Close
Faqja 47 prej 59 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 583
  1. #461
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'di se pse.....?

    S'di pse sot urrejtjen, zë në gojë,
    E dhe them: Ka ngelur pak për ty.
    Ti që jetën e ke kthyer lojë,
    Më vështron si korbi drejt në sy.

    U bë kohë,këtë fjalë s'e përdorja,
    I betuar s'do ta përdoria kurrë.
    Po ti ç'pate m'u qepe si rrodhja
    Dhe si vemje më rri mbi lëkurë.

    Un' urrejtjen e kisha harruar,
    Ç'deshe që ma ngjalle përsëri?!
    Ma brengose shpirtin,me lodrate tua.
    Dhe ma vodhe, atë pak dashuri....

    P.S: Për arsye redaktimi postimi hidhet dy herë

  2. #462
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Trishtimi im.......


    Trishtimi im pa masë e kufi
    Dhe nervat të bëra çorap.
    Dal në rrugë nuk ma var njeri,
    Veç gjethet e rrëzuara mbi baltë.

    Ja dhe kjo ditë aspak s'më tërheq,
    Supet m'i lag shiu,era m'i qeth flokët.
    Në djall të gjitha,kur asgjë nuk ndreq
    Edhe mëntë e mija si hajdut m'i rrokët.

    Trishtimi im s'paska të sosur.
    Vetveten e qan me dënesë.
    Si një huligan të më kishit varrosur,
    Në botën tjetër do kisha më shpresë.

  3. #463
    Shefki Meka
    Anëtarësuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Trishtimi im.......


    Trishtimi im pa masë e kufi
    Dhe nervat të bëra çorap.
    Dal në rrugë nuk ma var njeri,
    Veç gjethet e rrëzuara mbi baltë.

    Ja dhe kjo ditë aspak s'më tërheq,
    Supet m'i lag shiu,era m'i qeth flokët.
    Në djall të gjitha,kur asgjë nuk ndreq
    Edhe mëntë e mija si hajdut m'i rrokët.

    Trishtimi im s'paska të sosur.
    Vetveten e qan me dënesë.
    Si një huligan të më kishit varrosur,
    Në botën tjetër do kisha më shpresë.
    Bukur shume Riza!...

  4. #464
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Përshëndetje salamanda......


    Erdhi koha......


    Nga kjo rrugicë,un' po largohem,
    Po ta lë ty si për kujtim.
    Në shpirt po zë e po hollohem,
    Në zë i mekur si jetim.

    Po ta lë ty muzikën time,
    Dëgjoje ëmbël çdo mëngjes
    Dhe gas e vaj e dridhërime,
    Ti kam lënë ty ti kesh në pjes.

    Në ikje un' po mbaj vetminë,
    Si një beqar i stazhionuar,
    Kur zemra të kujtoj rininë,
    Do ndizesh flak' në kraharuar.

    Duhet ikur......Erdhi koha
    Dhe pse shpirti ngeli pas,
    Kjo rrugicë më ftoh si lloha
    Dhe s'djej më të njëjtin gas.......

  5. #465
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Shkoj e vi në ato rrugë.....


    Shkoj e vi në ato rrugë,
    Rruga drizë e ferra buzë.

    Lodhet rruga,lodhem unë,
    Nata s'flë e un' s'flë gjumë.

    Shpirti ngryset në grminë
    Dhe rrufetë ulërijnë.

    Ndizen flak' kockat në varre,
    Un' i gjalli djegur fare.

    Loti lumë e bregu tharë,
    Shkoj e vi si zog' i vrarë.

    Rrug' që rron me shpresën time,
    Korbi kërmën gjën me kile.

    Shkoj e vi në ato rrugë,
    Si një hije drurët tund....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 03-12-2010 më 04:53

  6. #466
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Eja........

    Un' të pres,po a pret koha?!
    Se mos nis ndonjë furtunë.
    Zbardhet rruga nga dëbora
    Edhe kallkan bëhem unë.

    Prandaj eja.s'ke çfar pret'
    Nga kjo rrugë ku çelën lulet.
    Edhe nata digjet vet'
    Edhe zemra ime s'tkurret.

    Eja, eja,sa ka flakë
    Edhe s'ke nevojë për hënë.
    Ta shikojë dhe zoti lartë
    Ta bekoi atë pa thënë....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 04-12-2010 më 08:07

  7. #467
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Më kot e kini......


    O njerëz të trishtuar,çfar kërkoni?
    Që syt' nga qielli i mbani kuturu....
    Atë që ju më shumë po besoni
    Ai trishtimin ua ka ngul' në tru.

    Edhe ju heshtni e mbani syt' nga qielli,
    Nga zoti prisni gas e lumturi.
    Më kot e kini,s'ndriçon për juve dielli,
    Veç furtunë ka ngelur,do t'u ngordh' si mi....

  8. #468
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Gabuat, o njerëz, gabuat....


    Gabuat,o njerëz, gabuat
    Dhe s'kini gabuar njëherë.
    Atë që prift,aprovuat,
    Ja krehët mjekrrën përherë.

    Ç'u duhet një prift i tillë,
    Ç'u duhet kjo mjekër e gjatë.
    Ai fabrikon veç kopilë
    Dhe kopilat ua lë ju në shtratë.

    Gabuat,o njerëz,gabuat,
    Ju prap do gaboni përsëri.
    U lutët e zotin mallkuat,
    E kurrë s'e kuptuat ç'është ai....

  9. #469
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    E kam të dëgjuar....


    Kur ishja djal' i ri
    E dëgjoja shpesh këtë fjalë:
    Populli është bagëti
    Dhe bariu një batakçi i rrallë.

    S'e besoja dhe s'e di përse,
    Qeshja me të tilla bejte.
    Sot bariu më duket be
    Dhe populli kope, që s'di ku vete...

  10. #470
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Në se zë e pyet.....


    Në se zë e pyet : Si ke qën' pa mua?!
    Si t'u dukën ditët,si t'u dukën netët?!
    A të shkonte mëndia,për një tjetër grua?
    Apo ke ndaluar tek ajo që mbetët.

    Un' po të përgjigjem pa m'u dridh' qerpiku,
    Ashtu si një trim që s'ka frik' nga plumbi.
    Ditët edhe netët, si një prit armiku,
    Edhe zemra rrifte, si gugim pëllumbi.

    Pa për grua tjetër, s'po të hapem fare,
    Se vetmi e shpirtit pranon çdo tik-tak.
    Por si ti nuk gjeta,si dele manare,
    Ndaj vija vërdall,si ndonjë kaçak....

Faqja 47 prej 59 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •