Close
Faqja 41 prej 59 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 583
  1. #401
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Luli X Lexo Postimin
    [=riza2008;2890192]Erdhi koha......

    Erdhi koha të mësoj gjëra të reja,
    Të pi ilaçe para dhe pas buke.
    Të rri i heshtur,si mali nga reja
    Dhe të më dridhen duart pas bishtit të një luge.

    Erdhi koha të eci si kërmilli,
    Mbështetur pas bastunit,shokut tim.
    Të kruaj dhëmbët e ngelur si vampiri
    Dhe para një foshnje të qaj me mallëngjim.

    Erdhi koha s'dëgjoj as bubullimat,
    Dita më duket si qiri në fikje.
    Ç'ti bësh s'është moshë për trimat
    Më duhet ti mësoj këto gjëra në ikje......
    riza2008,me pelqeka menyra se si shkruan,te lumte pra!
    S`e kane thene kot : Poeti eshte i lindur i tille.
    Se s`ka kohe te behet, do thoja une.[/QUOTE]

    Respekte Luli X.Mirse e gjete adresën time.Ju falenderoj që më lexoni dhe ndjej kënaqësi që ju pëlqen poezia...kalofshim mirë...

  2. #402
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ku ti gjëj.....

    Po ku ti gjëj, gërmat e kësaj moshe?!
    Që ti skalit mbi gur të varrit.
    Ti gdhënd si guri i një qoshe
    Të ndrijnë si djersa përbri ballit.

    Vallë ku ti gjëj? E ku t'i gjëj'?!
    Të gjitha ëndrrat që më kanë zgjuar,
    Të ngrej për to një lapidar
    E t'i ledhatoj me duar...

    Dhe ja i gjeta,e ja si gjeta,
    Unë në mëndje i kam skalitur,
    Për këto gërma gjumë nuk fjeta
    Dhe me to bashkë vdekjen kam pritur..
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 12-10-2010 më 14:05

  3. #403
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Më mirë......

    Më mirë të vdes,ndoshta gëzohesh,
    Nga heshtja jote i vdekur jam.
    S'jam anormal që të përçmohesh,
    Një mal me mall në zemër kam.

    Ti rrugën tënde e ke gjetur,
    Un' në udhkryq gjëndem akoma.
    Po çfar ti bëj këti shpirti të etur,
    Që veç për ty bije në koma...?!

  4. #404
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'di se çfar kërkoj......?!


    Un' i harruari i zemrës tënde,
    S'di çfar kërkoj, nuk di çfar pres.
    Një jetë të tërë me sy më çmënde
    Dhe asnjëherë s'më nxorre pjesë.

    Un' i zhurituri i buzës tënde,
    Veç ëndrra shoh e ëndrra sjell.
    M'i sjell kujtimet në ato vënde,
    Si fara e drithit që t'i rimbjell.

    Un' fatkeqi i pandrequr,
    Asgjë s'kërkoj se ç'më takon,
    Një puthje tënde si të çqepur,
    E var në shpirt si medaljon.....

  5. #405
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Sot e dua Shqipërinë...

    Sot e dua Shqipërinë,
    Si thëllëza kuluvinë.
    Cep më cep e skut më skutë,
    Jetën ngjall e freskoj trutë.

    Sot e dua Shqipërinë,
    Si evlati që pi gjinë.
    Se ç'kërkojnë ca harbut,
    Ca rrebelë e turinj ***...

    Sot e dua Shqipërinë,
    Për një cërmëdel në brinjë,
    Kur vjen puna për flamur,
    Gjakun jap e skuq çdo gur....

  6. #406
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Lirika dhe epika, bote e trazuar e poetit, qe aq embel dashuron ne varg dhe aq rebelueshem e shigjeton ate aty ku duhet. Keshtu i dashur Riza vazhdofsh, sa fluturimin, aq dhe trokun kalorsiak te poezise . Urime.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #407
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Lirika dhe epika, bote e trazuar e poetit, qe aq embel dashuron ne varg dhe aq rebelueshem e shigjeton ate aty ku duhet. Keshtu i dashur Riza vazhdofsh, sa fluturimin, aq dhe trokun kalorsiak te poezise . Urime.
    Mondi ju përshëndes dhe ju falenderoj që lexoni krijimet më tepër se modeste të mija.U jam mirnjohës për kohën që harxhoni.Në vazhdim të avazit tim un' po shkruaj një krijim të çastit të titulluar:

    Kur ty s'të kam.....

    Harrova vitin kur kam lindur,
    Për datën s'kam asnjë kujtesë.
    Ndaj jam i ashpër i pa bindur
    Dhe nga kjo jetë nuk dua pjesë.

    Po pse më duhet dita,viti?
    Për relike s'kam nevojë!
    Kjo jetë aspak s'më guduliti,
    Veç më përdori si pisqollë.

    Ç'do gjë tani e kam harruar
    Dhe kam harruar pse jetoj.
    Kur ty s'të kam në kraharuar,
    As dit,as vit s'kam pse kujtoj....

  8. #408
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Më mungon...

    Më mungon çdogjë në këtë jetë
    Dhe kjo gjë aspak s'quhet çudi.
    Më mungon ti fjala e vërtetë,
    Më mungon ti zë e ti njeri.

    Më mungon e më mungon memorja,
    Që ma vodhët ju në errësirë.
    Nuk ka faj, që më përbuz dashnorja
    Që më shan e më thot i pirë.

    Më mungon dëshira për vizione,
    Fantazia është varrosur krejtë.
    Ç'është kjo jetë kaq monotonone
    Të përmjerr e të flak si fletë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 14-10-2010 më 16:22

  9. #409
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'ke provuar....

    Ti s'ke provuar mall poeti,
    Ndaj dhimbjes i thua gëzim.
    Thua: Eshte i cekët deti
    Dhe nuk ka dallgë e valëzim.

    Ti s'paske fjetur nëpër zemra,
    Ndaj thellësi s'paske në shpirt.
    Pse vjen natën nëpër ëndrra
    Shëtit mbi trupin tim meit.

    Ti s'ke provuar mall poeti
    Dhe po të them: Mos provofsh kurrë.
    Çdo gërmë që shkruan, në gjak e gjeti
    Dhe ja pi ti si një shushunjë..
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 15-10-2010 më 02:50

  10. #410
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ske pse merakosesh.....?!

    Ti ma thithe ajrin pa kuptuar
    Dhe më ktheve mua azmatik.
    Jap e marr me supe e me duar,
    Se mos vdes e mos të sjell ty frik.

    Dhe po vdiqa s'ke pse merakosesh,
    Kjo është jeta,ç'do kush ka një fund.
    Veç në shpirtin tënd të më varrosësh
    Si një trim e dashnor, në mund....

Faqja 41 prej 59 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •