Close
Faqja 51 prej 59 FillimFillim ... 414950515253 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 583
  1. #501
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    ****************


    Mbi pemë të larta
    e shekullore,
    Bien rrufetë,
    Ato kërkojnë
    majën e gjërit,
    Nuk bien
    që të lahen haletë
    Dhe jetën
    mos ta kemi,
    në fije të përit.....

  2. #502
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë

    S'na the gjë....


    Për çfar t'ju flas?
    Çfar kini nevojë?!
    Mjaft u morët
    me politikë.
    Lëreni,
    të pistën lojë,
    S'është për ju,
    është për të paciptë.

    Ju sot
    mund të lexoni
    postimet e mija,
    Të ëmbëlsoheni,
    thartoheni,
    e ti shtrëmbëroni turinjtë.
    Të thoni:
    Ky s'marrka vesh
    nga poezia,
    S'na tha gjë
    për faqezinjtë......

  3. #503
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë

    Përgjërohem për pranverën...


    Pse po hesht?
    Pse je tulatur?!
    Ç'të mundon
    në këtë natë?!
    Pse më dukesh
    si e plakur?
    Sa më shfaqesh
    ikën prapë.

    Ç'të thot'
    zemra e brengosur?
    Ç'dallgë pret?
    Ç'dallgë përcjell?!
    Vdekjen për ty
    kam burgosur
    Rreze hëne
    po të sjell.

    Përgjërohem
    për pranverën
    Embëlsisht
    m'a ke dhuruar,
    Pse me zor
    po m'a hap derën?
    Pse më
    quake të huaj?

    Çfar arome
    t'i hedh shpirtit?
    Edhe ta helmoj
    trishtimin.
    Të mos
    fiket dashuria
    Nëpër
    udhët e mallkimit.

  4. #504
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Shume te bukura I ke poezite. Thanks qe I sjell ketu.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #505
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Shume te bukura I ke poezite. Thanks qe I sjell ketu.
    Mi Corazon ju falenderoj dhe ju përshëndes me poezinë e më poshtme....



    S'e di.......?!


    S'e di nga ne,
    kush po rri zgjuar,
    Në këtë natë
    ku vdekja vretë,
    Kush rrugës del
    për të kërkuar,
    Tek dera vallë
    nga ne kush pretë?!

    Unë them për vete
    se po pret malli,
    Vallë kush ka mall
    nga ne të dy?!
    S'e di se ç'lojë
    po luan djalli,
    Kush djall e ftoi
    në dashuri.......!

  6. #506
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Bukur! Poezite e tua te fusin ne mendime. Cdokush mund te gjeje veten neper ato vargje. Edhe nje here thanks dhe gezuar festat!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #507
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë



    Ç'vënd kam zënë tek ty.....?

    S'e di sonte
    a do më kujtosh?!
    Ku gjith' bota
    digjet nga gëzimi,
    Dhe në cep të zemrës
    të më çosh
    Shpirti,trupi jot'
    i gjith' bëhet imi.

    S'e di sonte ç'vënd
    kam zënë tek ty?!
    Se dikur kam qënur
    princi yt sykaltër
    Dhe sikur të ma
    bësh me sy
    Do ta quaj nder
    Do ta marr si hatër.

    S'e di sonte
    buzët kë do puthin?!
    Kë do quajnë mbretë
    e kë viktimë,
    Sikur njëmijë femra
    të më lusin
    Ato buzë i dua
    S'janë vitrinë.



    Plot pikyetje
    kam në mëndjen time.
    Si ti heq
    e di vetëm ti
    Dashuria s'ngopet
    me thërrime
    ka nevojë
    dhe për xhelozi..

    MI CORAZON Kalofsh mire festat e fundvitit..Respekte....

  8. #508
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë



    Ç'prisni..........?!

    Përse s'më doni?
    Çfar ka ngjarë!
    Un' jam njeri
    i shpresës suaj,
    Me laps në dorë,
    luftën kam ndalë
    Dhe thellë në shpirt
    si gjak ju ruaj.

    Jam pjesa juaj
    e luftës jetë.
    Njësh në rrugë
    ecim, vajtojmë,
    Ma thoni :Ç'prisni?!
    Ç'prisni vërtetë?
    Që bashkërisht
    ta projektojmë.

    Un' jam njeri
    si gjith' të tjerët,
    S'pranoj
    urrejtje,mizori.
    Ua kam thënë
    në vite, herët,
    Kurrë mos pranoni
    Tirani........!

    S'jam un' tirani
    i kësaj bote,
    Që shtyp,
    vjedh e poshtëron.
    Çfar kini?!
    Që sillni veç morte
    Dhe popullin
    e quani milingon.

  9. #509
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë

    Mbase......

    Mbase pak,
    po ta prish qetsinë,
    Nga gjumi të zgjova,
    s'e di se për se?!
    Ishja duke ecur,
    kujtova rininë,
    Kur për njëri-tjetrin,
    kokën bënim be.

    Fare pa menduar,
    i rash celularit
    Dhe krejt i hutuar
    Çfar t'i them dhe pse?
    Ti pran' një oxhaku
    krahët i kthen zjarrit
    Un' si endacak,
    s'më nxë ai dhe.

    Mbase s'u shqetsove
    dhe të erdhi mirë,
    Kur pe emrin tim
    në ekranin blu,
    Hë!Kështu të pafsha,
    rrugve si i pirë,
    Kur të desha unë,
    rrije si kërcu.

    Mbase je mërzitur
    edhe ke lotuar,
    Ke thënur me vete:
    Pse më rri kaq larg?
    Un' e kam mallkuar
    atë kohë të shkuar,
    Kjo kohë s'më pranon
    Më quan guak........

  10. #510
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë

    Çfar të them,çfar të mos them.........?!


    Ç'ti them Zotit?
    Vallë ç'ti them!
    Që më plaki para kohe.
    Ti them mirë
    Thotë më gënjen,
    Ti them keq
    Mos keqkuptohet!

    Ç'ti them mikut?
    Vallë ç'ti them!
    Në furtunë
    m'a kthehu shpinën.
    Kur ka hall
    derën ma gjen,
    Kur kam hall,
    sjell vetëtimën.

    Ç'ti them vetes?
    Vallë ç'ti them!
    I pa zotë,a mëndjelehtë?!
    Kam një frikë,
    se mos ma kthen
    Dhe mbi trup
    më lëshon retë.

    Çfar të them?
    Çfar të mos them?!
    Them më mirë
    që ta mbyll gojën.
    S'gjën derman
    me këta qen
    Dhe kurrë
    mos ua pafsha bojën....

Faqja 51 prej 59 FillimFillim ... 414950515253 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •