-
Zërat e Çjerrë.....
Ua them përsëri....
Ju kam thënë : Këtu i thonë Tiranë,
Që ndodhin bëma,që askund s'mund të ndodhin.
Për politikë e vrasin babanë
Dhe për varfëri mëndjen e lodhin....
Ju kam thënë : Jetoj në Tiranë,
Ku politika e hedh shurrën përpjetë.
Nuk e di se me kë më ngjan,
Si xhugël, ku luani është vetshpallur mbret.
Ua them përsëri : Jetoj në vëndin tim,
Mes gungaçëve mbushur me morra.
Popullit i them: Bëhu pak më trim,
Ta pastrosh Tiranën nga këta horra.....
-
-
Zërat e Çjerrë.....
Për TY.......
Unë për Ty dhe ligjet i thyej.
I pres hekurat dhe nga burgu arratisem.
Udhët e dhimbjes me buzëqeshje i lyej
Dhe shteg më shteg si kaçak degdisem.
E di që jeta ka ligjin e vetë.
Dashurisë i thotë dashuri.
Sikur të vdes dhe të më kllonojnë në epruvetë
I kllonuar do vi sërisht tek Ty.
Unë për Ty bëj gjëra zemre,
Që mposhtin kanune,kushtetuta e zakone.
Jap dashuri si shpirti i një nëne
Dhe kompozoj sifoni me tone......
-
-
Zërat e Çjerrë...
Ai.........
Ai është një mashtrues i marrë.
S'ka zemër në gjoks,ka vetëm rrena.
Jeton me ëndrra për të përçarë
Dhe përleshen me kundërshtarin si dema.
Vetë e zgjodhi këtë rrugë djalli
Dhe si djall erret edhe gdhihet.
Të mirën e fshehu tek zyra,tek sirtari
Dhe rreth qytetit si zagar lëpihet.
Ai bëhet xhind,kur të tjerët ja kuptojnë,
Hiletë,djallëzitë që i përdor pa kut.
Ulërit,kauis sikur gjëmbat e çpojnë,
Sikur prapanicës një hu vet ja fut.
Tani tërbimi mëndjen ja ka kafshuar.
Rrenat ju shteruan,uji u pre në cfrat.
I gjakosur në tru nga demi i tërbuar,
Eshtë gati dhe by....ën ta jap....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Ujku rojtar.....
Ca mishëgrënës ndanin gjahun;
Njëri kofshën,tjetri krahun,
Dikush kokën,dikush bishtin,
Po s'u kënaqën sa ishin.
Sherri plasi nga një sorrë
Që donte një copë zorrë.
Me të shtyra me të shara,
Nxorrën larë e të palara.
Kush makut,kush hajdut!
Njëri-tjetrit ia këput.
Tundi vëndin shamataja,
Për mëlçi u bë hataja....
Or makutër-u tha ujku
kockën e fundit pasi nduku.
Lërini,ua ruaj unë,
Sa të merrni një sy gjumë.
Të gjithë thanë
irë shumë!
Dhe në qafë mëlçitë ia vunë.
Na i ruaj me kujdes
Deri nesër në mëngjes.
Kur pas gjumit u bënë hon
Gjithkush pjesën i kërkon.
Ç'pjesë-tha ujku-or qyqarë,
kini parë ujk rojtar?!
-
-
Zërat e Çjerrë...
Sa vjen.........
Sa vjen dhe po bëhesh më e pakuptushme,
Tekat i ke rritur,mëndjen e ke krisur.
Unë të kam ndërmënd si qënie e durushme,
Si një jargavan trupit tim stolisur.
Sa vjen dhe po bëhash më pak simpatike,
Rrudhat kanë pushtuar ballin e dhe gushën.
Unë të kam ndëmënd ditën kur më prite,
Çastin kur të dy me puthje e mbushëm.
Sa vjen dhe po bëhesh krejt një thinjë e bardhë,
Ikën kaçurrelat që mbulonin sytë.
Unë të kam ndërmënd si flutur e rrallë,
Si një pulbardhë që rrezaton dritë.
Sa vjen dhe po bëhesh si njeri i huaj,
Ndofta kaq e pati e bukura jetë.
Kudo që të shkosh do vi të të ruaj
Dhe të dy do flëmë si yjet mbi retë.
-
-
Zërat e Çjerrë.....
Kam frik ti flas......
Kam frik ti flas me gojë,
Ndaj vetëm me sy e shikoja.
E bukur, e pikturuar me bojë,
Unë si një hutaq për të drithëroja.
S'është burrërore,por s'mundja,
Goja me zemrën, s'përputhej.
Ecia dhe mëndjen e tundja,
Se mos në sytë e saj më futej.
Ndodhte, kur përballeshim rastësisht.
Tiktaket e zemrës në qiell.
Fol moj gojë! Ashtu si ta dish,
Që dhe ky shpirt të shikojë një çanak diell.....
-
-
Zërat e Çjerrë.....
**************************
Ardhkërka një mosh,që s'duron më,
Vuajtjet e jetës në ëndërr të dalin.
Qejfi të ngelet për hiçmosgjë
Dhe rrudhat- brazdë pushtojnë ballin.
Nga vitet-mosh,u vyshkën lulet,
Si pacarrok faqet janë bërë.
Vjen një vetmi në tru të ngulet
Dhe ta bllokon mëndjen të tërë.
Ndaj pres me ankth të fundit orë
Si shpëtimtare të vetmisë.
Ti heqi vuajtjet si me dorë
Dhe t'ja rrëfei perëndisë...
-
-
Zërat e Çjerrë...
Një shpirt............
Ti ke një mëndje me zemrën time,
Një mëndje kam me syrin tënd.
Ti je nga mua dhe pak më trime,
Unë bëhem trim,kur ti më çmënd.
Ti ke një shpirt si deti- gjerë,
Si një gjiris ky shpirti im.
Zë arratisem si një erë,
Të pres dhe pak ,humbas durim.
Ti ke një botë, kup-qiellore
Dhe çdo shikim një yll që ndrin.
Un' për ty falem në faltore,
Se ke një shpirt me shpirtin tim....
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 18-05-2010 më 09:40
-
-
Zërat e Çjerrë...
Asgjë më tepër.....
Në pranverë,një gjeth i çelur,
Asgjë më tepër nuk jam unë.
Nga dimri i lagësht e borëderdhur,
Si një filiz mbiva pa zhurmë.
Mes ferrës dola manushaqe
Dhe ziliqar qëndroj rreth ferrës.
Si plakat ulur në sofaqe,
I tjerr pranverës ëndrrat e erës..
Në mes të pranverës asgjë më tepër,
Një gjeth i çelur ngela unë.
Ç'far plane thura i bëra vepër,
Tani gjethoj dhe pak më shumë....
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 19-05-2010 më 09:52
-
-
Zërat e Çjerrë...
Kur ti largohesh......
Sa herë që Ti, ikën prej meje,
Unë e humbas si askush tjetër.
Si ylli fshihesh prapa reje
Dhe nga njeri më kthen kuçedër.
Nga ajo rrugë që ti ke hapur,
Tek ai shteg të dal në prit.
Ma thuaj që nuk më ke dashur
Dhe ta var veten si bandit.
"Poet"- më thonë dhe pak i "marrë",
Unë të them ty- jam natyrisht.
Kur ti largohesh pa më parë,
Nuk besoj më në Zot dhe Krisht.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt