Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Miku ime une me kete desha t'i pergjigjem me shaka,z.Ademit nuk ishte gje e keqe!
Ky ishte nje ngacmim i hareshem nga i nderuari,ashtu e kuptova une!Une nga shkrimet Tuaja mesova shum,dhe nje falenderim i sinqert te takon pikrisht TY!Po të dy jeni problema ju, edhe ti, edhe e panjohura hahahaha.
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Të uroj Riza për botimin e librit tuaj!
Qofshi gjithmonë mirë familjarisht!
Urime z. Riza per botimin e librit. Uroj qe sa me shpejt te dalin ne botim edhe krijimet e tjera te tuat. Shume suksese.
UNE ECJA, NDJEJA DHE BESOJA
Une ecja…
e veshur me shprese,
me endrra, me besim
une ecja drejt qellimit.
Une ndjeja…
pergedheljen e vales se dashurise
dhe shihja shkelqim
ne kulmin e gezimit.
Une besoja
se nje dite do te rritem shume
do t’ia gjeje kulmin kenaqesise.
Une nuk dija
se edhe vuajtje kishte ne ate lum
te jetes, te dashurise…
Une nuk besova
se bota e madhe se permbush vetmine
une vetem kerkova
dashurine, dashurine, dashurine.
S'mendon njeri......
Më dhimbsesh, o njeri, që shtrihesh bulevardit,
Një strehë për ty s'u gjet në këtë botë.
I tharë,cung,si fleta e një rrapi,
Ku era e përplas ,ku mund, e fare kotë.
Ti s'ke nevojë për vargje nga poeti,
Që ti dhuron me shpirt e simpati.
Gjë tjetër s'ka ç'të jap dhe ky i shkreti,
Me libra s'blihet asnjëherë shtëpi.
Ti ke nevojë për ndihmë nga dikush tjetër,
Që shqip i thonë "Shtet",por nga ky s'kemi,
Prandaj do shtrihesh mbi karton mbi letër,
Sa kohë në krye të kemi njer'z me brirë demi.....
Ju falenderoj të gjithve për urimet që më kini dërguar pë botimin e librit; "Në sqetullat e erës".Ju uroj dhe juve shëndet e plotsim dëshirash .Respekte....
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 03-08-2010 më 06:04
Më pëlqen vetmia..........
Natën e kam qejf pa hënë,
Një xixëllonjë më vlen për errësirë.
Diçka mbi tavolinë e dua për të ngrënë
Në vënd të ujit,një kriko birrë.
Me veten të llafosem,ndjehem mirë,
Me gjonin të këndoj e ngrej një kor.
Mëngjezeve të ngrihem herët,pa gdhirë
Dhe vërdall të vi nëpër oborr.
Ti ftoj miqtë pas mesnate të vinë,
Ashtu të djegur nga dita me vapë.
Tu jap raki të dënden të pinë
Dhe të ikin nga kanë ardhur prapë.
Po të duan dhe le të më shajnë,
Le t'u thonë të tjerve gjëra të pa qëna.,
Aman për gratë s'kanë përse të qajnë,
Se zihen me vjerrat si të lëna.......
Lereni vjerrsherimin per nje çast
pa lexoni te gjithe poezite e Vëllait!!!
Sa njerzor, fisnik, i vertet e plot gas
Eshte poezia e mikut tone: RIZAIT!
Krijoni Kontakt