Close
Faqja 55 prej 59 FillimFillim ... 5455354555657 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 541 deri 550 prej 583
  1. #541
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Në kohën time hyre ti


    Në kohën time hyre ti,
    Si një tiktak pas një sekonte.
    Në shpirt i tëri agoni,
    Pa asnjë çmim po na ndihmonte.

    Se ç'po më fliste ashtu vuvazi,
    Një zë thatim e i thëllimtë.
    Si këgë zogu,shpellash, guvazi
    Me një shikim, si shi i imtë.

    Pas reve ngjitur,kokolepsur,
    Si një gërshetë pushtuar belin.
    Një kollë e thatë dhe e molepsur,
    Si mali i lartë që ndalon diellin.

    Në kohën time hyre ti
    Dhe koha ndali si me dorë.
    Se çfar kërkoje nuk e di,
    Ndoshta njëhershi njëqind dashnorë.

    Ndoshta kërkoje një anormal,
    Të sillte natën para kohe.
    Ta komandoje t'i thoshje : Ndal !
    Edhe të gjallë në varr ta çoje.

    Ndaj koha jote ngela unë,
    Një kohë, që s'ndan ditën nga nata.
    Edhe në rrugë në këmbë flë gjumë,
    Sa jetës po i kallet data.

  2. #542
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e çjerrë

    Kur nis këndoj


    Kur nis këndoj si një i dehur,
    Në pentagram më shfaqesh ti.
    Si një vullkan në shpirt i nxehur,
    Në sy shkëndia si i ri.

    Çudi vërtet,të gjithë çuditen,
    Se emri yt si një refren.
    Janë gjëra që rrallë përsëriten,
    Në gërmë dhe notë vetveten gjën.

    Në heshtje kritikoj vetveten,
    I them mendimit rri më larg.
    Mos ma prish muzën për poeten,
    Se me sy më kapi në çark.

    E çfar u bë nëse u deshëm,
    Nëse u puthëm pa marrë frymë.
    Nëse në shtrat u kokolepsëm
    Dhe nudo ramë të flinim gjumë.

    Veç mos mendo gjithmonë kështu,
    Se dhe fillim s'do ketë nga hera.
    Në se u ndamë dhe kuturu,
    Nuk do të thotë që tu mbyll dera.

    E çfar u bë dhe nëse vdiqëm,
    E çfar u bë kur u lotuam.
    Asgjë s'ka ndodh nga mëndia hiqëm,
    Asgjë dhe kur u dashuruam.

    Kur nis këndoj si një i dehur,
    Në mëndje shfaqesh vetëm ti.
    Aty si murg jam për tu prehur,
    Aty çdo flakë ndes dashuri.

  3. #543
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Tek shkronjat tua, shndërrohen në perla të thurur,
    vargëzohen në qafën e vashëzës së bukur...


    Komplimentet e mia i nderuar, ju lexoj rrjedhimisht me ëndje.

    Love has no limits

  4. #544
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga symphony Lexo Postimin
    Tek shkronjat tua, shndërrohen në perla të thurur,
    vargëzohen në qafën e vashëzës së bukur...


    Komplimentet e mia i nderuar, ju lexoj rrjedhimisht me ëndje.


    Respekte symphony..........!



    Më lodh.

    Më lodh një varg i ngatërruar,
    S'di ku fillon e ku mbaron.
    Si i pa shpirt e ke coptuar,
    Sa metafora po lëngon.

    I kokolepsur,një gjë pa shije,
    Mendimi fillin nuk e kap.
    I tharë si shkarpë, që nuk bën hije,
    Si pijaneci i bërë tapë.

    E kthej,stërkthej në të lexuar,
    Asgjë s'kuptoj çfar shkruan ti.
    Ose unë jam i pa lexuar,
    O ti nuk shkruan poezi.

    Mendim,muzikë,varg të rimuar,
    Asgjë më shumë nuk dua unë.
    Një poezi të kompletuar,
    Filozofia të lëri gjurmë.

    Abstraktja jote,ta them s'ka vlerë,
    Kotë e lodh vargun,kotë më lodh mua.
    Bën mirë ta mbyllësh këtë derë,
    Poezi si kjo, në jëtë nuk dua.

  5. #545
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    S'më duhen


    Nuk më duhen lajme për ty,
    As zëra për ty nuk më duhen.
    As bota e gjerë pa kufi,
    As dora mbi shpinë që të kruhem.

    Nuk më duhen as sytë gënjeshtarë,
    As buzët që djegin si specë.
    As zemëra jote e përdalë,
    As gjoksi ku mendon se ngecë.

    S'më duhen as frazat e kota,
    As pozat nudo s'më duhen.
    Nuk më duhet aspak e gjithë bota,
    Një shpellë më del që të ruhem.

    Nuk më duhet aspak kjo mëshirë,
    As kjo krenari hajdute.
    Më duhet një zemër e mirë,
    Gjithë jetën për mua të lutet.

    S'më duhet e s'di çfar më duhet,
    S'më duhet as dhimbje as lotë.
    Një rrugë pa mina më duhet
    Dhe ti të më duash në Zotë.

  6. #546
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    S'jam i bindur....

    E gjeta veten time,rrëzuar mbi gërmadhë,
    Mes guriçkave ishja strukur i trëmbur.
    I harruar në vite nga miqtë e rrallë,
    Si një kalorës me ftyrë të shëmbur.

    I gjeta pjesët e trupit hedhur mbi tela,
    Si rroba të vjetra pa asnjë vlerë.
    Në det lundroja,si një anije pa vela,
    Dhe zemra nuk hapte as më të voglën derë.

    E gjeta zërin tim, kumbus,
    Mes honeve i ngjirrur,i lodhur.
    Botën e shikonte si ushtar zbulus
    Dhe më thoshte je i kudondodhur.

    E gjeta veten time mes planeteve,
    Si luftonte me jetën jarane.
    Si tallesh mes hajdutve dhe profetve,
    Si parfumohej shpirti buzë lane.

    E gjeta veten time,por s'ishja i bindur,
    Më dukej dikush tjetër,skllav i robëruar,
    Sikur nga një nënë tjetër kisha lindur
    Dhe të gjithë më kishin tradhëtuar.

  7. #547
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Përshëndetje z. Riza, ju shtoftë më tej frymëzimi në secilin varg.
    Klm.

  8. #548
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    Citim Postuar më parë nga gloreta Lexo Postimin
    Përshëndetje z. Riza, ju shtoftë më tej frymëzimi në secilin varg.
    Klm.
    Faleminderit gloreta dhe unë ju përshëndes dhe ju uroj gjithë të mirat në jetën tuaj. Suksese në krijimtarinë tuaj letrare...Respekte

  9. #549
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    Kjo vajzë


    Kjo vajzë më duket vagabonde,
    E etur për zemra të tjera.
    Në kurth më fuste po të donte,
    Se aromonte si pranvera.

    Në dashuri e bënte ligjin,
    Me të jetonte çdo minutë,
    Po lutesha që të më hiqnin,
    Se po m'i ngatërronte trutë.

    Kish një shikim shumë të lakmuar,
    Ta shkelte syrin si një horre.
    S'e kish' problem për të kërkuar,
    Një puthje buzësh si dashnore.

    E drithte belin si ruletë,
    Pozonte si për shtatë palë qejfe.
    Nga toka komandonte retë
    Dhe zemrës s'i pranonte mllefe.

    Ka lindë e tillë nga Perëndia,
    Ta drejtojë botën me komandë.
    T'u thotë : Ja ku është dashuria !,
    Si himne luftash nga një bandë.

    Por unë ndjej frikë nga vagabondja,
    Se mos më thithi si kuçedër.
    Mos m'a mbush shpirtin plotë me nojma
    Dhe më tharton si dhallë në vedër.

    Kjo vajzë më duket vagabonde,
    Një vagabonde shumë e mirë.
    Si një spartan dashurinë mbronte
    Edhe të shkrinte si rrëshirë.

  10. #550
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    Ndjej frikë.

    Ky autobuz,si breshkë ugari,
    Lëviz ngadalë nëpër qytet,
    Me orë të tëra ngela së pari,
    Kthesën e rrugës e bëra drejtë.

    Mbushur me njerëz si milingona,
    Gjoks më gjoks e buzë më buzë,
    I ndarë më duket si me kolona,
    Si varg poeti që pret një muzë.

    Në mijra sy e dalloj tëndin,
    Tek xhamat si një yll pas reje.
    Këto vonesa gati më çmëndin,
    As një pikë gjaku s'kalon në deje.

    Kam frikë se s'vjen dhe ndërron mëndje
    Zbret diku në një stacion tjetër.
    S'e di si ndodhesh a je në gjëndje,
    Të udhëtosh me gjënë e vjetër.

    Ndaj po të pres, s'lëviz nga vëndi,
    Me sy e mëndje nga po vjen ti.
    I strukur tek qoshja,tek këndi,
    Atje ku vlon veç dashuri.

    E pres me mall zbritjen tënde
    Dhe hapat po ti numuroj.
    Nëse më gjën në tjetër gjëndje,
    Ky ankthi pritjes më torturoj.

    Ky autobus si breshkë ugari,
    Si për inat lëviz ngadalë.
    E pres atë me vatra malli,
    Që zëmrën prapë të m'a rimgjallë.

Faqja 55 prej 59 FillimFillim ... 5455354555657 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •