Close
Faqja 25 prej 59 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 583
  1. #241
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Nje mjegulle njeditore
    Te lutem ta durosh
    E cfar do te ishte per Ty
    Ne mjegull jeten ta kalosh??

    Me sy te mjegulluar-bij ne gjume
    Me sy te mjegulluar zgjohem
    U mesova me mjegullen
    Me duhet te pajtohem!

    Do me befasonte nje dite
    Nese me sy te kthjellur zgjohem
    Nga friga qe me erdhi fundi
    Me mjegullen do pajtohem!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  2. #242
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    S'po të kuptoj.....

    S'po të kuptoj,se ç'bën ca gjëra,
    Të shkojnë dhe s'të shkojnë për shtat.
    Shkëput një pjesë nga e tëra
    Dhe mua të tërin më ke zën' mat.

    S'po të kuptoj,se ç'bën ca gjëra,
    Ca gjëra që s'kanë fillim e fund.
    Për mua je komplet e tëra
    Dhe çdo fillim e ka një fund.

    S'po të kuptoj,se ç'ke ca gjëra
    Nuk kam për ti kuptuar kurrë.
    O un' s'kam mënd, o ti s'ke zëra
    Që ky fillim të quhet fund.....

    E panjohura,ju falenderoj për poezinë dhe përkujdesjen nga ana juaj...Respekte......

  3. #243
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Kjo botë më duket e klonuar.


    Kjo botë më duket e klonuar,
    Çdo ditë shikoj të njëjtit njerëz.
    Njerëz prej balte,njerëz të sajuar,
    Më përshëndesinirmëngjes!

    Shikoj çakenj,tigra, luanë,
    Kërriça,gomerë,more çdo gjë,
    Ferra,driza në ç'do anë,
    Kuaj hamshorë që s'kanë fre.

    Shikoj mace,maçokë,ketërr,
    Lepuj,arushë,uqër e ujkonja,
    Qenush të rinj,zagarë të vjetër,
    Kullarexhinj,që duan zonja.

    Shikoj sorra,gala që krekosen,
    Me erë pisllëqesh,me kërmësirë.
    Njerëz-majmunë që vërdallosen,
    Duke u fshehur pas fjalës së lirë.

    Kërkoj t'u shmangem,t'u devijohem,
    Eshtë e pa mundur më qepen keq.
    Edhe pse s'qesh,por revoltohem,
    Nuk kam ç'tu bëj ...Ngelën peshqesh.....!

  4. #244
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'ka buzëqeshje.....


    S'ka buzëqeshje,vapa i përcëlloi.
    Vesa e mëngjesit,etjet s'po i shuan.
    Si pëllumb i paqes,muza vargun zgjoi
    Dhe me dhimbje zemre,poemë për ty shkruan.

    S'ka buzëqeshje,dimri i përzuri.
    Acari dhe ngrica kan' ngelur në buzë.
    Un' të zhgarravitem,si kulpër pas muri
    Dhe kallkane gjaku më ndizen si shpuzë.

    S'ka buzëqeshje dhe mallet shteruan
    Nuk shpresoj të kthehen ëmbël ndonjë ditë.
    Iku,iku ëndrra si zog i mërguar
    Në vetminë e mallit,po zgurdulloj sytë.......

  5. #245
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ti ke një mosh sa gjysma ime............


    S'të trëmbi thinja moj çapkëne?
    Ej ç'far guximi........?!... Ika mëndsh.
    Me buzëqeshje shpirtin ma dënde
    Më le të mekur, e lumtur qënsh.....

    Ata thëngjij në hi qenë shuar,
    I nostalgjepsur flija gjumë.
    I ndeze flakë me të shikuar,
    Pa patur frikë nga rrjedha lumë.

    Ti s'pate frikë nga Kali Trojës,
    Lehtaz zbulove çdo dëshirë.
    I prishe fare rregullat e lojës,
    Si çamarroke e pa mëshirë.

    Un' kam një moshë të dalur mode
    Dhe një lakmi me dell poeti.
    Ç'far pate mike? Ç'far pate sonte?!
    Që lart më ngrite në fron si mbreti....

    Po ky guxim...,s'di pse më trëmb....?!
    Ti ke një moshë sa gjysma ime.
    Po të them: Ik!...Eshtë më me vënd...
    Se sa të bije në ato gabime.....

  6. #246
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Dikur.....

    Mos më pyet të lutem:Pse rri i menduar?!
    Kur mes dëfrimesh kam jetuar gjatë.
    Ishte moshë tjetër,kur u dashuruam
    Tani mes rrëmujash,s'di si ngjallem prapë.

    Të lutem mos fol fjalët që s'i dita,
    Kur të thash të dua s'u mendova gjatë.
    Tani eci ndryshe me shpejtsi si drita
    Dhe çdo gëmë e presje me durim i matë.

    Dikur qemë të lumtur,të palumturuar
    Edhe ky gëzim u fanit në buzë.
    Sot me lot në sy dhe i përmalluar
    Të kujtoj si gërmë, ti më shton një muzë.

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    fara2008

    JE I MRELLUESHEM MIKU IM. TE LUMTE MENDJA E SHPIRTI YT POETIK

  8. #248
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    fara2008

    JE I MRELLUESHEM MIKU IM. TE LUMTE MENDJA E SHPIRTI YT POETIK


    Përshëndetje i nderuari Doçi. E quaj,( me sinqeritetin më të madh), privilegj leximin dhe mendimin që jepni për poezitë e mija.Duke patur parasysh famën tënde në poezi s'ka si të mos ndjehem i emocionuar nga vlerësimi juaj.U jam mirnjohës dhe ju dëshiroj çdo gjë të mirë që ka kjo botë.Me respekt Riza Çato

  9. #249
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    **************

    Kur ti flet',humbasin zërat,
    Kur flasin zërat, humbet ti.
    Në cilin shpirt radhiten ëndrrat?
    Në cilën ëndërr të shfaqem ty.......?!

  10. #250
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    U bë kohë.......

    U bë kohë që s'më rrjedhin mendime,
    Koka më duket e zbrazur krejtë.
    Si fantazma në ëndërr shfaqen ca kujtime,
    Rruga e shtrëmbër më duket e drejtë.

    Nuk e di nga më vijnë ca gjëra dreqi,
    Futen e strehoen në zgavrat bosh.
    I miri është më i keq se i keqi
    Dhe ligësia nuk njohka moshë.

    Çdo ditë portat llozohen me blinda.
    Fjalët uloke përpëliten nëpër mure.
    S'mbaj mënd,kut vdiqa e kur linda.
    Nuk më kujtohet,kur vesh e xhvesh poture.

    Kurthet e prapaskenat dimër e verë,
    Vërdallosen rreth shpirtit si kuçedra.
    Ulurijnë si egërsira këtë herë
    Dhe mbyten në vedra.

    Mungesa e mirësisë më ka munduar.
    Shëmbëllimi i pasqyrës më duket perves.
    E ëmbël nikotina gjallon nëpër duar
    Dhe s'më lë të vdesë.

Faqja 25 prej 59 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •