Close
Faqja 58 prej 59 FillimFillim ... 84856575859 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 583
  1. #571
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Pushtus s'pranojnë vargjet e mia

    Çdogjë në jetë do ta provoj,
    Të emblën edhe hidhësinë,
    Po asnjëherë nuk do pushoj,
    Për pushtetin,ligësinë.

    Ata që pinë gjakun si ujë,
    Me gjak të lyejnë dhe të mbytin,
    Ata që flasin veç për bujë,
    Ata si krrimb në tokë të zhytin.

    Do pi pelinë e farmak jete,
    Do pi dhe helmin pa kuptuar,
    Po për hir të një vërtete,
    Pushtetin vrasës e kam shqelmuar.

    Çdogjë në jetë e bëj hallall,
    I ardhur jam nga Perëndia,
    Po sa të rroj e të jem gjallë,
    Pushtus s'pranojnë vargjet e mia.

  2. #572
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Ty të them Zonjë !

    Mos fol,s'ta dua zërin,
    Mos qesh, s'ta dua buzqeshjen.
    Të dua të tërin,
    Në zërin e në veshjen.

    Mos qaj,s'ta dua lotin,
    Mos vish rroba të zeza.
    Ta dish luftoj me mortin
    Dhe di ç'është gjëagjeza.

    Mos fol gjëra të kota,
    Se s'i pranon as nata.
    E zbrazur duket gota,
    Pa erë edhe shtërngata.

    Prit pak dhe vetëm pak,
    Dëgjomë,vetëm dëgjomë.
    Jetën s'e bëj mëkat,
    Ty të kam zgjedhë për Zonjë.

  3. #573
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Ky dimër

    Ky dimër që sa po trokiti,
    Me qetësinë e ti të fshehtë.
    Mbi male borën shpejtë e rriti,
    Si dallëndyshe krahëlehtë.

    Si i pa fajshëm më vështron,
    Nga cepi i xhamit në dritare
    Dhe errësira që zezon,
    E zbardhi bora për mbi male.

    Por unë e ti zbardhojmë si bora,
    Buzë më buzë,dimrin s’përfillim,
    Aspak nuk na dridhet dora
    Edhe pse, s’e gjejmë dot fillin.

    Engjëll ti e engjëll unë,
    Engjëll edhe dimri vet.
    Jo ky dimër s’na prish punë,
    Ngricën e shkrijmë lehtë e lehtë.

    Ky dimër që pa takt trokiti,
    Është stina e ti e ndjehet Zot,
    Dëborë e parë me zë thërriti,
    Puthe të dashurën sot e mot.

    Puthe në buzë e shkrije borën,
    Puthe në gushë e sill pranverë.
    Puthe në faqe,o puthja dorën,
    Puthe o puthe ,të quan vlerë.

    Ky dimër që sa po trokiti,
    Jo nuk e ndjej në gjoksin tënd
    Dhe pse shumëfish nën zero zbriti,
    Veç puthjen tënde mbaj ndërmend.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    e panjohura (11-01-2014)

  5. #574
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Shpatë xhelati s’lëpij kurrë


    S’mund të kem bukë, as për dark,
    Ujë, s’mund të kem, për të pirë.
    Pushtetit jo nuk i vë maskë,
    Për të nuk kam, aspak mëshirë.

    Mund të ha gjithmonë çikore,
    Hithrat dhe mos ti përtyp,
    Kurrë nuk bëhem puthadore,
    Kur me gjakun tim më mbyt.

    Gjuha ime, s’është nepërkë,
    Të helmatisi dynjanë,
    S’mund të futet as në vrimë,
    Kur ndeshet me budallanë.

    Shpatë xhelati, s’lëpij kurrë,
    As kurrizin nuk ja shtroj,
    Atdheut i bëhem urë,
    Jo pushtetit, palo horr.

  6. #575
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Sot do qesh me veten time

    Unë sot do qesh me veten time,
    Se në agim s’tha : Mirë mëngjes .
    Dikush do thotë,shkuli një qime,
    Një dikush tjetër, këtu s’ka besë.

    Po hajde mbushja mendjen botës,
    Ajo nuk di, se çfarë ke ti.
    Unë gishtin gjithmonë, ja kam vënë kokës,
    Betohem në Zot dhe Perëndi.

    Po s’do t’ia dijë një kalimtare,
    Që veten s’e sheh në pasqyrë.
    Ajo nuk di se ç’ndodh në varre,
    Ajo nuk di, a ka fytyrë.

    Po ja që kam lindur dhe unë
    Dhe botës i bëj rezonancë.
    Ndaj qesh me veten, se nuk prish punë,
    Nuk qesh me Ty ,mund të bëj masë.

    Unë sot do qesh, pa qeshur kurrë,
    Do shkrihem gazit ashiqare.
    Mbi dete, jo nuk pranoj urë,
    Do kthehem pemë përmbi varre.

    Ja kjo që ndodhi,mos ndodhtë kurrë,
    Vetvetja përshëndet çdo kë.
    Unë jam njeri e jo s’jam gur,
    Puthen e shmallem për dikë.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    e panjohura (17-01-2014)

  8. #576
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Zoti bën mirë të dëgjoi

    Ndeshem shpesh me njerëz pa mënd,
    Më ndodh shpesh të flas së koti,
    Po sa shumë paska ky vend,
    Sa dhe numër nuk di Zoti.

    Ca idiot e ca kopila,
    M’u si rrodhe më janë ngjitur.
    Midis tyre plot debila,
    Që me ferrat bashkë janë rritur.

    Dhi të egra,cjep përçorë,
    Erë kaçaku mban idioti.
    Çfarë ushqen ky vend i gjorë,
    Lutem që t’i hajë morti.

    Ndeshem shpesh me egërsira,
    Pyes veten : Ku jetojmë ?
    Fund e krye qelbësira,
    Erë vdekje kundërmojnë.

    Zoti bën mirë të dëgjoi,
    Të sjell dhe ca njerëz të ditur,
    Gjithë gomarët t’i qëroi,
    S’kemi më kohë për të pritur.

    Shpesh takoj njerëz pa mënd,
    Në çdo cep e në çdo anë.
    Hajduti kurrë nuk u shemb
    Dhe ku..ari s’la pu..në.

  9. #577
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Në këtë botë

    Në këtë botë nuk ka dëshira,
    Dëshira them të ngelem unë
    Dhjetë pashë nën tokë,fshehur e mira,
    Kush zbukuron e prish një punë.

    Të gjithë e prishin ,për veç meje,
    Se unë në jetë nuk prish asgjë.
    Sa njerëz afër kam veç teje,
    Kjo do të thotë se s’ke asnjë.

    Ja prapë vazhdoj si gjë pa mendje,
    Se mendja ime shtegëtim.
    Kjo ndjenja ime, s'është në gjendje,
    Se nga do shkoj, gjej veç përçmim.

    Dhe pse ndriçoj nga do në jetë,
    Të gjithë në botën amulli.
    Kjo thenie është më e vërtetë,
    Se kush s'beson në Perëndi.

    Në këtë botë aspak dëshira,
    Dëshirat treten natën vonë.
    Vapa e Gushtit i tret rrëshirat,
    Siç rendem unë, për mbi një hon.

    Po unë s’lodhem as nga reja,
    Nga rrufetë,jo nuk kam frikë.
    Frikë kam nga gratë e veja,
    Se kanë gjak nga Perënditë.

  10. #578
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë



    Era dhe unë


    Kur fryn një erë e fortë shumë,
    Të qëndroj pranë, s’të lë as pak.
    Kështu të dua dhe në gjumë,
    Gjithmonë pranë,as një herë larg.

    Era dhe ti, kini një shije,
    Por unë s’pyes, për të marrë,
    Kur Ti më prek me gisht në ije,
    Aty kuptoj që jam i gjallë.

    Ndaj lus të fryjë kjo erë pa fund,
    Se Ty s’të lë, të më largohesh,
    Kur të kam pranë të puth sa mund
    Dhe me një tjetër, s’dashurohesh.

  11. #579
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Bisedë me gjallesat

    Pushimet verore I bëj në Pogradec,
    Një muaj të tërë fle bashkë me liqenin.
    Që ditën e pare vala më thotë : Ec !
    Edhe sa më shumë fillo e dridh belin.

    Ditët atje ikin njëlloj si një erë,
    Shtrirë në shezllone rri dëgjoj muzik.
    Korani liqenit thoshte këtë verë,
    Me vargjet e tua u bëra shumë mik.

    Një gjallesë e frikshme,flinte për mbi gurë
    Dhe ai si unë plazhiste në verë.
    Në heshtje më thoshte : Mos ki frikë o burrë,
    Se ky helmi im nuk ka asnjë vlerë.

    Gjarpëri ngelet gjarpër,në hijen e ti,
    Një hije e frikshme si një natë pa hënë
    Me hije të tilla ndeshur kam e di
    Dhe më kanë kafshuar nga koka në këmbë.

    Jo me gurë s’e gjuajta gjarpërin hije rëndë
    Dhe mik nuk e bëra s’e nuk bëhen miq.
    Gjarpër për mbi gjarpër janë kët me këmbë
    Edhe në lëkurë gjëmba si iriq.

    Pushime verore veç në Pogradec,
    Atje dhe shkëmbinjtë të dhurojnë lule,
    Atje të vjen goja pot të jesh memec
    Edhe nuk helmoesh nga gjarpëri me tule.

  12. #580
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Më njohu Zoti me një femër

    Më njohu Zoti me një femër,
    Me një sportiste shtatlartë.
    Merita kishte dhe në emër,
    Nga goja nxirrte vetëm mjaltë.

    Një lule prilli nga Tirana,
    Në çdo stinë sjell erë pranvere,
    Kur flet ajo rrjedhën ndal Lana
    Dhe zemra gjeth dridhur prej ere.

    Dhuratë si kjo s’kisha provuar
    Dhe pse poet e fjalë pak.
    Në varg e futa pa çensuruar,
    Çdo metaforë e ka për hak.

    Kjo meriton dhe një poemë,
    S’është çudi,ndoshta më shumë,
    Ja vlen për të, të mbjellësh pemë,
    Ja vlen për të,të rrish pa gjumë.

    U bëra kaq nuk jam lëkundur,
    Kjo bukuri tund edhe malin,
    Për perëndi o mendje shkundur,
    S’ja vlen ta zësh në gojë,hiç djallin.

    Zanë po,ja vlen ta quash,
    Një Ofeli,pse jo Zhuljetë,
    Aspak s’bën faj edhe ta duash,
    Raste si kjo vinë rrallë në jetë.

    Më njohu Zoti me një femër,
    Me një shtatlartë,me një selvi.
    Sa mirë që s’u njoha në ëmdërr,
    Se mund të qaja si femi.

Faqja 58 prej 59 FillimFillim ... 84856575859 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •