin, ndersa te perendimit lexojn per islamin edhe e kuptojne te verteten . Kemi nevoje per ajetin kuranor te shpallur te parin IKRE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •