Close
Faqja 16 prej 59 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 583
  1. #151
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Endërr e mesnatës.......

    Ti ëndërr e mesnatës më le zgjuar,
    Si yll polar rrugën po ma ndriçon.
    Të puth,të prek, lehtas me këto duar,
    Që nga mesnata e deri kur agon.

    Si fërfërimë e perdes së mëndafshtë,
    Më psherëtin në zemër e në shpirt.
    Më flet si zog,më thua-mos u ndaftë,
    Ajo dëshirë në shkëmb e mbi gur mbiftë.

    Takimeve me zënka xhelozie,
    Si një ciklon ç'do gjë e shkatërron.
    Në pyllin tonë kjo pemë mirësie,
    Ka mbirë e rritet e në ç'do stinë gjethon.

    Një gurgullimë e qetë e plotkuptushme,
    Undez në buzë si llavë e zjarrtë vullkani.
    Si ortek bore,si një erë e zhurmëshme,
    Më çfaqesh ti dhe s'pyes nga murlani......

  2. #152
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ta pata thënë...

    Kur përreth dhomës s'do më shohësh
    Dhe s'do dëgjosh zërin e ngjirrur.
    Do vi në ëndërr të më njohësh,
    Do vi si xhind për të të thirrur.

    Dhe në sergjenin e guzhinës,
    Si molë të çfaqem i zhurmuar.
    Si hije të rri mbrapa shpinës,
    Si flutur më qëndron në duar.

    Nga ti lëviz,të çfaqem unë,
    Si një statujë diku në lagje.
    Më thua jam mërzitur shumë,
    Të them: Rri zgjuar mbi këto pragje..

    Ta pata thënë,kur isha gjallë,
    Për ne kjo botë është mysafire.
    E di që malli dot' na marrë,
    Ndaj po të pres posht' në çaire...

  3. #153
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Djallëzi....


    Më "fal" o popull është thënë ngahera,
    Kjo fjalëpendimi djallëzi.
    Sa herë ju duhet këtyre plehra,
    Aq herë në gojë të mbajnë ty.

    Me emrin tënd marrin pushtetin,
    Me emrin tënd të poshtërojnë.
    Janë ustallarë që thajnë detin
    Dhe mbi kënetë qylymat shtrojnë.

    Kështu e ka kjo jetë jarane,
    Ku krimineli merr pushtet.
    Me emrin tënd qëndisin plane,
    Me emrin tënd pushteti vret.

    S'ka varfëri tek ty o popull,
    Veç ka mjerim që ti e di.
    S'ka korrupsion-pushtet të pangopur,
    Ka tirani në çdo parti.

    Kështu pra ngyse si ta ngrysësh,
    Kështu ka qënë e kështu do të jetë.
    Kur s'je i zoti ta përmbysësh,
    Prano,prano të lash haletë....

  4. #154
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Te lumte I nderuar per kete poezi aq te qelluar.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  5. #155
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Përshëndetje Sueda.Ju falenderoj që gjëni kohën dhe lexoni postimet modeste të mijat. Respekte.....


    Dikur.......

    Ajo dikur të tha:" Të dua".
    Të dua i the edhe ti.
    Bashkë do të jemi mish e thua,
    Bashkë do të mposhtim çdo stuhi.

    Si për fillim një zgjidhje bukur,
    Një puthje zemre embëlsi.
    Ajo nga iku?! Ti ku je zhdukur!,
    Si në përrallë kjo dashuri.

    U zverdh si gjethe dashuria,
    S'edo ajo,nuk e do ky.
    S'trgohet ku është pabesia,
    U vyshk si kumbull syri zi....

  6. #156
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Për ju nuk pyes.........

    Për ju nuk po pyes si e pritët agimin,
    Se si m'i vrat ëndrrat që në foshnjëri.
    Ju bij të së ligës,kryq kini mallkimin,
    S'njifni fe e komb,vetëm tradhëti.

    Për ju nuk trishtohem, o miq të harresës,
    Se për i deal kini kurvëri.
    Ju pjellë egërsirash,shkatërrues të besës,
    Doni ta shkrrumboni këtë Shqipëri.

    Po përse s'u zhdukët o njerëz kolerë.
    I qëndroni shqipes si xhelat xhelati.
    Veç një gjë ta dini:Nuk latë gur pa dh...rë
    Edhe si kjo ngjyrë u ka marrë surrati...

  7. #157
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ti vetëm këndo......

    E dashur,e bukur ti vetëm këndo,
    Këngët e mallit në çdo cep e anë.
    Mes vargjesh,mes tingujsh,mua më kujto,
    Për ëndrrat që ikën,ikën dhe i lamë..

    I drithëruar në një vis e në një jetë tjetër.
    Mendueshëm këngët e tua i dëgjoj.
    O ëngjëll i shpirtit,o gurra e vjetër,
    Je dielli,je hëna që skutat ndriçon..

    I dehur nga malli,helmuar në shpirt.
    Kujtimet më çojnë gjithkund.
    Këndo,veç këndo,zgjoi bukuritë,
    Si thëllëzë e gërxhit që koriet tund.

    Ti mos u trishto për kohën e ikur.
    Me zemër këndo këngën Malshovite.
    Ajo këngë malli që bashkë na ka rritur
    Dhe me tinguj kënge ti tani vadite.....

  8. #158
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Mos më pyet....

    Jo, ti mos më pyet,pse kridhem në mendime,
    Kur në mes dëfrimesh jeta më ka lënë.
    As vet' nuk e di , ç'janë këto dëshpërime,
    Përse edhe ëndrrat shtigjet m'i kanë zënë.

    Jo, ti mos më pyet pse ndjehem i huaj,
    Kur mes dashurisë shpirti më gulçon.
    Këtë dashuri,dashuri s'e quaj
    Dhe për tradhëti mëndia nuk më shkon.

    Dhe kush është i lumtur,jo nuk lumturohet.
    Ç'është kjo mjegullnajë që jetën sundon?!
    Bardhësi e qiellit me re zë mbulohet
    Dhe zogu në pemë fole më s'ndërton.....

  9. #159
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Hedhur postimi gabim....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 08-05-2010 më 08:03

  10. #160
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...


    Lypsari.....

    I ngrysa vitet gjithë brengë,
    Me lot mbushur në sy.
    Pa dashuri,pa shpresë e këngë,
    Pa bukë e pa shtëpi.

    Në rrugë gjith kohën,ditë e natë,
    Me dorën pë të lypur.
    Në shi,në borë,në erë ,në vapë,
    Me shpirtin krejt të shtypur.

    Nuk buzëqesh vetëm aktroj,
    Në fushën time lypës.
    Përse kam lindur?!-Veten mallkoj,
    Gjith jeta një lak mbytës....

Faqja 16 prej 59 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •