Close
Faqja 46 prej 59 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 583
  1. #451
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Un' pres.........


    S'jam më ai njeriu pa fara,
    Ai i marri budalla-njeri.
    Që si tufë të më vësh përpara,
    Të të duartrokas e të të shikoj në sy..

    Un' sot jam më i shqetsuari i ditës,
    Më i trondituri në këtë tërmet pa ballë.
    Perde i hidhni llampës së dritës
    Dhe këtë tufë e bëtë të ecin çalë-çalë.

    As ju nuk jini më ata të parët,
    Ithtarët e emrit-popull.
    Tani barazoheni me të marrët
    Dhe si egërsira sulmoni në strofull.

    Por un' pres dhe s'e humbas shpresën,
    E pres një ditë me zjarre dhe vullkane.
    Ata që na mashtruan dhe e prishën besën
    Të gërmadhohen në varre mjerane.....

  2. #452
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Sepse jemi ftohur.....


    Sepse jam ftohur dhe un' me ty.
    Arsyen s'po e gjëj dot',ndjej mjegullirë.
    Kur takohemi s'shihemi më në sy
    Dhe kur puthemi,puthemi si të shtirë.

    Sikur je ftohur dhe ti me mua,
    Kur më jep dorën zgjat vetëm gishtat.
    Vetullat i ngrys,sikur të kam miljonat hua
    Dhe buzqesh si në llohë shelgjishtat.

    Ai zjarri i parë i furishëm është shuar,
    Të dy ngjajmë si kongjillat nënë hi.
    E gënjejmë veten si vjeshtë e përcëlluar
    Dhe kthejmë sytë nga retë që sjellin prap' stuhi...

  3. #453
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Askush s'më ndal.....
    [COLOR="Black"][B]

    E çaj jetën si zog me flatra
    Dhe lodhje s'ndjej e as uri.
    Në rrug më del papritur nata
    Dhe natën çaj me sytë e mi.

    S'më ndal dëbora bënur mal
    Mbi të rrëshqas si skiator.
    Detin çaj ngadal-ngadal
    Si hënë ndriçoj si meteor.

    Kjo drit' mbesoj do ndriçojë gjatë
    Askush ndriçimin nuk ja ul.
    Si do të jetë,jeta shtërngatë,
    Un' prap do çaj si një herkul......


    tetovaria ju përshëndes dhe ju uroj gjith të mirat.Po ju përshëndes në këtë temë pasi temën a thoni një fjalë e konsideroj të mbyllur nga ana ime,por jo për lexuesin.Qofshi e nderuar...Respekte...
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 24-11-2010 më 04:18

  4. #454
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ç'kërkon.....?!


    Ti hyn dhe del pa përshëndetur,
    Si hije gushti mbi një leth.
    Me sytë mbyllur,si i vdekur,
    Si kal pa fre në tru më breth.

    Ç'kërkon të bësh me këto gjeste,
    As vet' s'e di çfar bën kështu.
    Më fërfëllin si erë bjeshke,
    Si manikin' më rri kërcu.

    Un' shkëmb i sertë që s'ndjej tërmete,
    Lëkundem sot,si ndonjë djep.
    Portretin tënd e sjell ndër vete
    Dhe cicëroj si zog në step.....

  5. #455
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ju shoh.......


    Ju shoh, o njerëz,si jetën kërkoni
    Dhe si haeni me të dhëmbë përdhëmbë.
    E lini atdheun tek tjetri punoni
    Dhe botën të tërë e matët me këmbë.

    Ju shoh, o njerëz, si shtegëtoni mbi dete,
    Si hapni shtigje mbi baltra e llume.
    Mbi supe mbani mallin e rrëmete
    Dhe shpinën s'ja kthyet kësaj furtune.

    Ju shoh,o njerëz,në sy kur më vini
    Dhe s'gopem së pari e folur me ju.
    Aman po j'ua them dhe pse ju e dini
    Shqiponja e shqipes folenë e ka këtu...

  6. #456
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    I burgosuri dhe hija....

    Nëpër cepat e dritares në burg,
    Nëpër muret e kallkanta prej guri.
    Një hije më tunde e më shkund,
    Si furtuna që pëlpaset tek muri.

    E ndjek nëpër dhomë si afije,
    Më zhduket e çfaqet sërishëm,
    Vetvetia më duket si hije
    Dhe hija, si një i përbindshëm.

    Mbyll sytë dhe veshët me duar,
    Mëndjen nga hija e heq.
    Kush dreqin m'a paska dërguar
    Që zinxirat m'i shtrëngokërka më keq...
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 26-11-2010 më 07:11

  7. #457
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Zëri i Arsyes......


    Le të më flasi zëri i tingulluar,
    Veshi im e do edhe e dëgjon.
    Zanoret e tij përkëdhel me duar
    Dhe diçka të re zemra kompozon.

    Mos më thoni se ky zë ka vdekur,
    Nuk ua besoj dhe trishtohem keq.
    Zëri tingëlluar thyente dhe hekur
    Gabimet në bot'ëmbëlsisht i ndreq.

    Le të më thonë çdogjë cmirrëzinjtë,
    As nuk i dëgjoj,as nuk i përfill.
    Sytë nuk ua hedh t'u shikoj turinjtë,
    Zërin e arsyes nuk e quaj trill.......

  8. #458
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Me shpirtin tim çdo gjë e mas'........


    Nga qiell mos m'i ulni yjet,
    Se rrugën natën e gjëj vetë.
    Me zogjtë e kam shtëpinë në pyje
    Dhe bashkë me ta ndjehem i qetë.

    Nga qielli mos ma ulni hënën,
    Kjo i duhet gjith njerëzisë.
    Un' dhe pa dritë e gjëj vet' nënën
    Tek gjoksi saj shkoj e pi sisë.

    Nga qielli pra mos zbrit Pegas,
    Un' rrugën e bëj veç në këmbë.
    Me shpirtin tim çdogjë e mas'
    Dhe dhimbje,gaz i kthej në këngë....

  9. #459
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    32
    Nje nga temat me te bukura ne kete forum. Vazhdo me tej Riza, eshte kenaqesi te te lexoj.

  10. #460
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'di se pse.....?

    S'di pse sot urrejtjen, zë në gojë,
    E dhe them: Ka ngelur pak për ty.
    Ti që flokët ke lyer me bojë,
    Më vështron si korbi drejt në sy.

    U bë kohë,këtë fjalë s'e përdorja,
    I betuar s'do ta përdoria kurrë.
    Po ti ç'pate m'u qepe si rrodhja
    Dhe si vemje më rri mbi lëkurë.

    Un' urrejtjen e kisha harruar,
    Ç'deshe që ma ngjalle përsëri?!
    Ma njollose shpirtin, si flokët e tua
    Dhe ma vodhe, atë pak dashuri....

    Përshëndetje Enesi! Ju dëshiroj mirseardhjen dhe kënaqësinë që shpreni...

Faqja 46 prej 59 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •