Endërr e mesnatës.......
Ti ëndërr e mesnatës më le zgjuar,
Si yll polar rrugën po ma ndriçon.
Të puth,të prek, lehtas me këto duar,
Që nga mesnata e deri kur agon.
Si fërfërimë e perdes së mëndafshtë,
Më psherëtin në zemër e në shpirt.
Më flet si zog,më thua-mos u ndaftë,
Ajo dëshirë në shkëmb e mbi gur mbiftë.
Takimeve me zënka xhelozie,
Si një ciklon ç'do gjë e shkatërron.
Në pyllin tonë kjo pemë mirësie,
Ka mbirë e rritet e në ç'do stinë gjethon.
Një gurgullimë e qetë e plotkuptushme,
Undez në buzë si llavë e zjarrtë vullkani.
Si ortek bore,si një erë e zhurmëshme,
Më çfaqesh ti dhe s'pyes nga murlani......
Krijoni Kontakt