Në kohën time hyre ti
Në kohën time hyre ti,
Si një tiktak pas një sekonte.
Në shpirt i tëri agoni,
Pa asnjë çmim po na ndihmonte.
Se ç'po më fliste ashtu vuvazi,
Një zë thatim e i thëllimtë.
Si këgë zogu,shpellash, guvazi
Me një shikim, si shi i imtë.
Pas reve ngjitur,kokolepsur,
Si një gërshetë pushtuar belin.
Një kollë e thatë dhe e molepsur,
Si mali i lartë që ndalon diellin.
Në kohën time hyre ti
Dhe koha ndali si me dorë.
Se çfar kërkoje nuk e di,
Ndoshta njëhershi njëqind dashnorë.
Ndoshta kërkoje një anormal,
Të sillte natën para kohe.
Ta komandoje t'i thoshje : Ndal !
Edhe të gjallë në varr ta çoje.
Ndaj koha jote ngela unë,
Një kohë, që s'ndan ditën nga nata.
Edhe në rrugë në këmbë flë gjumë,
Sa jetës po i kallet data.
Krijoni Kontakt