Respekte Kujtim për leximin dhe komentimin e poezive të mija.Jeni një mik i mirë S'di çfar kërkon?!....
Mbas kaq vitesh ti erdhe prapë,
Tek mosha e ëmbël e rinisë.
Ashtu e lodhur nga dita me vapë
E ndezur zjarr nga malli i dashurisë.
S'di çfar kërkon tek shpella e vjetër,
Freskia ka humbur me vitet bashkë.
Ti më e re dukesh patjetër,
Ç'kisha rini tek ty e lashë.
Un' thinjur,rrjepur e ballëzhveshur,
Ti pak aromë ke përsëri.
U puthëm prap' si duke qeshur
Të dy të bindur: S'ka më rini......... Ju uroj shëndet,lumturi dhe një fundjavë të këndshme.....
Krijoni Kontakt