Close
Faqja 56 prej 59 FillimFillim ... 6465455565758 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 551 deri 560 prej 583
  1. #551
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    Ta dish

    Nëse mendon ti keq për mua,
    Ta dish ky mendim s'më prish punë.
    Nëse më shan me rrënjë e thua,
    Je bërë për t'u mbytur në lumë.

    Nëse mëri s'të mbajta kurrë,
    Kjo s'do të thotë të bëra mik.
    Ta dish që je një palo burrë,
    Ta dish që s'vlen as për tevlik.

    Ta dish se s'vlen as roje vreshti,
    Me "Balon" jo s'të krahasoj.
    Ti je e ngelesh një bir pleshti,
    Jashqitje : Po! Të lehtësoj.

  2. #552
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    Kjo botë


    Shumë gjëra në jetë s'më kanë joshur,
    I vendosur për mos i patur pranë.
    Ligësitë në këtë botë s'paskan të sosur,
    Kjo botë paska qënë kurvë dhe putanë.

    Jetën time rrebeshet e kanë sulmuar,
    Pa njojtur kohë,stinë apo moshë.
    Nuk lanë gjë pa shpikur e sajuar,
    Si letër kanë dashur të më hidhnin në koshë.

    Unë kthehesha mal e lartësoja shtatin,
    Gjoksin e ktheva të tërin blind.
    Ziliqarët e shtonin më tepër inatin,
    As fjala poet nuk i bind.

    U ktheva ajër t'u freskoja mushkrinë,
    Jetën u zgjatja me fjalën e artë.
    Ata dinin të vidhnin edhe lirinë,
    Çudi! S'e njohin as Zotin lartë.

    Shumë gjëra në jetë s'më kanë joshur,
    Pabesia,armiku im.
    Kësaj bote dhe ajërin ja kanë sosur
    Dhe për mua u kthye e tëra zhgënjim.

  3. #553
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Nuk të besoj...

    Nuk të besoj,ka humb' besimi,
    Thartirë je kthyer ta them unë.
    Ti s'ke asnjë damar nga trimi,
    Rrogoz je kthyer,baltë e gunë.

    Ndaj me ty s'merret as i marri,
    As varg s'të shkruan ty poeti,
    Atje ku ulesh thahet bari,
    Atje ku pi thehet dhe deti.

    Atje ku fletë vjenë erë baruti,
    Njeri nuk të shikon në sy.
    Në heshtje thonë: Doli makuti,
    Ai që gjakun si verë ta pi.

  4. #554
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Po ta dinte....
    (Humoristike)

    Po ta dinte qorri,
    Ç'ngjyra ka ylberi,
    Vetëqorrohej horri,
    Që është derr,bir derri.

    Po ta dinte shurdhi,
    Ç'tingull nxjerr violina,
    Do grindej katundi,
    Për një palë opinga.

    Ta dinte hajduti,
    Se s'diktohej kurrë,
    Si shpëtonte m..i
    Dhe një kile shurrë.

    Ta dinte i piri,
    Pse shan budallai,
    Ikte nga fiqiri
    Dhe pari e parë.

    Ta dinte kurvari,
    Se s'ja gjën dot fundin,
    E prishte pazarin
    Dhe kuronte trurin.

    Ta dinte njeriu,
    Kur do ti vijë vdekja,
    S'bënte derëziu,
    Puse për kuçedra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 01-12-2012 më 05:39

  5. #555
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Po ju lutem

    Po ju lutem mos më shani,
    Kështu dita,kështu shkrova,
    Se mos ju dëgjoi shejtani,
    Se në qiell fluturova.

    S'kini pse të flini gjumë,
    As të hani s'kini pse,
    Shkoni mbytuni në lumë,
    Kështu lahet çdo hale.

    Qejfin kurrë mos m'a prishni,
    Se jam burrë me parime.
    Rripin pas baku e ngjishni,
    Të hani ndonjë thërrime.

    E kam tjetërsuar kombin,
    I kam falur dinjitet,
    Brinjët ja ndryshova rombit,
    Ju linda në epruvetë.

    Vitetë-jetë ua kam shkurtuar,
    S'keni pse jetoni gjatë.
    Brisqe u dhashë për tu rruar,
    Rruhuni dhe në thatë.

    Sipas kokës dhe qyllafin,
    U ndjell në shesh si bagëtia,
    Nëse ua dhuroj pilafin,
    E heq nga pasuritë e mia.

    Si se kuptoni o qafira,
    Unë për ju po tretem fare,
    Kur s'kam ujë ja fut me birra,
    Kur s'vjedh Euro,vjedh veç pare.

    Ndaj ju them siç ju kam thënë,
    Ngrini bust edhe për mua,
    Nëse ju lash të pa ngrënë,
    Varfërinë s'ua dua hua.

    Kur të vdes më ballcamosni,
    Se unë vdiqa veç për ju,
    Rrofshi e mos qofshi, rrofshi,
    Gjallë ua futa nga një hu.

    Këtu s'maron historia,
    Prapë do ngrihem unë nga varri.
    Do të vjedhi lukunia,
    Që t'u varros për së gjalli.

  6. #556
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    Ku s'më vete mëndje shkretë.

    (Satirë )

    Ku s'më vete mëndje shkretë,
    Ku s'degdise e ku s'futet.
    E kuptoj s'e ka të lehtë,
    Ndaj shpesh për vetveten lutet.

    Lutet për gjëra të mira,
    Veç në ëndërr i ka parë.
    Po ndeshet me ca vampira,
    Ca barkderra,kokë pa larë.

    Pronësuan të gjithë vëndin,
    Kafshatën s'të lënë në gojë,
    Të gjithë popullin po çmëndin,
    Bëjnë më të pistën lojë.

    Vjedhin,vjedhin dhe bërtasin,
    Nuk e kapin dot hajdutin.
    Veten me dollarë e masin,
    Pa një shkak në burg të fusin.

    Më kopila s'ka lindë nëna,
    Doçin ta lënë m'u në derë,
    Por do t'u këndohet kënga,
    Qën bir qëni sa kanë lerë.

    Ta dinë toka rrotullohet,
    S'dihet në ç'cep do ti lërë,
    Kjo pasuri s'trashëgohet,
    Sikur ta fusin në vërë.

    Do të lindi një zog kurve,
    Që kaptinën do t'ua ndreqi,
    Do t'i kthei të gjithë krunde,
    Të dallohet më i keqi.

    Të ndahet kashta nga gruri,
    Edhe byku nga tërshëra,
    Me haliça s'bëhet muri,
    Ashtu si edhe shumë gjëra.

    Kjo varfëri Migjeniane,
    Digjet vuvazi në popull,
    Ti që je një bir putane,
    Si mi do digjesh në strofull.

    Ku s'më vete mëndje shkretë,
    Shpesh me veten rrebelohet,
    E di që s'gjën dot të drejtë,
    Por ta dini : Nuk dorzohet !

  7. #557
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    Jemi bërë për të qarë hallë
    ( Satirë)

    Vërtetë kjo botë është qelbësirë,
    E krrimbur nga koka në këmbë,
    Xhelati vretë,Ti thua : Mirë!
    E do ky popull këtë gjëmë.

    Jemi të trashë sa nuk tregohet,
    Kaposhit iso ne i mbajmë,
    Mbi trup kamzhiku vetëcoptohet,
    Prapë për kaposhin zëmë e qjamë.

    Ne pjellim vetëm diktatura,
    Ua ngrejmë kultin përmbi re
    Dhe pse në jetë marrim fraktura,
    Për kokën e tyre bëjmë be.

    Çfar jemi ne s'e di as djalli,
    Çfar janë ata,jo s'kam koment,
    Ç'bëri babai po bën dhe djali,
    Ne prapë helmojmë veten e vetë.

    Ne jemi bërë për të qarë hallë,
    Ata pasurohen çdo orë,
    Dobiçit prapë i themi djalë,
    Se në qafë na varin këmborë.

    Na varin zile si bagëtia,
    Na hedhin kripë në bulevard,
    Dëgjoni thonë pordhët e mia,
    Se unë jam zot si Zoti lart.

    Ata na vrasin,na përdhunojnë,
    Kokën ta shtypin si një mizë,
    Me gisht litarin ta tregojnë,
    Të thonë : Je mirë,ha bukë me gjizë.

    Të thonë shët e mbylle gojën,
    Ne prapë pas ***** si manar.
    Ta marrin erëzin,ta nxjerrin bojën
    Dhe vetë pëllasin si gomar.

    Gomarët neve na pëlqejnë,
    Pëllitjet e tyre po e po,
    Ta dini se për ta sa vlejmë,
    Sa një morr ***** më tepër jo.

    Ne prapë fiksim i ndjekim pas,
    U mbrojmë pasuritë e tyre
    Dhe pse na japin një gëlas
    Edhe pse hi na hedhin syve.

  8. #558
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë....

    Lutuni të tërë


    Sot mbajeni mëndjen,
    Se është fundi i botës,
    Unë po e kërkoj,
    Tek fundi i gotës.

    Pa filluar dita,
    U piva,u deha
    Edhe me vetveten,
    Nisa dhe u nxeha.

    Më thoshte vetvetja,
    S'po shoh fund të botë,
    Shoh qeveritarë,
    Gjalpë i hedhin rrotës.

    Shoh dhe pjesën tjetër,
    Varfëri ekstreme
    Dhe zihem me veten,
    E godas me shqelme.

    Shikoj lartë ne qiell,
    Disa re të zeza,
    Një diell të vogël,
    Të vogël sa veza.

    Shikoj veten time,
    Dehur bërë tapë,
    Them ky qënka fund,
    Nesër ardhtë prapë.

    Nesër ardhtë prapë,
    Po,pa na njoftuar,
    Që mos ta filloj,
    Atë të uruar.

    Të jem mëndjekthjellët,
    Ta shikoj me sy,
    Në fundin e gotës,
    Asnjë pikë raki.

    Unë ua them ta dini,
    Ky s'është fundi botës,
    Ndaj mbajeni mëndjen,
    Gishtin vini kokës.

    Ne fundin e botës,
    E gjëjmë në vënd tjetër,
    Se jemi fundosur ,
    Nga xhaketë e vjetër.

    Si nuk e kuptoni,
    Që fundi ka ardhë,
    Se dardha tek ne,
    Bie nënë dardhë.

    Ç'fund ne po kërkojmë,
    S'di a ka fund tjetër,
    Një jetë të tërë,
    Jemi kthyer rretër.

    Fundi botës ardhtë,
    Lutni të tërë,
    Që ata barkderrat,
    Mos të gjëjnë vërë.

  9. #559
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    prej kohesh iku dhe mesnata
    madje dhe gjumi u arratis
    riza or mik, as fat nuk pata...
    mendova shkurt: pse nuk rinis?

    çfar te rinis...? As vete s'e di
    madje as Ty nuk te shqetsoj
    si nuk u sos, kjo dashuri?!...
    kurr PROFECIT s'do t'i besoj!

    Nje fis i lasht, nga gjysemglobi
    e quajn MAJA, apo ZULU...
    parashikoj qe ndoshta Zoti
    ka neveri nga NE ketu...(!)

    Po në ka Zot, pse prap na fali?!
    A mos u bëmë vertet te mir'?...
    Na la te gjall' te na djeg malli
    Apo na la veç per meshir

  10. #560
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Për xhungël ngelesh kafsha më e rrallë


    Të duhej një emër,ta vunë,
    Një emër të egër si Bisha.
    Të paktën të ishje majmun,
    Një ketërr të flije në pisha.

    Një emër e kam edhe unë,
    Ashtu si gjithë njerëzia,
    Ti ngele Gogol dhe në gjumë,
    S'dallon nga kafshëria.

    Për xhungël ngelesh kafsha më e rrallë,
    Atje me lehtësi pagëzohesh,
    Bën mirë të shkosh sa je gjallë,
    I vdekua as mund të afrohesh.

    Nëse dhe atje s'të pranojnë,
    Vërtetë paske rënë në siklet.
    Në një planet tjetër do të çojmë,
    I denjë për të larë halet.

Faqja 56 prej 59 FillimFillim ... 6465455565758 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •