Close
Faqja 42 prej 59 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 583
  1. #411
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Gjithnjë kam menduar....


    Gjithnjë kam menduar, se s'ka tradhëti,
    Prandaj edhe vetë,kurrë s'kam tradhëtuar,
    Por papritur dole dhe m'u çfaqe ti,
    Si hije mesnate me je kryqëzuar.

    Mëndja fluturoi,s'e kuptoj çfar pati
    Filloi të sodiste brënda shpirtit tënd,
    Tradhëtinë e jetës asnjëherë s'e mati,
    Si një i përdalë gjezdis vënd pa vënd..

    Gjithnjë kam menduar dhe prap rri menduar,
    Fjala tradhëti, s'ka vënd në fjalor.
    Kur më çfaqesh ti faqe nusëruar,
    Un' pa dashjen time dashuroj me zor...

  2. #412
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Më mirë......

    Më mirë të vdes,ndoshta gëzohesh,
    Nga heshtja jote i vdekur jam.
    S'jam anormal që të përçmohesh,
    Një mal me mall në zemër kam.

    Ti rrugën tënde e ke gjetur,
    Un' në udhkryq gjëndem akoma.
    Po çfar ti bëj këti shpirti të etur,
    Që veç për ty bije në koma...?!
    Sa e bukur kjo poezi!Ne shpirt me vajten keto vargje!Suksese Riza!

  3. #413
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Sa e bukur kjo poezi!Ne shpirt me vajten keto vargje!Suksese Riza!

    Pranvera ju vlerësoj për shijet e holla që kini.Në morinë e poezive që un' postoj ju zgjidhni nektarin,pra ju jeni bleta që qëmtoni vargjet e mia,këtë e quaj sëmundje profesionale(Gjithmonë për mirë) pra jeni e kualifikuar për letërsi,ndoshta ua jep profesioni,por dhe talenti që keni.Me respekt ju uroj një fundjavë në këto ditë të bukur vjeshte...Respekte mike e dashur....Qofsh e nderuar....

  4. #414
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Përse më thoni.......?!

    Përse më thoni:" Jetoje jetën"!,
    Kur jeta nuk jeton me mua.
    Juve të ngratë mua më gjetët,
    Që jeta më thot:Nuk të dua.

    Përse më thoni: "Jeta është e bukur"!
    Po un' s'e ditkam këtë gjë?!
    Ç'far ti shijoj të jem i lumtur,
    Kur jeta më kërkon e s'më jep asgjë?!

    Përse,përse un' s'u flas një fjalë
    Dhe po tu flas s' ka asnjë vlerë.
    Jeta ka qeshur,me mua është tallë
    Edhe pa ndrojtje më thot:" Je plehrë"!

    Un' jetën e dua,por të më quaj vlerë....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 16-10-2010 më 15:04

  5. #415
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ju.........


    Ju ma thithët gjakun si shushunjë,
    Çfar kërkoni të bëni akoma?!
    Gjaku im s'mbaron e vërshon lumë,
    Un' jetoj si gjeth,gjërat e njoma.

    Ju nuk ngopeni, kurrë, nga asgjë,
    Jo me gjak,por as me kufoma.
    Un' j'ua dhashë shpirtin edhe çdogjë
    Ju nuk ngopeni,njëlloj si kërmat,... sorra........
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 17-10-2010 më 10:40

  6. #416
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    *********************


    S'po e lexoj përgjigjen tënde,
    Do jetë e hidhur,nikotinë.
    Veç ta kuptoj të mirën mëndje,
    Si një koshere për vitrinë.

    S'po depërtoj më tej akoma,
    Kam frik mos gjëj vetëm bakërr.
    Më mir' i vdekur se në koma,
    Vdes si njeri e jo si dërr.

  7. #417
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Më s'besoj të pres....

    Më nuk do shëtis ,në ndjenjat e tua
    Dhe pse kjo për mua,quhej privilegj.
    Bashkë nuk do të jemi mishi me gjith thua
    Dhe pse shpirtin tënd s'më tha kurr' i keq.

    Më nuk do të shoh në ëndrra të gjata
    Dhe s'do qesh me to si një anormal.
    Nuk do ti them vetesaq o kaq e pata
    Si një endacak do të vi vërdall.

    Më s'besoj ta pres fjalën: Un' të dua
    Dhe pse kjo për mua quhej: Perëndi
    Bashk nuk do të jemi mishi me gjith thua,
    Por kjo s'do të thotë: S'ka më dashuri....

  8. #418
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Më besoni.....


    Më besoni kur ju them:
    Nata është si e përgjumur.
    Edhe hëna si një dem,
    Ret' i trëmb e vetë ka humbur.

    Më besoni, për besimin,
    Vet' me sy,ç'po them, kam parë,
    Kur e puthte vajza trimin,
    Sa lezet, si dy manarë.

    Më besoni,më besoni,
    Veç për ju them të vërteta.
    Kur mbi kokë të këndoi gjoni,
    Po ju them: Do vazhdoi jeta...

  9. #419
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'ke pse ............


    S'ke pse të më quash Don Zhuan,
    Kur s'jam aq i bukur si ai,
    Kur kam zemër dhe për ty nuk qan,
    Kur kam shpirt e s'ndes një qiri.

    S'ke pse të më quash Perëndi,
    Kur s'jam Zot e s'qëndroj mbi re.
    Kur të puth e s'bëj dashuri,
    Kur betohem e për ty s'bëj be.

    S'ke pse të më duash si e marrë,
    Kur vet' un' marrosem pas ty.
    Edhe lutem bashkë ta kemi varrë
    Dhe atje të flë përmbi gji.

  10. #420
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...


    Kam ngelur i shokuar nga vdekja e parakohëshme e mikut tim Gjakush Tana.E mora me vonesë njoftimin pasi kam qënur i larguar prej datës 23.10 deri më 27.10 dhe s'kam patur mundësi te kontaktoja me forumet dhe F.B.Ishte tepër tronditëse kur hapa F.B. dhe mora vesh një gjë të tillë.Fillimisht s'po e besoja,por kur i lexova ngushëllimet e shokve e kuptova që çdo gjë ishte e saktë.Që nga ai moment kam qënur tepër i tronditur dhe i pikëlluar.Me sinqeritetin më të madh u shpreh ngushëllimet familjes,njerzve më të afërm,miqve dhe shokve të Ferit Ramadanit(Gjakush Tana) për humbjen e njeriut të shpirtit të tyre dhe u prehtë i qetë atje ku shkoi.Jeta dhe vepra e Gjakushit si poet,shkrimtar do jetojë në breza.Duke e ndjerë humbjen e ti, unë vargëzova i lotuar sikur të isha prezentë në çastet e fundit të dhënies së lamtumirës.....I përjetshëm kujtimi i Gjakushit..........

    Përse,përse...?!

    Pse m'u largove si një gjethe vjeshte
    Dhe shpirtit tim i solle mall.
    Ti ishje burrë me fjalë prej eshtre
    Dhe xixëlloje si një gurzjarr.

    Përse kjo ikje e përshpejtuar,
    Si një rrufe në ditë me diell.
    Një mal me zi mbi kraharuar
    Si zog me krah ike në qiell.

    Përse,përse na hidhërove,
    Ti fjalskalitësi i poezisë.
    Me bojë gjaku lavdinë e shkrove
    Dhe lidhe urat e miqësisë.

    Pse m'u drodh dora e lotoi syri,
    Mbi letër gërmat pse m'u thërmuan?!
    Një drithërimë tek shpirti hyri
    Dhe s'më la brinjë në kraharuar.

    Ka vdekur poeti Gjakush Tana,
    Eh,çmarrëzi që sjell kjo jetë,
    Gjigandi i vargut,s'lind më nana
    Një lapidar tani e pretë.

    Këto vargje më dolën nga thellësitë e shpirtit,por për Gjakushin zemra ime do rrafi sa të jetë gjallë....

Faqja 42 prej 59 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •