Close
Faqja 40 prej 59 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 583
  1. #391
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Pse....?!

    Pse nuk më del pak në dritare?
    Pse nuk më jep një shënjë me sy?!
    T'ja hapësh zemrës një kamare,
    Ti thuash hënës ndriçoj si ty.

    Pse nuk më flet njëherë me gojë?
    Çfar të kam bërë m'a thuaj ti.
    M'a nxorre fare të shkretën bojë,
    Më fike si kongjill në hi.

    Përse,përse s'thua të dua,
    Kur dashuria ka hedhur rrënjë.
    Çfar ke e dashur,vetëm m'a thuaj
    Si kali trojës mund të sjell gjëmë.

  2. #392
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008

    Ju jam mirenjohes per fjalet e mira. Ja qe ne Mbreterine e Vargut, ju jeni nje Princ Fisnik
    Respekt

  3. #393
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    riza2008

    Ju jam mirenjohes per fjalet e mira. Ja qe ne Mbreterine e Vargut, ju jeni nje Princ Fisnik
    Respekt
    Z.Doçi jeni miku më i mirë,po si poet jeni i pa zvëndësushëm.Në vazhdim dhe pak me vonesë për arsye njerëzore po ju postoj një poezi të rastit,kryesisht lirike....

    S'jam fajtor.....

    S'jam fajtor për kokën tënde,
    Ta them me shpirt dhe më beso
    Kur sytë, të shikojnë me ëndje,
    Më duket vetia si hero.

    S'jam fajtor ti luaj vëndi,
    Dëgjomi rrahjet,si tërmet,
    Një vetull pe,nga pak më çmendi
    Dhe më shpërbëri,si kometë.

    Nuk jam fajtor,as i lajthitur,
    Njeri besnik në dashuri,
    As vet' s'e di sa të kam pritur,
    Po më the jo,më solle zi

  4. #394
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Asnje fajtor, qe eshte pa faj
    nuk mund te rrij pa vjerrsheruar
    Me vargun tend, s'dua te qaj
    Se je "fajtor" shume i nderuar!

    Pastaj,ke shkruar gjithmon me zemer
    Madje dhe vargje qe dritherojne
    Kur nje poet, te hedh ne ender
    Patjeter njerzit dhe...dashurojne

    Tashti i dashur, poet shpirtnor
    Nuk behesh lehtë, pa frymezim
    Une te lexoj si bashkepuntor.
    Qofsh pendë artë, ne vjerrsherim!

  5. #395
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    S'e di ti e s'e di unë...?

    S'e di ti po ta them unë,
    S'e di unë thuama ti.
    Po u zgjat dhe pak më shumë,
    Kjo nuk quhet dashuri.

    S'e di ti, mësoje vetë,
    S'e di unë, s'të kërkoj ndihmë.
    Veç e di një të vërtetë
    Turpi vjen si vetëtimë.

    S'e di ti e s'e di unë
    Kjo gjë rregullohet shpejtë.
    Un të puth edhe në gjumë,
    Ti më puth,kur s'ka më fletë....


    I nderuari Doçi shpirti dhe zemra jote nuk kan' për t'u plakur kurrë...Gjë e bukur keni për t'u mbetur....

  6. #396
    barcelona Maska e shpresa-gazi
    Anëtarësuar
    28-09-2010
    Vendndodhja
    NE TOKE
    Postime
    128

    -EPILOG-Rregulli i te jetuarit

    -Ne paq deshire qe t ia punosh a t ia hedhesh kundershtarit,
    -me thoshte nje plak batakqi,-godite per ato mangesi qe i ndien
    se i ke vete.Shperthe...dhe perplasja.
    Se pari:kjo gje do te bej qe te tjeret te mendojn se ti nuk i ke keto te meta.
    Se dyti:zemerimi yt madje mund te jet edhe i sinqert...
    Ti mund ti perdoresh ato dobesi qe i ke vete.
    Ne qoft se ti,per shembull,je renegat,sulmoje kundershtarin per munges
    bindjesh.
    Po te jesh lake ne shpirt,thiri me inat se eshte lake...lake i civilizimit,
    i evropes,i socializmit.
    -Mund te thuash edhe:i nenshtruar i mosnenshtrimit,-verejtja.
    Edhe keshtu ndodh....

  7. #397
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga shpresa-gazi Lexo Postimin
    -Ne paq deshire qe t ia punosh a t ia hedhesh kundershtarit,
    -me thoshte nje plak batakqi,-godite per ato mangesi qe i ndien
    se i ke vete.Shperthe...dhe perplasja.
    Se pari:kjo gje do te bej qe te tjeret te mendojn se ti nuk i ke keto te meta.
    Se dyti:zemerimi yt madje mund te A edhe i sinqert...
    Ti mund ti perdoresh ato dobesi qe i ke vete.
    Ne qoft se ti,per shembull,je renegat,sulmoje kundershtarin per munges
    bindjesh.
    Po te jesh lake ne shpirt,thiri me inat se eshte lake...lake i civilizimit,
    i evropes,i socializmit.
    -Mund te thuash edhe:i nenshtruar i mosnenshtrimit,-verejtja.
    Edhe keshtu ndodh....

    Po mirë moj shpresa që ma gjete derën,por siç ke hyrë ashtu dhe ke dalë nga dera.Kjo është një temë poetike që po të pëlqen jap përshtypjet e tua,po nuk të pëlqen largohesh në heshtje dhe materialin që ke hedhur duhet të ketë një vënd tjetër e jo këtu,apo kështu e ke ti ku të gjësh vënd i shkarkon ngarkesat e tua.Je e re në forum e ndoshta si njef mire rregullat.Gjithsesi kalofshi mirë dhe dhënçi leksione sipas midesë tuaj.....

  8. #398
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Kam dashur......

    Ti prap' do vish ashtu e ndrojtur,
    Mes turmës në qytet.
    Pranë gjoksit tim do rrish e mbrojtur,
    Ashtu siç di ti vetë.

    Në gjoksin tim do ndjesh tërmete,
    Që s'e përmbysin botën.
    Unë si i dehur s'do vi në vete,
    S'do di ku do kem kokën.

    Do ti ngul sytë si shigjeta,
    Mbi buzët embëlsirë.
    Ta dish që ti je e vërteta,
    Je dielli i ditës mirë.

    Gjithmonë kam dashur të rrimë bashkë,
    Në diell e furtunë.
    Tek një minder mbushur me kashtë,
    I lumtur të flë gjumë.

  9. #399
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Erdhi koha......

    Erdhi koha të mësoj gjëra të reja,
    Të pi ilaçe para dhe pas buke.
    Të rri i heshtur,si mali nga reja
    Dhe të më dridhen duart pas bishtit të një luge.

    Erdhi koha të eci si kërmilli,
    Mbështetur pas bastunit,shokut tim.
    Të kruaj dhëmbët e ngelur si vampiri
    Dhe para një foshnje të qaj me mallëngjim.

    Erdhi koha s'dëgjoj as bubullimat,
    Dita më duket si qiri në fikje.
    Ç'ti bësh s'është moshë për trimat
    Më duhet ti mësoj këto gjëra në ikje......

  10. #400
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    [=riza2008;2890192]Erdhi koha......

    Erdhi koha të mësoj gjëra të reja,
    Të pi ilaçe para dhe buke.
    Të rri i heshtur,si mali nga reja
    Dhe të më dridhen duart pas bishtit të një luge.

    Erdhi koha të eci si kërmilli,
    Mbështetur pas bastunit,shokut tim.
    Të kruaj dhëmbët e ngelur si vampiri
    Dhe para një foshnje të qaj me mallëngjim.

    Erdhi koha s'dëgjoj as bubullimat,
    Dita më duket si qiri në fikje.
    Ç'ti bësh s'është moshë për trimat
    Më duhet ti mësoj këto gjëra në ikje......
    [/QUOTE]

    riza2008,me pelqeka menyra se si shkruan,te lumte pra!
    S`e kane thene kot : Poeti eshte i lindur i tille.
    Se s`ka kohe te behet, do thoja une.

Faqja 40 prej 59 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •