Close
Faqja 13 prej 59 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 583
  1. #121
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Vetmi,Vetmi....

    Sa keq,sa keq bashkë me vetminë,
    Të dy në kullë pa as një fjalë.
    Heshtja thërmon e dhe çatinë,
    Në një mijë copra në tra e var.

    Ore njeri! Ç'far bën? Ç'far bën?!
    Vetminë në ëndërr pse dërgon?!
    Vetmi,vetmi baraz me qën',
    Që në zinxhir zë kauson.

  2. #122
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Thuhet.......


    Botën prej kohësh e ka zën' gjumi.
    Pushtet janë tharë,janë korruptuar.
    Fjalët lëshohen si fllucka sapuni,
    Rrugët e jetës jan' çorjentuar....

    Toka s'lëviz më si më parë.
    Yjet në qiell me gishta numurohen.
    Nuk pyet njeri je vdekur a gjallë,
    Por thuhet ajdutët të vjedhin e dosjet t"u përvëlohen...

  3. #123
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ti mund të më sillje çudinë.........


    E ç'ka ajo buzë e brishtë?!
    Ajo,buzëqeshje agim?
    Si gonxhe e një lule të trishtë,
    Që ruhet mos çeli gabim.

    Ti mund të më sillje çudinë,
    Po zemrën aspak s'ta marr vesh.
    Jo vetëm s'e njeh dashurinë,
    Po s'di as e dashur të jesh.

  4. #124
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Më thoni.......


    Nuk mundem më që të qesh,
    Nuk mundem më të këndoj.
    Ç'ka ndodhur ma thoni në vesh
    Askush të mos ta dëgjoj.

    Nuk mundem më të urrej,
    Nuk mundem as më, të më duan.
    Ju lutem për ju më nuk vlej,
    Ç'ka ndodhur ma thoni veç mua.

    Nuk mundem të dal, të dëfrej,
    Nuk mundem të qaj të vajtoj.
    Në gjoks ç'far fshihet? Ç'far ndjej?!
    Më thoni: Ta di, të jetoj.

    Ç'të bëj? Ç'më mbeti?-Më thoni,
    Midis uqërve,si mund të rroj?!
    Me mallin e zemrës më mbroni
    Që bishat nga kjo tokë ti zboj.....

  5. #125
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Ç'të bëj? Ç'më mbeti?-Më thoni,
    Midis uqërve,si mund të rroj?!
    Me mallin e zemrës më mbroni
    Që bishat nga kjo tokë ti zboj.....
    Kush mund te Ju pergjigjet o mik
    Kur te gjithe ujqer jane n'kete bote
    E stermbushur plot me munafik
    Askush kujt nuk i dele zot!


    Ju pergezoj per vargjet i nderuar!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #126
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    S'kam qejf......

    S'kam qejf të jem një erë e fortë,
    Ajo gjëmon e thyen pemë.
    Më mirë një psherëtimë në portë,
    Që futet lehtë e lehtë në venë.

    S'kam qejf të jem një rrebesh shiu,
    Ai përmbyt shtëpi e troje.
    Më mirë një vesë si fllad veriu,
    Që të ndriçoi si lulebore.

    S'kam qejf të jem një hon i thellë,
    As katarakt që fluturon.
    Më mirë një gufë diku në shpellë
    Ku dallandyshia pranveron.....

    Përshëndetje e panjohura! respekte për pjesmarrjen dhe komentin...

  7. #127
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Tepëricë......

    (Çdo gjë e tepërt dëmton.......)

    Dhe këtë çast e përjetova,
    Si pijanec në një rrugicë.
    Harrova si të dashurova
    Harrova se dhash' tepëricë.

    Eshtë ora e parë që jam i vetëm,
    Më duket vetia endacak.
    Nuk di si ndodhi,nuk di ku mbetëm
    Veç di ç'do gjë duket farmak.

    Në mëndien time një mjegullnai.
    Nuk di në ç'krah ke ngecur ti.
    Vërtet kjo "dashuri-murtai"..
    S'na ngrojti kurrë neve të dy....

  8. #128
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Vërtet kjo jetë.....


    Vërtet kjo jetë shum' e çuditshme,
    Ta vërtit mëndjen nëpër re.
    Ajo që është e neveritshme,
    Nuk e kupton dhe kur e ke.

    Vërtet kjo jetë është një sajesë,
    Më kot mallkon vetveten,më kot.
    Edhe kur vdekjen nuk e ke pjesë,
    Ta kërkon tjetri më fuqiplot.

  9. #129
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Largohem i qetë...

    Vendosa të largohem rrugës nga s'ka drita,
    Se ky vënd s'më do,ndoshta s'ka nevojë.
    Dhe në se do ndeshem me nja njëqind prita
    Dorën do t'ua puthë,të mos më përgjojnë.

    Në male, në pyje,në lumë e në dete,
    Burim më burim e shpellë më shpellë
    Do t'ua shqipëroj këto alamete,
    Do flë përmbi shkëmb,do flë përmbi ferrë.

    Largohem i qetë i pa nevrikosur,
    As kujt s'i tregoj edhe rrugës vetë.
    Mbi shpinë e mbaj dhimbjen,në tru i gjakosur
    Dhe do shtegëtoj planet më planetë.

    Në planetin tokë zor se do të kthehem,
    Ku fjala "Njeri" ka humbur me kohë.
    Do ngjitem në qiell,me yjet do dehem,
    Do ndjehem i lumtur si zogu në llohë.....

  10. #130
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Folëm si njëherë...

    Flladi i agimit folëm si njëherë,
    Merri psherëtimat në krahët e tu.
    Dua djalë të bëhem të eci si erë,
    Me vështrimin lart e jo kuturu.

    Në mesin e pyllit le ta lë harresën,
    Dy syçkat ti mbyll si për një kujtim.
    Në mesin e hënës ta gjëj debulesën
    Dhe të psherëtij rrugës pa pushim.

    Tinguj melodie të ndjej në dëborë
    Dhe të tingullohet zemra pa përtesë.
    Në cepin e rrugës të mos jem i gjorë,
    Si bar' i pranverës të rrëshqas mbi vesë.

    Do të desha shumë diku në shpat mali,
    Të flija mbi re si yjet në qiell.
    Nuk dua të kem fatin e një djalli,
    Kur vet jam një ëngjëll e ndriçoj si diell.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 09-04-2010 më 01:41

Faqja 13 prej 59 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •