Close
Faqja 38 prej 59 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 583
  1. #371
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Rri që rri.....


    Rri që rri,filloj e mburrem,
    Si dikur kur ishja djalë.
    Dhe harroj si yll po shuhem,
    Dalngadalë e nuk ngrej valë.

    Nga kjo dritë e yllit fikur,
    Si kandil ndriçon një llampë,
    Po kjo dritë s'ka për t'u mbytur
    Dhe pse deti vjen me dallgë.....
    .

  2. #372
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Kot quhet njeri......


    Ky njeri,bën sikur s'kupton,
    Bëhet qorr,shurdh edhe memec.
    Kur i flet në sy s'të shikon,
    Kur s'edo në sofër të ngec.

    Ky njeri,kot quhet njeri.
    Ti thush qën,kot e krahason.
    Vet kjo botë pjell njerëz si ky,
    Vet kjo botë,në ferr i dërgon...

  3. #373
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Them: "Këtu është bota".......!


    Afrohem tek Ty,
    Si një ëngjëll nate,
    M'i puth buzë e sy,
    Tek ato kanate.

    S'i kuptoj ca gjëra,
    Kur më fërfëllijnë.
    Ti më je e tëra,
    Tek ty gjëj çudinë.

    Them:" Këtu është bota"
    Hajde ta zbulojmë
    Thua jam e jotja,
    Ç'presim e provojmë.

  4. #374
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ah!Sikur.......


    Ah,sikur të ishja pak më djalë,
    Se un' djalë kam qënë e do të vdësë.
    Po tani asgjë nuk bluan kjo dhëmballë
    Dhe dhëmballë nuk kam e as nuk presë.

    Ah,sikur të ishja pak më djalë,
    Kjo dëshirë s'mund të plotsohet kurrë.
    Po të ndodh,ti je mikesha më e rrallë
    Dhe bashkë të dy nuk bëjmë kurrë rrëmujë.

    Por kjo gjë nuk ndodh e s'ka përse të ndodhi,
    Se un' s' jam i pari mbi këtë tokë.
    Plagët që vet jeta si uj' kroi i rrodhi,
    Shtratin do ta gjëjnë, si çdogjë në botë.

  5. #375
    i/e regjistruar Maska e liana76
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Postime
    73
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Them: "Këtu është bota".......!


    Afrohem tek Ty,
    Si një ëngjëll nate,
    M'i puth buzë e sy,
    Tek ato kanate.

    S'i kuptoj ca gjëra,
    Kur më fërfëllijnë.
    Ti më je e tëra,
    Tek ty gjëj çudinë.

    Them:" Këtu është bota"
    Hajde ta zbulojmë
    Thua jam e jotja,
    Ç'presim e provojmë.
    teper romantike kjo pezi urime

  6. #376
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Rri që rri.....


    Rri që rri,filloj e mburrem,
    Si dikur kur ishja djalë.
    Dhe harroj si yll po shuhem,
    Dalngadalë e nuk ngrej valë.

    Nga kjo dritë e yllit fikur,
    Si kandil ndriçon një llampë,
    Po kjo dritë s'ka për t'u mbytur
    Dhe pse deti vjen me dallgë.....
    .
    Ahhh........... sikur te ishte keshtu
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #377
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga liana76 Lexo Postimin
    teper romantike kjo pezi urime

    Përshëndetje liana76.Ju uroj gjith të mirat dhe un' ju lexoj me kënaqësi....

  8. #378
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Ahhh........... sikur te ishte keshtu

    Respekte ajzberg;ndoshta mund të jetë dhe ashtu dhe kështu,asgjë s'përjashtohet,por ne e shkruajmë njëherë pa le të bëhet ç'të bëhet.Ju falenderoj për pjesmarrjen...

  9. #379
    i/e regjistruar Maska e Nanushi
    Anëtarësuar
    14-09-2007
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    209
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ah!Sikur.......


    Ah,sikur të ishja pak më djalë,
    Se un' djalë kam qënë e do të vdësë.
    Po tani asgjë nuk bluan kjo dhëmballë
    Dhe dhëmballë nuk kam e as nuk presë..

    Riza, bluajn dhemballat edhe pa dhembe ndonjehere, hahaha... Beje shaka pak!. Me pelqeu ky vargu edhepse pak me trishtesi hap plaget e pleqeris ...

    Te lumte..

    V.P.
    ‎..Strength is my mother for all the love she gave !!!

  10. #380
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Nanushi Lexo Postimin
    Riza, bluajn dhemballat edhe pa dhembe ndonjehere, hahaha... Beje shaka pak!. Me pelqeu ky vargu edhepse pak me trishtesi hap plaget e pleqeris ...

    Te lumte..

    V.P.

    Nanushi respekte për pjesmarrjen dhe komentin,por un' dhëmbë kam,por s'kam dhëmballë kësaj si t'ja bëj hallin se po ti kishja nuk do ankohesha....hahahaha..Gjithashtu dhe mua më pëlqejnë postimet e tua dhe ju uroj krijimtari pa fund.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 25-09-2010 më 03:32

Faqja 38 prej 59 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •