Close
Faqja 52 prej 59 FillimFillim ... 2425051525354 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 583
  1. #511
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    M'a thuaj.......

    M'a thuaj, sa të kushton jeta?
    Sa vlen njeriu, kur është gjallë?
    A matet jeta, nga kuleta?!
    M'a thuaj ti, mos jam i marrë?!

    M'a thuaj ti, që të kam engjëll,
    Se vetëm ty, mbi tokë besoj
    A thua bota, qënka femër?!
    Dhe riprodhon, çfar s'egziston?!

    Sa e vështirë,t'a jetosh jetën
    Dhe matës s'paska,jo për zot.
    Kur ti fillon prek tatëpjetën,
    S'e di çfar fundi do jet' sot....

  2. #512
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Aspak.......

    Aspak s'po ndjehem i qetuar,
    Në këtë natë,ku fryma ngrin.
    Shikoj mbi xhamin e lëmuar,
    Si ngrica veten e lëpin.

    E shikoj veten, si një plak dimri
    Sikur mbi kokë,një mal me borë.
    Më duken yjet, si aktorë filmi
    Më përshëndesi nga larg me dorë.

    Ndeza qirinj tek pragu i derës
    Dhe dritë i solla botës mbanë.
    Ja solla ditët e pranverës
    Dhe iku dimri me bisht në shalë.

  3. #513
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë

    Na lodhën.....

    Na lodhën hallet
    e dimrit furtunë.
    Ulok na mblodhën
    u bëmë kërcu.
    Ti nuk po më njeh,
    s'po të nof as unë
    Të dy qeshim kot,
    flasim kuturu.

    Nuk na lanë të qetë
    ta gëzonim jetën.
    Drizat na mbuluan
    nga koka në këmbë,
    Ç'ishte ky mallkim
    që si re na mbetën
    Dhe s'na lanë në gojë
    as dhëmballë,as dhëmbë.

    Si do t'a shtyjmë dimrin
    mbi rrogoz të lagur,
    Ç'far t'u bëjmë reve,
    të mos na pushtojnë?!
    Un' jam duke ikur,
    ti je duke ardhur
    mos paçim një fat,
    Lutem të ndryshojnë....

  4. #514
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    S'na the gjë....


    Për çfar t'ju flas?
    Çfar kini nevojë?!
    Mjaft u morët
    me politikë.
    Lëreni,
    të pistën lojë,
    S'është për ju,
    është për të paciptë.

    Ju sot
    mund të lexoni
    postimet e mija,
    Të ëmbëlsoheni,
    thartoheni,
    e ti shtrëmbëroni turinjtë.
    Të thoni:
    Ky s'marrka vesh
    nga poezia,
    S'na tha gjë
    për faqezinjtë......
    Nuk eshte e vertete miku im Riza qe s'na the gje. Ti me poezite e tua thua, thua e vec thua. Dhe thua shume por,,,,,,,, miku im i mire DAULLJA BIE PER ATA QE KANE VESHE apo jo

  5. #515
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...


    Ka qënë.....


    Ka qënë një kohë
    (jo shumë e largët),
    Kur ecia e cia
    e s'ndaloja.
    Asgjë nuk flisja
    e bëja të mangët
    Dhe me zemër,
    kurrë s'nervozoja.

    Ka qënë një kohë,
    kur lulet çelnin nga shikimi
    Ashtu siç çela
    dhe unë tek sytë e tu.
    Në pyje,në ara
    mbretëronte blerimi
    Dhe era na zgjonte
    e na shkundesh në tru.

    Ka qënë një kohë,
    kur kalldrëmet këndonin,
    kur kalonim ne,
    Trëndafilat i hapnin petalet
    tek buza jonë.
    Rrufetë coptoheshin
    që sipër mbi re
    Dhe rrezet e hënës
    vallzonin në dhomë.

    Ndoshta kjo kohë iku
    e mbaroi misionin e saj.
    Vëndin ja la kësaj
    kohe shtrigë,
    Ja dhe kjo do iki
    e ç'do ndodhi pastaj?
    A thua se nuk shfaqet më
    ndonjë gjë e ligë?!


    Përshëndetje Kujtim.Ju uroj shëndet e gëzuar festat e fundvitit.Qoftë 2011 viti i mbarësisë në jetën dhe familjen tënde..Respekte mik i dashur...

  6. #516
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Përshëndetje Kujtim.Ju uroj shëndet e gëzuar festat e fundvitit.Qoftë 2011 viti i mbarësisë në jetën dhe familjen tënde..Respekte mik i dashur...[/B][/COLOR][/QUOTE]

    Faleminderit Riza te falenderoj per poezite e bukura qe sjell ketu ne forum.

  7. #517
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë..

    Dashuri të tilla...........


    Ti,tani për mua,rallëherë,kujtohesh,
    Veç më përshëndet,me ndonjë mesazh.
    As mall nuk po ndjen dhe as ligështohesh
    Po më heq nga zemra, si ndonjë abrash.

    Natyrisht, jam lodhur, nga pritja pafund
    Edhe jam mërzitur me dëshirën time.
    Un' e kam pas ditur,çdogjë ka një fund,
    Por ti s'e ke ditur, që je jeta ime.

    Dashuri të tilla sjellin vetëm dhimbje,
    Shpirtin ta brengosin,të ngecen në fyt,
    Un' vetëm kam qarë, që ditën në lindje,
    Tani ti me zemër e duar më mbyt......

  8. #518
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'ke pse......?!


    S'ke pse të mërzitesh,ç'far bëj sonte,
    Jam i pirë,a eci rrugës,i pamënd.
    Jam duke dëfryer dalur mode
    Apo si kallkan, jam i ngrirë në shkëmb.

    Nuk ke pse të pyetësh,ku jam sonte,
    Edhe nëpër mënd, kot që më mban.
    Shpirti yt i zi, po të më donte,
    Nuk më linte, si një pa vatan .

    S'ke pse të më pyetësh ashiqare,
    Kur zemra s'ta ndjen e s'ta kërkon,
    Ti je mëkatare që beqare,
    Tani me mëkate dashuron.

    S'ke pse të më duash për mëshirë,
    Kur mëshirën,kurrë s'e kam dashur.
    Po të ikësh të më lësh të lirë,
    Do ta quaj nder moj buzëplasur....

  9. #519
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Po nuk erdhe ti....

    Fjala bëhet kollë,
    Dimri pikon lotë,
    Nata bëhet murg,
    Dita jeton kotë.

    Qielli i shtypur,
    Zogjtë të plagosur,
    Hëna,yjet,hipur,
    Ballit të rrudhosur.

    Po nuk erdhe ti,
    Asgjë s'është e bardhë,
    Shpresa bëhet hi,
    Loti bëhet dallgë.....

  10. #520
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Kush të tha.....

    Kush të thaë jam i egër?
    Kush të tha: Që s'di të zbus?!
    Po të ishja kaq i verbër,
    Do të vdisja si një lyps.

    Kush të tha: Që nuk të dua,
    E beson, apo veç ndruhesh,
    Kur më flet, dridhem në thua,
    Kur nuk pyet ,s'ke pse ruhesh?!

    Kush të tha, jam më i miri
    Se un' këtë, s'e besoj,
    Veç, po tretem si qiriri
    Dhe s'besoj, më të ndriçoj.

    Kush të thaë jam i egër
    Dhe thërmoj, gur edhe zall
    Do të doja si një zerbër,
    Veç për ty, të kishja mall.

    Ja më deshe,ja s'më deshe,
    Unë pë ty, betohem rëndë.
    Po qe se ti, do të më qeshje.
    Do pëllisja si i lënë.....

Faqja 52 prej 59 FillimFillim ... 2425051525354 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •