-
Zërat e Çjerrë...
Kur Vargu.......
Kur vargu nuk po trimërohej
Pak gjak heroi ra mbi të;
Sytë e shqiponjës zbardhën natën
Mermeri heshtjes i dha zë.
Vargu i ftohtë s'po më ngrohej
E njoma pak nga loti i zemrës;
U ndërprenë gjith divorcet
Dhe dhuna ju strehua ëndrrës.
Kur vargu nuk po mallëngjehej
Mbi të pikoi loti i nënës;
Mëritë morën arratinë
Braktisjet shpejt ia thirrën këngës.
Kur vargu nuk po hijeshohej
Ujvara e spërkat ngadalë;
Të gjitha lulet hapën petlat
Drurët e prerë u ringjallën.
Kur vargu nuk më zbukurohej
E ngjeu shtatin tek ylberi;
U kthyen dimrat në pranverë
Agimet e përzunë terrin.
Vargu i sertë s'po më zbutej
Prej oda burrash mprehu zënë;
Takuan gotat kundërshtarët
Ndrin dielli edhe kur s'ka hënë....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Në pritje.....
Në kufijtë e pritjes
Dhe të padurimit gërryes
U fundosa.
Koha dhe hapësira zmadhohen
Me përmasa gjigande,
Humba në pafundësi...
Kohë moderrne
Që pjell çmënduri!
-
-
Zërat e Çjerrë...
E duan......
E duan vargun ca "shejtanë",
Me krip',rigon edhe piper.
Po mirë këta,por ca e shajnë,
E duan shqeto me sheqer....
Më nëmin miqtë edhe armiqtë.
Sejcilit, rend që ti nxjerr pjesë.
Një poezi e shumkuptimtë
I bën të gjith shurdh dhe memec.
-
-
Zërat e Çjerrë...
****************
Paçka se më shikon në këmbë.
Nga zori nis e buzëqesh,
Në zemër dhimbje e jo këngë,
Ngadal,ngadal gjithçka po pres.
S'lë testament dhe amanete,
Një jetë të tërë,dhimbje e shkova.
I gjallë, rritur me rrëmete,
E ç'far tu them: M'u thaftë goja....
-
-
Zërat e Çjerrë...
E ka Zakon......
E ka zakon, sharjen, politika,
Sa më shumë zhurmë edhe potere.
Të ngrejnë kurthe,të zënë prita,
Të rrinë të strukur prapa dere.
Kështu ka qënur edhe dikur,
Por ajo kohë u flak si rretër.
Tani të therin në haur,
Ca dallkauk, që s'dinë gjë tjetër.
Kjo politikë,pjell sharlatanë,
Gjëmbaç gomari anë e kënd.
Po s'e ke mëndjenë të përlanë
Edhe për varr nuk të lënë vënd.
-
-
Zërat e Çjerrë...
Koha......
Koha ecën sa breshka,
Koha ecën sa drita;
Vrapo ta kapësh
Se të ikën nga prita....
Ajo është e tërbuar
Si një kalë pa fre
Dhe ti një kalorës
Që rend nëpër re....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Hija jote, jam unë.....
Do të bëhem shi mbi rrasë,
Breshër mbi xham do thërmohem.
Si një lis me trung të trashë,
Gjeth më gjeth do drithërohem.
Do të eci si një erë,
Do ta shtyj malin me duar.
Lehtas do trokas në derë,
Ndoshta lodhia të ka zgjuar.
Do ti zgjas rrezet e hënës,
Nëpër skutat e mesnatës.
Si psherëtimat e nënës,
Më vinë dallgët e shtrëngatës.
Do dehem,do vi si engjëll,
Para syve do më shohësh,
Do të dridhesh,do të shëmbesh,
Përmbi mua do rrëzohesh.
Do kërkosh me dorë në dhomë,
Hijen time nëpër mure.
Do çirresh si një ujkonjë,
Do ta sulmosh me kobure.
Kur nga ëndrra do të zgjohesh,
E mërzitur e vesuar.
Si për vete do mendohesh,
Si e shkarë,si e hutuar...
Do ti shmangesh përqafimit
Dhe me vrull do flaksh jorganë.
Do ti ankohesh harrimit
Dhe me lot do qash sevdanë.....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Dyshimet mbai ti....
Ndodh të mungoj për disa orë,
Pa lenur njoftim në shtëpi.
Ajo e gjorë, me telefon në dorë,
Unë pi kupa me raki.....
Rrallë,po ndodh,mungesa zgjatet,
Jo me orë,por disa ditë.
E gjora nuse matet,matet,
Të më flas,por ndjen një frikë.
Largesa ime është puna.
Dyshimet mbai e dashur ti.
Ta dish se s'bëj si disa çuna,
Çdo ditë ndërroin dashuri.
Mbase kjo kohë është për dyshime
Dhe çdo vonesë një pabesi.
Nuk është kollaj për zemrën time,
Të zërë fole një yll si ti....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Gjithmonë.......
Gjithmonë më bren mendimi i trishtë,
Sa nuk më hapet kraharori
Dhe thonjtë në tru më ngul si bishë,
Kjo jetë mjerimi që drejton horri.
Pak më kuptojnë në udhën time,
Më shumë më shajnë.S'e di për se?!
Kjo jetë e shkurtër,mjerimthërrime,
Ku kafsha ujk jeton si be....
-
-
Zërat e Çjerrë.....
******************
Kërkojmë një jetë,të qetë e të pasur,
Se vitet kalojnë dhe ne buzëplasur.
Nga pak e nga pak,po vdesim përditë,
Më duken partitë si zëra meitë.
Diku të përçarë,diku të bashkuar,
Varr i hapim vetes me këto dy duar.
Po nuk e kuptuam:Ç'është politika,
Kemi për të vojtur,do vdesim nga frika.....
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt