S'di se pse.....?
S'di pse sot urrejtjen, zë në gojë,
E dhe them: Ka ngelur pak për ty.
Ti që jetën e ke kthyer lojë,
Më vështron si korbi drejt në sy.
U bë kohë,këtë fjalë s'e përdorja,
I betuar s'do ta përdoria kurrë.
Po ti ç'pate m'u qepe si rrodhja
Dhe si vemje më rri mbi lëkurë.
Un' urrejtjen e kisha harruar,
Ç'deshe që ma ngjalle përsëri?!
Ma brengose shpirtin,me lodrate tua.
Dhe ma vodhe, atë pak dashuri....
P.S: Për arsye redaktimi postimi hidhet dy herë
Krijoni Kontakt