Close
Faqja 21 prej 59 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 583
  1. #201
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Përshëndetje Pranvera,Beso.Ju falenderoj dhe ju uroj gjith të mirat.....


    Më duket......


    Ngela me krahë të shtrirë,
    Në rrugë,në shtigje e në ëndrra.
    Zëmra si qënie e ngrirë,
    S'lëviz e në burg rri brënda.

    Më duket sikur çdogjë e humba,
    S'e gziston më gas e shpresë..
    Jetës,frymën ja zure me thumba
    Dhe mua më le të vdesë......

  2. #202
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Për Ata.......


    Në gjoks i mbështolla,vargjet e dhimbjes,
    Për ata që i desha aq shumë.
    Ju fala perëndimit,ju fala dhe lindjes;
    Largomini lotët që rrjedhin si lumë.

    Në shpirt i gëlltita metastazat e vdekjes,
    Dhimbjen e shuajta me shiun e zemrës.
    I laga buzët në rrugët e etjes...
    Nga do që vështroj, del portreti nënës.

    Për ju që ju desha e jeta s'më deshi,
    Më flaku mes baltës,batakut në arë.
    Zemra lëngon,asnjëherë nuk qeshi,
    I gjallë po jetoj si njeri i marrë.

    Dhe ëndrrat më lodhin me portrete fallco,
    Vërtiten rreth meje hije mallëngjimi.
    Ju desha,ju dua, të ecim së bashku,
    Në ditë të lumtura,jo në ditë varrimi....

  3. #203
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ky "zanat"..........


    Ky "zanat" kërkon mëndje të kthjellta,
    Të njofi galaktikën e gjithçka përreth.
    Çdo gjë ta preki,të hekurta,të qelqta
    Dhe ta shkruai të bardhën mbi të zezë.

    Ky "zanat" s'fitohet me kurse
    Dhe lek për ta mësuar s'ke përse harxhon.
    Sa do që ta stolisësh,s'bëhet plaka nuse
    Dhe violina pa tela s'tingëllon......

  4. #204
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Eja...........

    Eja ta puthim njëri-tjetrin
    Me puthje botën ta mbushim.
    Flamurin e paqes ta puthi dhe dreqi
    Dhe paqe të lusim.....

    Eja dhe çiltërsisht të qeshim,
    Njëri-tjetrin ta shikojmë në sy.
    Të keqen të dy ta përqeshim
    Dhe të bërtasim dashuri...

    Ejani të qajmë me kujë,
    Hallet,mëritë që vdesin...
    Sot se nesër më shumë,
    Nga grindjet një luftë mund të presim......

  5. #205
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Armiku i shpirtrave........


    Mes meje dhe teje ka plas xhelozia
    Armiku i shpirtrave ka ngitur folenë.
    Eh,sa e pacipët paska qënë padija
    Që ngatërron zemrat, sikur pi kafenë.

    Sa mirë kemi qënë- të padjallëzuar
    Në moshën mitake asgjë s'ngatërrohej,
    Tani një fallxhore në filxhan ka shkruar
    Fatin tënd dhe timin ka filozofuar...

    Mjafton një shkëndije e bota merr zjarr,
    E paqëna bëhet një vepër konkrete,
    Ti s'më do më mua,zë çirresh e shan
    Xhelozi e shpirtit mbretëron më vete.....

  6. #206
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Kushedi........! ! !


    O Njeri, që shkon monopatit
    Me ballin rrudhur dhe hapin e shpejtë.
    Ti nuk je i përbuzur prej fatit,
    Përse e mallkon veten e vetë?!

    Kushedi se ç'bluan në kokë,
    Kushedi se në ç'hall ka rënë.....
    Rënkon e thotë : Mallkuar kjo botë,
    Mallkuar ata që sjellin gjëmë.

    Me hijen e trishtuar e friksoi rrugicën.
    U mbyllën portat.S'dëgjohet zë.
    Vajton kukuvajka,era tund deriçkën...
    Edhe errësira me të ubë një.....

  7. #207
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Vërtetë........


    Vërtet e dashur u bëra qesharak,
    Sa të shikoj skuqem edhe druaj.
    S'e marr guximin të të ndaloj pak
    Prandaj ky shpirt pranon të heq e vuaj.....

    Qenkërka e shkruar që të vuaj
    Dhe ta pranoj që s'paskërkam guxim.
    Prandaj e dashur nga mua mos u ndruaj
    Se paskam qënë vërtet një çun kërthinj.....

  8. #208
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'është e largët.....


    S'ka pranvera,pranverat i përzumë,
    Me krisma kallashi e kallup dinamiti.
    Natën kur u vinin në gjumë,
    Një nga një i flakët ,si njerëz prej hiçi.

    S'ka pranvera,pranverat u mërzitën
    Dhe ëndrrat e manushaqeve u dogjën në ferrë.
    Nga pritja ndërvite heshtën dhe dremitën,
    Ikën,ikën me koka të zënë në derë.

    E di! Do ti kërkoni.........
    Koha s'është e largët,ju jeni të vonuar.
    Pranverat që i flakët me forca kartoni,
    Në eshtër, me zjarrin e ëndrrës, ju ka përvëluar...

  9. #209
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Vërtetë........


    Vërtet e dashur u bëra qesharak,
    Sa të shikoj skuqem edhe druaj.
    S'e marr guximin të të ndaloj pak
    Prandaj ky shpirt pranon të heq e vuaj.....

    Qenkërka e shkruar që të vuaj
    Dhe ta pranoj që s'paskërkam guxim.
    Prandaj e dashur nga mua mos u ndruaj
    Se paskam qënë vërtet një çun kërthinj.....

    Kete ndroje si ti edhe une e perjetova
    Nga frika at qe ndjej nga ti e maskova
    Ndoshta nje dite tjeter dot te kesh guxim
    Te shprehish ndenjat tua se bashku te rime.

    Si te gjitha poezit e juaja edhe kjo me pelqej,andaj mora guxim te shtoje keta reshta.
    Me respekt Sueda.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhenet.M.S. : 15-06-2010 më 08:14
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  10. #210
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Pengu i jetës........


    Pengu i jetës tënde ngela unë
    Dhe s'lëviz nga sytë e tu të zesë.
    Nga do shkoj me punë edhe pa punë
    Të kujtoj si gushti një pik' vesë.

    I shkalluar mburrem para vetes,
    Si një foshnjë emrin ta përsëris.
    As burimi s'po mi shuan etjet,
    Etjet ikin, kur nga ty gjesdis.

    Rend e rend në rrugë duke gulçuar
    Dhe të kap të vetmin çast magjik.
    Ta largoj vetminë me këto duar
    Dhe të ngelem skllavi yt besnik......


    Respekte Sueda për pjesmarrjen dhe komentet.....

Faqja 21 prej 59 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •