Close
Faqja 29 prej 59 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 583
  1. #281
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Të nderuar lexues,krijus,dashamirës të letërsisë sot mora në dorzim vëllimin e katërt poetik: "Në sqetullat e erës" botuar nga shtëpia botuse : 'ALMERA" e cila merr dhe përsipër shpërndarjen e tij nëpër libraritë e kryeqytetit ndoshta dhe më tej.Ua bëra këtë njoftim për tu shprehur ju konsideratën më të thellë pasi kini qënur inkurajusit më të mirë për krijimtarinë time.Pas këtij botimi do prisni dhe botime të reja të cilat shum shpejt do dalin në dritë dhe do jenë në dorë të lexuesit. Ubënë pes vjetë që nga botimi i fundit që un' nuk kam botuar,por këto, pesë vjetë kanë qënur shum produktiv në të shkrojtur dhe tani hap pas hapi do fillojnë botimet e tyre,pasi janë pjekur të gjitha kushtet .....
    Ju falenderoj dhe ju uroj shëndet e gjith të mirat Faleminderit për gjithçka......

  2. #282
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Sepse...........


    Sepse më do me mall poeti
    Dhe pse një varg s'e shkrojte kurrë.
    Si hije nate, shpirti mbeti,
    Mbi syrin tënd, qerpikjagunë.

    Sepse të dua, si ajri vetë,
    Çdo ndjenjë ta ktheva poezi.
    Si uragan më ngjit tek retë,
    Më kthen në breshër,në veri.

    Sepse të dy,bëhemi lumë,
    Vërshon dëshira breg më breg.
    Un' si rrebesh,ti si furtunë,
    E mbajmë njëri- tjetrin peng...

  3. #283
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ja të thash...


    Ja të thash e dashur: Lamtumirë!
    Ja më the :S' është koha,ç'është kjo fjalë.
    Ndoshta s'është për njëri-tjetrin mirë,
    Endrrat që në gjumë i kemi parë.

    Ty në shpirt të kam e do të mbaj
    Dhe në botën që i thonë:Parajsë.
    Ti e dashur kur të vdes mos qaj
    Dhe në Ferr të mos më ndjekësh pas.

    Fati qe i mirë, kur na bashkoi
    Dhe të dy i thamë: Një mbrekulli,
    Vdekjen nuk e duam; na përgjoi
    Dhe do vijë,kur s'do ta duash ti...

  4. #284
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ja më the.......


    Ja më the e dashur ë kam zemër,
    Ja të thashë : Në botë nuk ka si ty.
    Çfar ti bëj një të shkrete ëndërr,
    Një portreti që ka tjetër sy ?!......

    Çfar ti them e si mund t'ja them vallë!
    Endrrën që nga gjumi shpesh më zgjon.
    Ti më thua: Pa ty s'jam e gjallë
    Un' të them: Ajo më tundon.

    Çfar të bëj ndodhem mes dy zjarresh,
    Njëri djeg,tjetri përvëlon,
    Ky është hall që përmbyska malet
    E as njëra-tjetra pe nuk të lëshon....

  5. #285
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Sa ziliqare......


    Nuk munde ta fshihje moshën,
    Pas tualetit aq moderrn,
    Rrethinat fare nuk më joshin,
    Aspak s'më josh ai rimel.

    Ti para meje çfar s'mendoje,
    Un' para tej mjaft i saktë,
    Edhe pse moshën s'ma kërkoje
    Un' prap s'të thash që ti je plakë.

    Ti ishje rreshkur,ishje vyshkur,
    S'mbulohet dielli me shoshë.
    Ne hoxha duhesh për të yshtur
    Dhe prap s'të thash që ti s'ke moshë.

    Sa ziliqare për rininë,
    Pse nuk të njojta më të re,
    Ta digjnim fare dashurinë
    Edhe për ty të bëja be......
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 02-08-2010 më 03:58

  6. #286
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    ----Nuk u mplaka-----

    Nuk mplakesh nga vitet
    Ato moshen nuk tregojn
    Brenga ne shpirt kur valvitet
    Ato rrudhat mbi fytyr t'i shtojn!

    Nje shekull me duket jetoj
    E perlotur e hudhur ne humnere
    Asgje e bukur nuk m'kujtohet
    Athua keshtu isha perhere!?

    Lule e fresket nuk mbeta
    U vyshka pa qelur fare
    Keto m'i dhuroj vet jeta
    Per lumturin mbeta-ziliqare!

    Te pergezoj miku ime per krijimtarin Tuaj,sukseset mos t'u ndalshin kurr!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #287
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    ----Nuk u mplaka-----

    Nuk mplakesh nga vitet
    Ato moshen nuk tregojn
    Brenga ne shpirt kur valvitet
    Ato rrudhat mbi fytyr t'i shtojn!

    Nje shekull me duket jetoj
    E perlotur e hudhur ne humnere
    Asgje e bukur nuk m'kujtohet
    Athua keshtu isha perhere!?

    Lule e fresket nuk mbeta
    U vyshka pa qelur fare
    Keto m'i dhuroj vet jeta
    Per lumturin mbeta-ziliqare!

    Te pergezoj miku ime per krijimtarin Tuaj,sukseset mos t'u ndalshin kurr!
    Dëshiroj të jesh mirë,faleminderit për leximin dhe komentimin,do ishte kënaqësi të të dhuroja librin e sapo nxjerrë nga shtëpia botuse,por jemi larg.Gjithsesi libri titullohet :Në sqetullat e erës...

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159

    Le të shkojnë vitet, pleqëria le të humbas rrugën

    URIME PËR LIBRIN, SHPEJT EDHE LIBRA TJERË !
    poashtu të përgëzoj edhe për poezinë "Sa ziliqare . . . . " ku poetikisht dhe artistikisht mjaft bukur ke pasqyruar sinqeritetin dhe modestinë si dy virtyte të larta njerëzore.
    "Ti para meje çfar s'mendoje,
    Un' para tej mjaft i saktë,
    Edhe pse moshën s'ma kërkoje
    Un' prap s'të thash që ti je plakë."
    "Përderisa modestia lartëson, megallomania shëmton" AB.
    Po të dy jeni problema ju, edhe ti, edhe e panjohura hahahaha.
    Mjaft e bukur edhe poezia "Nuk u mplaka"
    "Nuk mplakësh nga vitet
    ato moshën nuk tregojnë,
    brengat në shpirt kur valëvitën
    rrudhat mbi fytyrë t'i shtojnë!".
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

  9. #289
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Adem Berisha Lexo Postimin
    URIME PËR LIBRIN, SHPEJT EDHE LIBRA TJERË !
    poashtu të përgëzoj edhe për poezinë "Sa ziliqare . . . . " ku poetikisht dhe artistikisht mjaft bukur ke pasqyruar sinqeritetin dhe modestinë si dy virtyte të larta njerëzore.
    "Ti para meje çfar s'mendoje,
    Un' para tej mjaft i saktë,
    Edhe pse moshën s'ma kërkoje
    Un' prap s'të thash që ti je plakë."
    "Përderisa modestia lartëson, megallomania shëmton" AB.
    Po të dy jeni problema ju, edhe ti, edhe e panjohura hahahaha.
    Mjaft e bukur edhe poezia "Nuk u mplaka"
    "Nuk mplakësh nga vitet
    ato moshën nuk tregojnë,
    brengat në shpirt kur valëvitën
    rrudhat mbi fytyrë t'i shtojnë!".
    Faleminderit i nderuari Adem Berisha! Kam kënaqësinë e veçantë që urimin e parë për librin nga F.Sh e marr nga një zotri i penës siç jeni ju.Vërtet u ndjeva mirë nga ky urim dhe të urova : Paç dorën e mbarë për të më uruar për vëllimet e tjera që do vujnë nga pas.Respekte mik i nderuar.....

  10. #290
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Pergezimet e mia i dashur Riza!

    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Të nderuar lexues,krijus,dashamirës të letërsisë sot mora në dorzim vëllimin e katërt poetik: "Në sqetullat e erës" botuar nga shtëpia botuse : 'ALMERA"... U bënë pes vjetë që nga botimi i fundit që un' nuk kam botuar,por këto, pesë vjetë kanë qënur shum produktiv në të shkrojtur dhe tani hap pas hapi do fillojnë botimet e tyre,pasi janë pjekur të gjitha kushtet .....
    Ju falenderoj dhe ju uroj shëndet e gjith të mirat Faleminderit për gjithçka......

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ja më the.......


    Ja më the e dashur ë kam zemër,
    Ja të thashë : Në botë nuk ka si ty.
    Çfar ti bëj një të shkrete ëndërr,
    Një portreti që ka tjetër sy ?!......

    Çfar ti them e si mund t'ja them vallë!
    Endrrën që nga gjumi shpesh më zgjon.
    Ti më thua: Pa ty s'jam e gjallë
    Un' të them: Ajo më tundon.

    Çfar të bëj ndodhem mes dy zjarresh,
    Njëri djeg,tjetri përvëlon,
    Ky është hall që përmbyska malet
    E as njëra-tjetra pe nuk të lëshon....


    I dashur Mik!

    Urime me te mira nga ana ime, per rifillimin e botimeve Tuja...
    Asht vertet knaqesi teper e veqante te lexosh nga Ty 'burimin' qe kurr nuk shterron...
    Qofsh i lumtur mes shkrimeve tuja ...pergjithmone Miku Yne i madh!

    Me shume rrespekt
    Çaushi
    Dhuro shumë...e prit pak!

Faqja 29 prej 59 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •