Close
Faqja 30 prej 59 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 583
  1. #291
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Çaushi Lexo Postimin

    I dashur Mik!

    Urime me te mira nga ana ime, per rifillimin e botimeve Tuja...
    Asht vertet knaqesi teper e veqante te lexosh nga Ty 'burimin' qe kurr nuk shterron...
    Qofsh i lumtur mes shkrimeve tuja ...pergjithmone Miku Yne i madh!

    Me shume rrespekt
    Çaushi

    Ju falenderoj Çaushi për fjalët e ngrohta që më thoni dhe për urimin.Fatmirësisht e nxorra vëllimin poetik dhe sot është në duart e lexuesit që titullohet :"Në sqetullat e erës". Do vazhdoj serialin e botimeve të tjera në të ardhmen..Respekte mik i nderuar...

  2. #292
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Adem Berisha Lexo Postimin
    URIME PËR LIBRIN, SHPEJT EDHE LIBRA TJERË !
    poashtu të përgëzoj edhe për poezinë "Sa ziliqare . . . . " ku poetikisht dhe artistikisht mjaft bukur ke pasqyruar sinqeritetin dhe modestinë si dy virtyte të larta njerëzore.
    "Ti para meje çfar s'mendoje,
    Un' para tej mjaft i saktë,
    Edhe pse moshën s'ma kërkoje
    Un' prap s'të thash që ti je plakë."
    "Përderisa modestia lartëson, megallomania shëmton" AB.
    Po të dy jeni problema ju, edhe ti, edhe e panjohura hahahaha.
    Mjaft e bukur edhe poezia "Nuk u mplaka"
    "Nuk mplakësh nga vitet
    ato moshën nuk tregojnë,
    brengat në shpirt kur valëvitën
    rrudhat mbi fytyrë t'i shtojnë!".
    Po të dy jeni problema ju, edhe ti, edhe e panjohura hahahaha.
    Mjaft e bukur edhe poezia "Nuk u mplaka
    Flm.Z.Adem Berisha,problema po se po,por si that edhe Ju,Rizai modest,e une po mundohem te arrij modestin!Respekt i nderuar!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  3. #293
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Flm.Z.Adem Berisha,problema po se po,por si that edhe Ju,Rizai modest,e une po mundohem te arrij modestin!Respekt i nderuar!

    Mir moj e panjohura mirë,po hidhi pak sytë nga fillimi i kësaj faqeje dhe lexoje komentin që të kam bërë....Gjithsesi Respekte....

  4. #294
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Mir moj e panjohura mirë,po hidhi pak sytë nga fillimi i kësaj faqeje dhe lexoje komentin që të kam bërë....Gjithsesi Respekte....
    Miku ime une me kete desha t'i pergjigjem me shaka,z.Ademit nuk ishte gje e keqe!
    Po të dy jeni problema ju, edhe ti, edhe e panjohura hahahaha.
    Ky ishte nje ngacmim i hareshem nga i nderuari,ashtu e kuptova une!Une nga shkrimet Tuaja mesova shum,dhe nje falenderim i sinqert te takon pikrisht TY!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Të uroj Riza për botimin e librit tuaj!
    Qofshi gjithmonë mirë familjarisht!

  6. #296
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2010
    Postime
    41
    Urime z. Riza per botimin e librit. Uroj qe sa me shpejt te dalin ne botim edhe krijimet e tjera te tuat. Shume suksese.

  7. #297
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2010
    Postime
    41
    UNE ECJA, NDJEJA DHE BESOJA

    Une ecja…
    e veshur me shprese,
    me endrra, me besim
    une ecja drejt qellimit.

    Une ndjeja…
    pergedheljen e vales se dashurise
    dhe shihja shkelqim
    ne kulmin e gezimit.

    Une besoja
    se nje dite do te rritem shume
    do t’ia gjeje kulmin kenaqesise.

    Une nuk dija
    se edhe vuajtje kishte ne ate lum
    te jetes, te dashurise…

    Une nuk besova
    se bota e madhe se permbush vetmine
    une vetem kerkova
    dashurine, dashurine, dashurine.

  8. #298
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'mendon njeri......

    Më dhimbsesh, o njeri, që shtrihesh bulevardit,
    Një strehë për ty s'u gjet në këtë botë.
    I tharë,cung,si fleta e një rrapi,
    Ku era e përplas ,ku mund, e fare kotë.

    Ti s'ke nevojë për vargje nga poeti,
    Që ti dhuron me shpirt e simpati.
    Gjë tjetër s'ka ç'të jap dhe ky i shkreti,
    Me libra s'blihet asnjëherë shtëpi.

    Ti ke nevojë për ndihmë nga dikush tjetër,
    Që shqip i thonë "Shtet",por nga ky s'kemi,
    Prandaj do shtrihesh mbi karton mbi letër,
    Sa kohë në krye të kemi njer'z me brirë demi.....

    Ju falenderoj të gjithve për urimet që më kini dërguar pë botimin e librit; "Në sqetullat e erës".Ju uroj dhe juve shëndet e plotsim dëshirash .Respekte....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 03-08-2010 më 06:04

  9. #299
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Më pëlqen vetmia..........



    Natën e kam qejf pa hënë,
    Një xixëllonjë më vlen për errësirë.
    Diçka mbi tavolinë e dua për të ngrënë
    Në vënd të ujit,një kriko birrë.

    Me veten të llafosem,ndjehem mirë,
    Me gjonin të këndoj e ngrej një kor.
    Mëngjezeve të ngrihem herët,pa gdhirë
    Dhe vërdall të vi nëpër oborr.

    Ti ftoj miqtë pas mesnate të vinë,
    Ashtu të djegur nga dita me vapë.
    Tu jap raki të dënden të pinë
    Dhe të ikin nga kanë ardhur prapë.

    Po të duan dhe le të më shajnë,
    Le t'u thonë të tjerve gjëra të pa qëna.,
    Aman për gratë s'kanë përse të qajnë,
    Se zihen me vjerrat si të lëna.......

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Lereni vjerrsherimin per nje çast
    pa lexoni te gjithe poezite e Vëllait!!!
    Sa njerzor, fisnik, i vertet e plot gas
    Eshte poezia e mikut tone: RIZAIT!

Faqja 30 prej 59 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •