Shtetasi Lekë Gjonbiba është ekzekutuar të hënën në mbrëmje dhe është hedhur së bashku me automjetin e tij në lumin Mat, pranë kthesës së Shën Kollit.
Policia ka gjetur automjetin e dalë nga rruga dhe ka dyshuar për një aksident, por pas ekspertizës së personit që ndodhej brenda mjetit është parë se ai ishte goditur disa herë me thikë, plagë të cilat i morën dhe jetën.
Ndërkohë që në vendngjarje vazhdonte ekspertiza, nga policia e Kurbinit u njoftua se një i ri ishte paraqitur në spital duke thënë se i kishin vrarë të atin.
Sipas verifikimeve, ai rezultoi të ishte i biri i viktimës. Policia verifikoi edhe mjetin me targë “TR 6898 F”, i cili rezulton të jetë në emër të një tjetër shtetasi. /TCH/
Krijoni Kontakt