Raportet nga Turqia thonë se sulmues të panjohur e kanë qëlluar në kokë këngëtarin e popullarizuar, Ibrahim Tatlises. Ai tash është në gjendje kritike.
Para sulmit kundër tij dhe një ndihmësi të tij, gjatë natës në Stamboll, këngëtari kurd Tatlises, e kishte mbajtur shoun e tij muzikor në televizion. Motivi i sulmit nuk është i qartë. Tatlises ka pasur edhe role në filma dhe merret edhe me biznes. /REL/
Krijoni Kontakt