-
Zërat e Çjerrë.....
Vërtet çudi.....
Vërtet çudi, është për t'u habitur,
Një rrugë të dy, kemi, ecim ne.
Po ç'ka kjo mjergull, që pusi ka ngritur
Mbi kokat tona qëndron si ndonjë Be.
Ndaj nuk shikohemi,mund dhe të përplasemi,
Pastaj të themi : Ua! Qënkemi ne.
Me këtë mjegull dhe mund të gajasemi,
Por mund të fillojmë dhe një jetë të re.
-
-
Zërat e Çjerrë....
Përballë shikimit ........
Përballë shikimit rri i menduar,
Të ik' prej ti,syrit s'ja mbanë.
Nga sytë e zemrës jam robëruar
Dhe syri zemrës veç për ty qanë.
Mendimi i thellë,s'ka më limite,
Në qelinë tënde rri i burgosur.
Dhe pse kaluan,dekada vite
Atje qëndron i sakatosur.
Përballë shikimit vërtet përulem,
Me ndjenja malli e pika loti.
Tek zogu i zemrës si fletë lëkundem,
Tek shpirti im të ruajt' Zoti...!
-
-
Zërat e Çjerrë....
S'rri dot Larg............!
Larg s'rri dot e ndjej një turbullirë,
Largësia qënkërka vdekja vetë.
Kur s'të shikoj nuk më vjen hiç mirë
Dhe rrëzohem si në vjeshtë një fletë.
Sy më sy më larg nuk të dua,
Ndihem keq e nuk di çfar bëj.,
Ti je Dielli,Hëna,gjithçka je për mua,
Aty gjith të mirat pa mundim i gjëj.
S'di ç'ndjen ti kur nuk më ke pranë,
Qesh,gëzohesh apo ç'dreqin bën,
Unë pa ty kaçmeroj dynianë
Edhe shpirti rehat nuk më gjën.
Larg s'rri dot bëhem i trullosur,
Humbas rrugë s'kthehem në shtëpi.
Kthehem ngricë,vdekjen kam vulosur
Dhe nuk di të bëj dashuri......
-
-
Zërat e Çjerrë....
Mallkim dashurie......
(Mos e merrni për të vërtetë)
S'e di pse të besova ty,
Kur besëshkelur ti ke qënë,
Sikur më hodhe hi në sy
Dhe brënda hirit s'di ç'ke lënë.
Ti bredharake,bukëshkelur,
E çvirgjërove besën time.
Mallkime Zoti të kam hedhur
Dhe shpirtin ta lash prapa shpine.
Tradhtare zemrash,hobi yt,
Varrmithse ndjenjash,ndyrësirë,
E liga të mbiftë m'u në fyt,
Dhe të shkoftë jeta errësirë...
-
-
Zërat e Çjerrë....
Për keq u mësuam.....
Ndër vite i grisa këpucët nga rruga
Dhe mëngët nga tavolina e vjetër.
I grisa nga gurët,nga rruga me gunga,
Nga letrat që shkruajta për jetën.
Ngado që kalova,s'dëgjova bilbila,
Veç zhaba në ujra kënete.
U ndesha,u vrava,me disa kopila,
Dobiça, pa identitete.
Për keq u mësova me zhaba ugari,
Me këngë bretkoskash mjerane.
Betohem: S'e ndjej kur pëllet gomari,
Kur rrotull i vjen një pu......e.....
-
-
Zërat e Çjerrë....
Në mal të Çukës...
(Mal në vëndlindje)
Tek mali Çukës ishja mbrëmë,
I vetëm, panjeri nga pas.
Shikoja majën i qe ngrënë,
Shikoja veten buzëgas.
I rrjepur mali, si me dorë,
Si i paflokë ky balli im.
I thoshja vetes, ky i gjorë,
Ka ngelur vetëm, si jetim.
Lotonte bari nga thëllimi,
Rrungaja borën ka përpirë.
Më thoshte mali ti je imi,
Te kjo rrungajë ujë ke pirë.
Se nga më erdhi,një zë nate,
Si një zë xhindi, më kumboi.
U turr, si erë në monopate,
Si borë e ngrirë m'u fut në gojë.
Një tuf me yje zbriti nga qielli,
Si engjëj që lind perëndia.
Më thoshte mali më ka djeg' dielli
Si ç'të ka djeg ,ty Dashuria.
Tek mali Çukës ishja mbrëmë,
Atje ku strehoen pëllumbat
Nga malli lotët kishin rënë,
Si breshërit që derdhin plumbat.
-
-
Zërat e Çjerrë....
Kërkoj një ditë.....
Kërkoj një ditë,jo si të tjerat,
Një veçanti,s'e di as vetë.
Të bëhem shok e mik me erërat,
Pse mos të jem dhe pak profetë.
Ti kem pranë vetes gjith' mbrekullitë,
Të ha,të pi,syri ç'shikon.
Të kem pak shpirtë nga perënditë,
Me Zotin të jem në një fron.
Të puth të bukurat e dheut,
Ylberin shall ta lidh në qafë.
Të kem nga gjaku i Skënderbeut,
Kur dashuroj e bëj një gafë.
E çfar s'kërkokam nga kjo ditë,
Sikur s'kam parë asgjë me sy.
Mir që s'kërkoj, një tru të dytë,
Se s'do ta gjëja as me dylbi.
Kërkoj një ditë,jo si të tjerat,
Si në përrallë jetën ta kem.
Atdheut tim, t'ja gropos plehrat
Të shtegëtoi si një zgalem.
-
-
Zërat e Çjerrë....
Buzqeshje thyer....
Buzqeshje thyer fytyra ime
Si rreze dielli në perëndim.
Si me komandë fshiu kujtime
Dhe robërinë më dha shpërblim.
Si kalë i çalë u bë kjo jetë,
Si zvarraniku në ugar.
I vdekur ndjehesh më i lehtë,
Të gjallë të quajnë dhe zagar.
U nda më dysh pasqyrë e fatit,
Në lindje dhe në perëndim.
Të mirit pjesën e mëkatit,
Harbutit kudo gjelbërim.
I erdhi fundi kësaj rruge
Dhe pse e drejtë s'qe asnjëherë.
U thyen ndjenjat si bisht luge
Dhe nuk shijuam një pranverë.
-
-
Zërat e Çjerrë....
Ditë shiu....
S'më shijon dita,kur bije shi,
Një shi i shtrëmbër,si një drapër,
Më duket vetja, si në zi,
I helmët,sikur të jem gjarpër.
I vrenjtur rri, si re e zezë,
Si vetëtimë më ndrijnë sytë.
Fytyra sa një kokërr vezë,
Mund të mendosh : Ky është i dytë.
Menduar pemët ulin veshët,
Pikon neoni, shi të bardhë,
Petalet që gëzushëm qeshën,
Ngrin' si kallkani, mbi një dardhë.
Një hartë pranvere mbaj në zemër,
S'di si ta nxjerr e ta vërvis.
Ta largoj shiun, si në ëndërr
Në botën tjetër ta degdis.
-
-
Zërat e Çjerrë....
Këtë botë...
Këtë botë, s'e çmënda unë,
Çmëndur ishte sapo lindi.
Hapte kotë punë, pa punë,
Kishte mëndjen e një xhindi.
Prodhon një helmë,ta jep suprizë,
E hedh në ajër dhe të ndotë.
Memorien ta futë në një krizë,
Sa çdogjë, të duket kotë.
Të lëshon rrugëve, mëndjelënë,
Të vë dhe nofka pa karar.
Të lë pa bukë,të lë pa ngrënë
Të thot jeto, si një zagar.
Këtë botë s'e çmënda unë,
Se s'më duhet çmënduria.
Ndaj s'e dua as në gjumë,
Sa të zhbëhet lukunia.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt