Close
Faqja 50 prej 59 FillimFillim ... 404849505152 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 583
  1. #491
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Jam si ju.......

    Si çdo kush,kam dhe unë një gojë,
    Ha e flas e përtyp bajame.
    Hera-herës bëj me të një lojë,
    Edhe botës i hap e mbyll name.

    Si çdo kush, kam dhe unë dy sy.
    I shikoj edhe më shikojnë.
    Nga njëherë shpejt i mbyll të dy,
    Nga njëherë në heshtje vajtojnë.

    Si çdo kush,kam dhe unë të dashur,
    Kam një grua,kam dhe një shtëpi.
    Kam një zemër gati më të plasur
    Dhe kur s'jap marr veç dashuri.

    Jam si ju s'kam asgjë më shumë,
    Veç një zot na lind dhe na vdes.
    Ju më njojtët vargje shkruaj unë
    Dhe me to vdekjen them ta pres.

  2. #492
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Në se ndodh....?!


    Nuk jam aq i bukur, sa të jam dukur,
    Ndoshta sytë e tu bëjnë rikoshetë.
    Kam një ball' e një fytyrë të rrudhur,
    Kam dhe disa gjëra, që zemra i mban të fshehtë.

    Nuk jam yll, i zbrituri nga qielli
    Dhe në qiell nuk kam qënur kurrë.
    Kam një shpirt që rrezon si dielli,
    S'di ç'pëlqen, nga këto më shumë?!

    Jo s'e di, pse kaq u miqësuam,
    Ti më quan mik e unë mikeshë,
    Por aspak më tej nuk e menduam,
    Se e dashur ti dhe mund të jeshë.

    Në se ndodh vërtet një gjë e tillë,
    Un' s'kam frikë dhe pse s'jam i bukur.
    Ta plotsoj me mall atë dëshirë
    Dhe të ngelem, për ty, një i zhdukur....

  3. #493
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Malli im ............


    E larguar ti, i larguar unë,
    Ditët, më duken si shekuj.
    Në mes ëndrrash, presim një të shtunë,
    Si dy engjëj, në shtrat për të fjetur.

    S'ke çfar bën,vetmia çpon dhe gurin
    Dhe me mallin, mëri s'duhet mbajtur.
    Dhimbja e than burrin, si dhe drurin
    Dhe pas dhimbjes, qëndron i pa matur.

    Ja përshëmbull,s'erdhe ti të shtunë
    Do rënkoi krevati nga inati.
    Fajin s'e ke ti, e s'e kam unë
    Fajin për të dy e paska fati.

    Duke ndëjtur,dita zë këputet,
    Si tespihet që dalin nga vargu.
    Malli im, nuk di se ku të futet
    Dhe si një kunadhe, përfundon tek çarku.

  4. #494
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Malli im ............


    E larguar ti, i larguar unë,
    Ditët, më duken si shekuj.
    Në mes ëndrrash, presim një të shtunë,
    Si dy engjëj, në shtrat për të fjetur.

    S'ke çfar bën,vetmia çpon dhe gurin
    Dhe me mallin, mëri s'duhet mbajtur.
    Dhimbja e than burrin, si dhe drurin
    Dhe pas dhimbjes, qëndron i pa matur.

    Ja përshëmbull,s'erdhe ti të shtunë
    Do rënkoi krevati nga inati.
    Fajin s'e ke ti, e s'e kam unë
    Fajin për të dy e paska fati.

    Duke ndëjtur,dita zë këputet,
    Si tespihet që dalin nga vargu.
    Malli im, nuk di se ku të futet
    Dhe si një kunadhe, përfundon tek çarku.
    Bukur Riza!! Pergezimet e mia. Po le dhe une kete pas!! Vazhdo me krijimtarine tende terheqese, i nderuari Riza! Te pershendes.


    Malli mbetet me i shtrenjti mall!
    vetem vargjet cmallen tek ai,
    Pse nuk iken, po na le ne hall,
    e ben jeten, te cele si nje selvi!!

  5. #495
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    M'u dashka.......


    M'u dashka prap' buzqeshja jote,
    Si ato çaste magji-jete.
    Ta mbaj ndërmënd mot e për mote
    Dhe ta shtrëngoj ta kem përvete.

    M'u dashka prap shikimi yt,
    Vezullues si hënë maji.
    Lutem,lutem të më mbyt
    Dhe mos të zbulohet faji.

    Ç'far m'u dashka,çfar s'mu dashka,
    Si ndaj dot' në këtë ditë.
    Veç nga sytë e tu u qafsha
    Dhe aty më ngrifshin sytë.


    Faleminderit gloreta për komentin dhe vargjet e postuara,jeni një poete simpatike.Ju uroj shëndet dhe muzë pa fund....

  6. #496
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    *******************


    Ju ndjeni mall
    Dhe mua më dogji malli,
    Kur s'ju shikoj,
    E s'u përkëdhel dotë sytë.
    Në djall dhe paret,
    U ndamë përsëgjalli
    Largësia,
    Si litar më varet në fytë.

  7. #497
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Kjo poezi eshte hedhur gabimisht dy here prandaj u fshi
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 19-12-2010 më 12:01 Arsyeja: Hedhur gabimisht..

  8. #498
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Po të mos kishe......

    Po të mos ishje
    Një ëngjëll i rënë
    Nga qielli,
    Zor se do të të
    quaja femër.
    Do të të merrja
    Si një trung
    I nxirë nga dielli
    Dhe s'do të mundja
    Të të flisja në emër.

    Po të mos kishje
    Një zemër
    Të madhe luani,
    Që strehon
    dashurinë e pashfaqur
    Zor se ma kërkonte xhani
    Dëshirër tënde,
    Të zjarrtë e të matur.

    Falë shijeve
    Që kam për jetën
    Dhe dashurinë
    për lulet,
    Veçoj çdo të keqe
    nga shpirti yt.
    Ti pikturoj
    hiret dhe nuret
    Dhe shkruaj
    këngë e vargje,
    Që kjo jetë
    Të mos të më mbyt.

  9. #499
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerë

    Ai na tha.......


    Na lindi Zoti
    ne të dy
    Dhe zotit,
    s'ke ç'ithua.
    Ai të tha:
    bëj dashuri,
    Ai më tha
    dhe mua.

    Pastaj të dy
    ne e besuam
    Dhe bëmë
    një betim.
    Të vdesim bashkë
    të dashuruar,
    Mbi varr
    të ket' blerim....

  10. #500
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë

    Lavdia jote,Lakmia ime........


    Fustani tundet
    duke ecur,
    Baluket ballin
    ta kanë zënë,
    Tek mua them
    ke për të ngecur,
    Në çark shpresoj
    ke për të rënë.

    Telashi jonë
    është dashuria,
    Asgjë më shumë
    asgjë më pak,
    Por un' besoj
    tek perëndia,
    Për mua je
    ti ai fat.

    Lavdija jote
    bukuria,
    Lakmia ime
    shpirti yt,
    Këtu nis
    punën komedia,
    Dhe tragjedia
    këtu mbyll sytë.

Faqja 50 prej 59 FillimFillim ... 404849505152 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •