Close
Faqja 37 prej 59 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 583
  1. #361
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Sëmundja e ditës.......


    Çmënduria u bë sëmundja e ditës,
    Kjo ndodh kudo,jo vetëm në vëndin tim.
    Në errësirë ja heqin llambën dritës
    Dhe në heshtje helmin e jetës pim.

    S'paska më keq se çmënduria,
    Fatkeqësia më e madhe për gjënë e gjallë.
    Kam parë në bjeshkë si çmëndet bagëtia
    Dhe në metropol të çmëndur në radhë.

    Thonë që të çmëndurit asgjë s'i bën përshtypje,
    Ndaj disa kullarexhinj i quajnë me fat.
    Litarin në qafë të varur për mbytje,
    Arritje të madhe e vitit me natë.

    Çdo gjë u çmënd,u çmënd dhe kjo rrugë,
    Dhe pse moshë e re,nuk rezistojë dot.
    S'di çfar ti bësh vetes? Të varesh në buzë!
    Ndoshta dhe vet buza kërkon tjetër botë.


    P.S : Buzë në kuptimin e greminës, shprehje dialektore......

  2. #362
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ç'prisni.......?!


    Po ejani! Çfar prisni që s'vini?!
    Orët kanë kaluar dhe këtë mesnatë.
    A e morët vesh,apo nuk e dini?!
    Në pallatin tim është çmëndur një plakë.

    Eshtë çmëndur komshiu,ashtu fare kot.
    Hipi mbi tarracë dhe mban ligjërime.
    Flakën do t'ja vë kësaj zuske bot'
    Dhe të vdes i qetë pa patur shqetsime.

    Ju duket çudi,pse ndodhi papritur?!
    Fare pakuptuar u bë budalla.
    S'ka çmë duhet jeta,vdekja më ka rritur,
    Ajo më ushqen edhe pa para..

    More, thellë na preku,zumë dhe po lotojmë.
    Po ejani,ç'prisni,para se të vdesë.
    Ndoshta të gjith bashkë mund ta rregullojmë,
    Në çmëndinë e tij kemi të gjith' pjesë.

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e liana76
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Postime
    73
    Te dyja kto poezi te fundit jane fantastike .Me pelqen vecanerisht strofa e fundit te''SEMUNDJA E DITES''me duket teper te goditura kto vargje,gjithashtu te poezia e dyte mesazhi qe percjell eshte teper aktual

  4. #364
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga liana76 Lexo Postimin
    Te dyja kto poezi te fundit jane fantastike .Me pelqen vecanerisht strofa e fundit te''SEMUNDJA E DITES''me duket teper te goditura kto vargje,gjithashtu te poezia e dyte mesazhi qe percjell eshte teper aktual
    Respekte liana76;ju uroj muzë pa fund.....Faleminderit....

  5. #365
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    ******************

    Të pa kënaqur, jemi të gjithë nga kjo jetë,
    Që nga pasaniku e tek njeriu kotë.
    Edhe gjënë e mirë nuk e gjëjmë as vetë,
    Ndaj zëmë dhe mbytemi me dy pika lotë.

  6. #366
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Po përse të prita buzëtharë....?!


    Ja kështu të prita, buzëtharë,
    Sikur bashkë nuk ishim njohur kurrë.
    Ti e nise ditën me të qarë,
    Un' krenar, se veten quaj burrë.

    Kështu duhen burrat, ballëlartë,
    S'kan' përse të merren me gjëra koti.
    Të mos flasin hapur, kurrë me gratë,
    Fshehtazi , të luten veç tek Zoti.

    Ky zakon s'ka vdekur nëpër shekuj.
    Edhe sot zvarritet në kuvëndet.
    Para burrit gruaja është e vdekur,
    Në krevat me të dhe mund të çmëndet.

    Dhe megjithatë un' s'jam i tilli,
    Ky zakon më duket qesharak.
    Un e quaj gruan' dritë ylli
    Të ma ndriçoj jetën për çdo dark.

    Po përse të prita buzëtharë?
    Ku kaq vjet nuk u kujtove kurrë?!
    Ti jetoje me një tjetër djalë,
    Mua doje të më mbaje burrë......
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 21-09-2010 më 15:30

  7. #367
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ne të dy....


    Ne të dy s'e kuptojmë çfar po bëjmë,
    Ti më shikon nga larg, un' të ledhatoj me sy.
    Ti s'më ke njojtur kurrë,un' të pash veç mbrëmë
    Dhe gudulisemi të dy në largësi.

    Ne të dy po merremi vesh me ndjenjën,
    Ajo po thotë: U lind një dashuri.
    Ti je si gjaku që përshkuan venën,
    Unë si loti që rrëshqet mbi sy.

    Ne të dy pa thënë u dashuruam,
    Ti më dashurove mua,un' të dashurova ty.
    Pa u puthur,puthjen e eksploruam
    Pa u dashuruar bëmë dashuri.....

  8. #368
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'di ç'të bëj....?!


    Më përgjon një kohë e vjetër
    Dhe pse nuk e desha kurrë.
    Më filmon e shkruan letër,
    Një kostum që s'vlen për burrë.

    Më përgjon çdo orë të ditës,
    Cep më cep e rrugë më rrugë.
    Se ç'kërkon tek syri dritës,
    Tek ky varg e tek kjo muzë!

    E nxjerr lapsin me gjith letër,
    Se ç'far shkruan, e di vetë.
    Ç'është kjo kohë që prodhon dreqër,
    Dreqër,dreqër me kuletë.

    S'po më ndahet koh' e vjetër,
    Edhe sot s'po ndryshon gjë.
    S'di ç'të bëj nuk gjëj rrugë tjetër,
    E ngrej zërin pa bër' zë.....

  9. #369
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    S'di ç'të bëj....?!


    Më përgjon një kohë e vjetër
    Dhe pse nuk e desha kurrë.
    Më filmon e shkruan letër,
    Një kostum që s'vlen për burrë.

    Më përgjon çdo orë të ditës,
    Cep më cep e rrugë më rrugë.
    Se ç'kërkon tek syri dritës,
    Tek ky varg e tek kjo muzë!

    E nxjerr lapsin me gjith letër,
    Se ç'far shkruan, e di vetë.
    Ç'është kjo kohë që prodhon dreqër,
    Dreqër,dreqër me kuletë.

    S'po më ndahet koh' e vjetër,
    Edhe sot s'po ndryshon gjë.
    S'di ç'të bëj nuk gjëj rrugë tjetër,
    E ngrej zërin pa bër' zë.....
    Vargje te mrekullueshme,domethenese dhe cfar te theme tjeter perveq Ju lumt!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #370
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Vargje te mrekullueshme,domethenese dhe cfar te theme tjeter perveq Ju lumt!
    e panjohura ! Ju përshëndes dhe ju falenderoj për leximin dhe komentimin e vargjeve të mija..Kalofsh mirë.....

Faqja 37 prej 59 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •