Close
Faqja 49 prej 59 FillimFillim ... 394748495051 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 490 prej 583
  1. #481
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Respekte Nanushi për pjesmarrjen dhe komentin.......


    Në se shihni........


    Në se shihni një veshgjatë,
    Që pëllet nëpër podiume.
    Mos i thoni që është "****"
    Mos e matni me volume.

    Në se shihni një çakëll,
    Që me mish nuk ngopet kurrë,
    Mos i thoni je barkdërr,
    Mos i thoni i paudhë.


    Në se shihni derrin be,
    Që në llucë më s'shakullepset.
    Mos i thoni një rrufe
    Se me morra po molepset.

    Në se shihni,vetëm shihni
    Dhe aspak nuk reagoni.
    Shurrën më lart do t'ja ngrini,
    Veten tuaj do mbuloni......

  2. #482
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Merr çfar ty të duhet......


    Merre ndjenjën time,bëje lapidar,
    Vendose në një majë kodre,pa pemë.
    Çdo darkë pa rënë hëna,ndizma një pishtar
    Lëri zogjtë atje ta ngrejnë folenë.

    Merre zemrën time,bëhu me dy zemra,
    Pulsin matja natën,kur zë e lëngon.
    Po të erdhi mirë,më shiko në ëndrra,
    Nëse të mërziti,flake si karton.

    Merri sytë e mi, përdori si syze,
    Kur ta shikosh botën, vetëm mjegullirë.
    Kur të iki dielli, thuam si u ngryse,
    Kur të zbardhi dita, a u gdhive mirë.

    Merr çfar ty të duhet tani sa jam gjallë,
    Ngrije muzeumin,brënda shpirtit tënd.
    Nëse unë do vdes edhe bëhem djall'
    Mbi gurin e varrit shkruaj : I pamënd.....

  3. #483
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Eci i menduar.......


    Mbi buzët e plasura të rrugëve të jetës,
    Eci i menduar dhe puth gurët.
    Çdogjë e fshehur prej të vërtetës
    Acari i ka tharë dhe drurët.

    Si një zog ulem mbi shkëmbin e ngrirë,
    Mbi buzët e tij çerdhen e jetës ndërtoj.
    Dhe pse kjo rrugë më duket e nxirë
    Me gëlqeren e shpirtit e lyej dhe jetoj.....

  4. #484
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Paçka..........


    Paçka,se burgun,s'e kam provuar,
    Me shpirt,në burg kam qënë përherë.
    Me driza rrugën m'a kini shtruar,
    Veç bar pranverë kam mbjellë ngaherë.

    Paçka se mëndia nuk më ka ikur,
    I lojtur un' kam qënë gjithmonë,
    Kur budallai thot' jam i ditur,
    Un' të vërtetën e quaj lojë.

    Paçka se jam një gjë e gjallë,
    Un' vdekjen shpesh e kam provuar.
    Ju që më merrni si të marrë,
    Veç marrëzi kini prodhuar......
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 14-12-2010 më 04:33

  5. #485
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008!
    Erdha unë fill mbas teje, me katër vargje....

    Sa do të doja që të marrosem
    Madje të gjeja dhe një Spital
    Ku asnjëherë të mos... kurohem
    dhe të gjith jetën të rri...budall!

  6. #486
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Përshëndetje Agim Doçi......




    Ja dhe kjo.......

    Ja dhe kjo shtëpi qënka rrëzuar,
    Kjo portë dremitkërka në këmbë.
    Un' i shikoj si i hutuar
    Dhe dhimbjen e përtyp me dhëmbë.

    Ja dhe kjo rrugicë,mbuluar me ferra,
    Kjo pjeshkë qënkërka bërë shkarpë.
    Kjo shtëpia tjetër kë po pret tek dera?
    Përse kanatat nuk po i hapë?!

    Ja dhe kjo varrezë qënkërka plakur.
    Gërmat janë pleksur me fijet e barit.
    Përse erdha kaq herët,pa zbardhur
    Dhe vajtokam me mëndjen e të marrit?!

    Ja dhe kjo,ja dhe kjo qënkërkan shkretuar,
    Malet paskan lëvizur nga vëndi.
    Veç mallin tim të pëvëuar,
    Burimi me sisë nëne e mëndi.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 14-12-2010 më 11:04

  7. #487
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    I gjeta........


    E gjeta, thesarin e mëndjes time,
    Diku në një lëndinë mblidhte lule.
    Larg miqve e vajzave thatime
    Mbi petalet parfumosej me pekule.

    E gjeta, çdogjë që më kishte humbur ndër vite,
    Në rrëpirat e lodrave fëminore.
    I fola zotit : Sa mirë që më prite !
    Sa mirë që dy herë po më mban përdore.

    I gjeta, tekat e mia,pas gardhores tek selishta.
    U përshëndeta dhe e prezantova veten.
    Qeshi dhe i çeli gjethet shelgjishta
    Dhe buzëqeshjet tek jargavani fjetën.

    I gjeta dhe dashuritë e ndaluara,
    Që si fantazmë më trëmbnin çdo ditë.
    Ato që për mua quheshin të tradhëtuara
    Tani i kam në shpirt dhe m'i përkëdhelin sytë..
    I gjeta..........

  8. #488
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Po përse....?!

    Po përse nuk më pyetët: Ku isha?
    Apo s'e kishit në ditarin e pyetjeve.
    S'më patë, që isha bërë si bisha
    Dhe mund t'u kafshoja për mbytje?!

    Po përse vërtet nuk më pyetët,
    Mos kishit ndrojtje nga mua?!
    Fytyrat përse ju i ndukët,
    Si miu diku në katua?!

    Përse vallë, përse,kaq moskokçarës,
    Njëlloj si me qënë një gur në rrugë.
    Dhe sikur të isha një përçarës,
    Prap do t'ju pyesja: A thahet deti me lugë?!

  9. #489
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vargje kuptimplote, me ndjeshmëri të thellë, inspiruar në realitetin e kohës, të përtypura kujdesshëm e mishëruara me njëra tjetrën, harmonike e grishëse, nga një kohë e cila nuk e lë të qetë shpirtin tuaj artistik, i nderuar poet. Po shndrisni me krijime të tilla. Ju lexoj me kërshëri e kënaqësi. Suksese!
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #490
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Vargje kuptimplote, me ndjeshmëri të thellë, inspiruar në realitetin e kohës, të përtypura kujdesshëm e mishëruara me njëra tjetrën, harmonike e grishëse, nga një kohë e cila nuk e lë të qetë shpirtin tuaj artistik, i nderuar poet. Po shndrisni me krijime të tilla. Ju lexoj me kërshëri e kënaqësi. Suksese!
    Dar_di !Ju uroj mirësi ,lumturi dhe gjithçka të mirë që ka kjo botë.Fundvit të sukseshëm dhe një mbarësi në 2011...Respekte...


    Ai ishte..........


    Ai ishte një njeri i dalë mode,
    S'kishte ide,vetëm shterpësi.
    I pëlqente jeta komode,
    Dhe atje thurte ligësi....

    Ai ishte një njeri mostër,
    Pëlliste,kur flinte gjumë.
    Të gjithve u thoshte : Jeni të poshtër
    Me gjith lecka do t'u hedh në lumë.

    Ai ishte kallkani i shpresës njerëzore,
    Helmi lundronte në damarët e ti.
    Lapidar kërkonte dhe në nevojtore,
    Dhe portretin në çdo shtëpi.

    Ai ishte fantazma e këtij fundshekulli
    Maskarai i një kombi vital.
    I pistë si ndryshku i një hekuri
    Dhe si një qën u varros në varr......
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 16-12-2010 më 04:28

Faqja 49 prej 59 FillimFillim ... 394748495051 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •