Close
Faqja 44 prej 59 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 583
  1. #431
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Xhemal Gora Lexo Postimin
    I nderuar riza 2008,ju me modesti prezantoheni "zera te cjerre"dhe mjaftoheni:"e dua letersine"(vetem Kaq)Ju jeni nje poet i mirefillte, vargu juaj ka embelsi, force dhe elegance.Une ju falenderoj qe Ju mbroni dy "xhevaire" qe ne vendin tone jane zbehur ;ndershmerine dhe te drejten, kjo tregon se shpirti juaj ka kohe qe ushqehet me poezi, derisa i keni lene pas temat "e lehta" dhe keni hedhur veshtrimin kritik mbi gjera qe preokupojne me shume shoqerine shqiptare.Edhe njehere te falenderoj per kenaqesine qe me dhate.
    Me respekt
    Xhemal Gora. Boston, 5. 11. 2010
    I nderuari Xhemal Gora. Ju falenderoj për pjesmarrjen në temën time.e titulluar :"Zërat e Çjerrë". Më vjen mirë që më kini lexuar me vëmëndje dhe vlerësoni këto krijime tepër modeste. E vlerësoj pjesmarrjen dhe mendimin tuaj..U jam mirnjohës për komentimin..Respekte i nderuari Gora....

  2. #432
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Dhe pse....?!

    Dhe pse hallin ta kuptova,
    Hallin ty un' dot' s'ta qava.
    Të besosh: S'u keqkuptova,
    Vet' dëshiriën tënde vrava.

    Çfar të bësh në këtë truall,
    Kur vet halli nuk kuptohet.
    Për ty thonë që je një buall,
    S'je as mizë që vetpickohet.

    Un' as hallin nuk ta qava
    Dhe as hallin s'ta kuptova.
    Me padashje veten vrava,
    Edhe thash' : U vet'helmova....

  3. #433
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Po ta them......



    Po ta them e dashur: Do vdes un' më parë,

    S'quhet tradhëti,besoj më kupton.

    S'dua të mërzitesh e të rrish e qarë,

    Dhe natën në gjumë, s'ke pse më shikon.



    S'ke përse mërzitesh nga dëshira ime,

    Kjo me vdekjen qesh e me vdekjen luan.

    Un' të pata thënë: Bëhu gjithmonë trime,

    Edhe vdekjen time,vdekje ty s'ta quan....



    Më lejo të shkoj veç i pari unë

    Dhe me mallin tënd nesër le të vdesë.

    Ishalla të vdes,kur ti je në gjumë,

    Edhe të më thuash: Burrë mirmëngjesë....

  4. #434
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ne jemi.......


    Ne jemi heronjtë e dashurisë vrarë
    Dhe lapidar kemi dashurinë.
    Njëri-tjetrin,asnjëherë s'e kemi parë
    Dhe në sytë e sejcilit sisë kemi pirë.

    Ne jemi ata që s'duhet të jemi,
    Ithtarët e jetës moderrne.
    Dashurinë e kemi edhe s'e kemi
    Dhe e kyçim nëpër sergjene.

    Ne jemi e do të jemi nga hera,
    Njerëz prej balte,kufoma.
    Me hundë do sodisim mbi plehra
    Dhe kurrë s'do pyesim për zonja.....

  5. #435
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Më thuaj.......

    Më thuaj të lutem,
    Ku të vete unë?!
    E gjithë Tirana,
    Mbuluar në shi.
    Sonte është e prëmte,
    Nesër është e shtunë,
    S'besoj të ket diell,
    Po nuk dole ti.

    Tek një pemë e lartë,
    Buzë lumit ndodhem.
    Me fletrat e saj,
    Luaj, numuroj.
    Rri si i tulatur,
    Si ndonjë i ngratë
    Dhe në horizont,
    Syt i eklipsoj.

    Më thuaj të lutem,
    Ku të vete unë?!
    Se asnjë rrugicë,
    Nuk po më pranon.
    Mbi fletët e pemës,
    Do shtrihem për gjumë
    Kur të dalësh ti,
    Dielli më zgjon....

  6. #436
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Prap'.........

    Prap' gjëmuan sheshet,
    Jo, nga malli i mbetur.
    I shikon,të qeshet,
    Se në shpirt janë tretur.

    S'dinë çfar po festojnë,
    S'dinë kush quhet festë.
    Vetëm po llazojnë,
    Pa këmborë,për deshtë.

    Prap' sheshet gjëmuan,
    Oreks politike.
    Nesër kur u zgjuan,
    Si një viç pas thike.

    Kjo s'është hera e parë,
    S'besoj as e fundit.
    Të vjen për të qarë,
    Politik' e llumbit.........

  7. #437
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Desha dhe ca muaj.......

    Në furrën e harresës e dogja vetminë,
    Harrimin e varrosa si harrim.
    Në pyllin pa pemë e vara djallëzinë,
    Në çezmën e shtatë e lava shpirtin tim.

    Në maja skalitëse e ngrita flamurin,
    Në gufa pa jetë, ndeza zjarre jetë.
    Si njeri me zemër që xixëllon gurin
    Dashurinë kërkova të qe e vërtetë.

    Me dymbëdhjet' muaj, s'më plotsohej viti.
    Desha dhe ca muaj të quhej i tillë.
    Dashuri e prita,se ajo më rriti,
    Për të puthur, Ty o, njeri i mirë.....

  8. #438
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Sa shum'........


    Sa shum' i kam besuar vjeshtës,
    As vetë s'e di pse i besova kaq,
    Si kroi rrjedhin rimat e vjershës
    Dhe i lodhur meditoj në paq.

    Sa shum' i kam besuar fletës,
    Që rrëzohej mbi tok,pa asnjë shkak,
    I përndjekur pas fatit të jetës,
    Që dridhet pas meje me merak....

    Sa shum', sa shum' i besova vetes
    Dhe pse s'duhet besuar kaq shum',
    Si lule që i ngjitet mbretes
    Dhe vyshket e vdes pa lënur gjurmë.....

  9. #439
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te kendofte pena Riza! Urime!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #440
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Parakohe............


    Mbrëmë e dashur,shpejt ma ktheve shpinën,
    Rrije vrenjtur,si qielli me re.
    Përmbi gjoks ta ndjej psherëtimën
    Edhe nxihem e bëhem si dhe.

    Fajsoj veten: Ku paskam gabuar?!,
    Rri menduar, si plak në oxhak.
    Nis të flas,të shof që je zgjuar,
    Më përgjigjesh si dimër i thatë.

    Kthej kujtesën vite,vite mbrapa,
    Mos zbuloj ndonjë prapësi,
    Ato vite kur zemrën ta kapa,
    Si gërshetë plekseshim të dy.

    S'di e dashur: Pse m'a ktheve shpinën?
    Parakohe mbeta si qyqar...
    Un' që devijoja vetëtimën..
    Sonte hesht, si shi në behar......
    Shume poezi e bukur, shpinen ta ka kthy se ja ke harru ose ditlindjen ose diten e marteses

Faqja 44 prej 59 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •