Nuk e di ........?!
Nuk e di nga iku zogu i rrallë,
Ku shtegëtoi këtë dimër babëzi,
Drutë në vatër bëhen dritë e valë
Dhe furtuna kthehet në stuhi.
Nuk e di ku zogu i rrallë ndodhet
Dhe fole a ngriti përsëri?!
Ndoshta përmbi dëngje reshë çlodhet
Dhe ankohet natën si fëmi.
Po ku fshihet cicërima e tia?
Mos u fshe në pyll a në korie!
Ndoshta nata zgjohet nga mërzia
Dhe më çfaqet ditën si një hije.
Nis kërkoj,kërkoj e rroj me shpresë
Dhe mes malesh vetëm kërkoj ndihmë.
Ndoshta era që solli kjo vjeshtë,
Ja rrëzoi,ja prishi shtëpinë.
Ndoshta malli vetë do të ma sjellë,
Në ballkon me sqep do të çukisë.
Dhe së bashku të dy në pranverë
Zemrat fati do ti gudulisë........
Gëzuar vitin e ri 2011,shëndet e lumturi në familje,shoqëri e kudo..Respekte për të gjith antarët e F.Sh,për këdo që merret me krijimtari,për çdo dashamirës të artit dhe në veçanti të poezisë..Urime dhe gëzuar këtë vit..Gëzuar,Gëzuar nga Pogradeci ku do kaloj festën e fundvitit..Gëzuar....
Krijoni Kontakt