-
Zërat e Çjerrë...
Statujë.....
Pse kjo jetë është kthyer në statujë?!
E heshtur,shpirt-thyer,e pafjalë.
Aspak s'të bën përshtypje kjo rrëmujë,
Aspak s'mërzitesh nga kolla-halë.
Ujitet nga ujra pisi,ndyrësira,
Vet' natyra e ngrirë-kallkan.
E hithtë të duket kënaqësira,
Si e pabesë fjala-xhan.
Ipa-aromtë më duket dhe kopështi i dashurisë.
Xhelozia shigjetë në sy.
Trëndafilat e shpirtit-lypsar i varfërisë,
Nuk ka rëndësi jetojmë apo jemi zhdukur për gjithnji..
-
-
Zërat e Çjerrë...
..........Nga sytë e tu.......
Në vdeksha një ditë ,do vdes për ty.
Të gjith' do të thonë-një vdekje e rrallë.
Të ardhka vdekja nga ata sy
Dhe s'e kupton kur qënke gjallë.
Nuk është habi,as komedi,
Po se ç'far është- dreqi vetë.
Me një shikim në dashuri,
Me një shikim e ndërron jetë.
Por prap më duket vdekje e ëmbël,
Me një motiv: Për sytë e tu...
Sa herë kam vdekur un' në ëndër,
Aq herë ringjallje kam sjell' në tru.
Prandaj të them: Mos më vdis kot,
Lejom ti shijoj sytë e tu..
Do thuash vet- s'paska në botë,
Paskam jetuar kuturu.....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Pasojat e dimrit.......
Pranvera e sivjetme po vjen si e ftohtë.
Manushaqet të ndrydhura qëndrojnë në ferrë..
Pasojat e dimrit s'u ndalokërkan dot,
Vazhdon kjo pranverë me të njëjtën erë.
Ndoshta s'e kuptoj un' njeriu i marrë,
Këtë ngrohtësi që stina dhuron.
Un' kam parë kusarë,por,jo kaq të paparë,
Që edhe natyrës ajrin ja rrallon.
Ndoshta dhe pranvera s'di se nga t'ja mbajë,
Derën ja kan' mbyllur me çelsa gardiani.
Ndaj dhe manushaqia me zë nis të qajë,
Aromën ja vodhi ky surrat shejtani...
-
-
Zërat e Çjerrë.....
Me.........
Me mosbesimin tim të plakur,
Shëtita rrugve nëpër shekuj.
Shikoja yjet përsëlargu,
Që ndrisnin botën si të mekur.
Gëmush e shekullit lëngonte,
Në çdo qelizë e shurdhëruar.
Prej këmbe qëni të kafshonte,
Si zvarranik i vet-helmuar...
-
-
Zërat e Çjerrë...
Dhe unë........
Dikur,brithte një mëndje,si erë deti,
Një mosh çapkëne që nuk njifte kufi.
Kjo mosh trazoi muzën e çdo poeti
Dhe këtë ndjenjë e kthyen-poezi.
Dikush shkruajti për vetullën e synë,
Një tjetër buzët i gdhëndi në varg.
Të gjith rendën të zgjidhnin çudinë
Me netë të tëra gërmonin pak nga pak.
Në këtë garë u futa edhe unë
Dhe pse startoja si një kërmill mbi bar.
Vargun e tyre e gdhënda dhe më shumë
Dhe dashurisë i ngrita lapidar....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Ç'të dëshiroj........?!
S'kam dëshira,dëshirat m'i përzunë,
Me këngë e brohoritje nëpër rrugica.
Me lajka e nanuritje më vunë në gjumë,
Të mos ndjej batica e zbatica.
S'ka dëshira,dëshirat u marrosën,
Nga pritja e gjatë për ëndrrat e jetës.
Me helmin e fjalës u mavijosën
Dhe nuk ngeli as një e mijta e pjesës.
Ç'të dëshiroj pa qeliza dëshire?!
Veç gjëra pa shije e formë.....
Shpirtin ma molepsët me avuj ndyrësire
Dhe më kthyet në njeri-kufomë.....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Buzqesh e Qaj......
Mes turmës futem,
E s'dal dot prej saj.
Bërtas e ngutem,
Buzqesh e qaj...
Bërtit me të madhe,
Bëj zhurmë kot së koti,
Kot s'i kam hedhur paret,
Tek horrat-flet "Boti"..
Sot kërkohet zhurmë,
Nuk kërkohet zë,
Prandaj ec me turmën
Se nuk të gjën gjë.
Ç'far pret që s'po tundesh,
Flet opozitari.......
Bëj atë që s'mundesh..,
Dil në turmë i pari....
Nuk më duhet ligji,
Ligji është turma....
Më duhet "Maliqi"
Më ka ardhur tek hunda...
Të gjith flasi,çirren,
Për hesap të vetë,
Turmat zënë e ngjirren,
Bythët kanë pa brekë.
Po kë të dëgjosh,
Në këtë kohë të çmëndur.
I Mënçuri- Hajdut....
Populli i "Lënur"......
Ti o popull- Turmë,
S'e kupton hilenë?!
Lëri si langoj....
Rrugëve të lejnë...
-
-
Zërat e Çjerrë.....
Të betohem......
Të betohem si shënjtor,
Se pa ty jam hiçmosgjë.
Faljet nuk i bëj me zor,
Pyet zemrën për këtë.
Këto vite që kanë mbetur,
S'dua ti mbyti mërzia.
Po të lutem zëmërtretur,
Të mbretëroj dashuria.
Të betohem si shënjtor,
Se pa ty jam hiçmosgjë.
E gdhij natën në oborr,
Dhe nga ty e pres një zë....
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 17-04-2010 më 16:11
-
-
Zërat e Çjerrë.....
S'dal dot prej vetes....
Zbardhi dita...,më gjeti vetëm,
Ashtu si nata e njëjta gjë.
Si ditë dhe natë vetmuar mbetëm
I duroj dhembjet e nuk ngrej zë.
Në rrugë i vetëm,në jetë i vetëm,
Të dal prej vetmisë nuk mundem më.
Atë ç'na lanë me dhembje e tretëm,
Në dhembje rritemi e s'ngrejmë zë.
I tëri plagë,i tëri djegur,
Në mot të keq kocka më çpon.
Të dal prej vetes si i përndjekur,
Kjo dhembje thellë nuk më lëshon.
-
-
Zërat e Çjerrë...
E dua.........
Unë jetën e dua të ngrohtë,
Mes miqve,shokëve e shoqeve.
Një lajm të marr për këtë botë
Dhe ta mbështjell pas fundit të një gote.
Unë jetën e dua rrëmujë,
Të fshihem pas skutave të saja.
Diçka të shkruaj për bujë
Dhe të zhgënjehet e gjith dyniaja.
Unë jetën e dua si të jetë,
E ngrohtë,rrëmujë apo natë.
Pas saj do rend siç dua vetë
Dhe do t'ja kthej të mirat prapë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt