Close
Faqja 4 prej 59 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 583
  1. #31
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Kaluan vite.....


    Kalon një ditë,kalon një vit,
    Ne prap ngelëm atje.
    Si dy maçok çjerrin turinjtë,
    Si krisma në hale.

    Fillon një vit,prap si më parë,
    Nuk ka as një dallim.
    Të dy të lojtur,të dy të shkarë,
    Sikur e kanë mallkim.

    Kaluan vite dhe ne u plakëm
    Ngelëm në tranzicion.
    Ua them me shpirt: Na kallët datën,
    Na shtrydhët si limon....

  2. #32
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    A je, A s'je......


    E plotfuqishmja zemra ime,
    E mbushur plot me tym e zjarr,
    Gjallon e vdes nëpër vegime,
    Lexon,gërmon të gjëj një fjalë.

    Mbi ty i lodhur ta qaj hallin,
    Dëgjoj si ritmi po të rreh,
    Shikoj si ma rrudhose ballin,
    Të pëshpëris : A je, A s'je....

  3. #33
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    A je, A s'je......


    Hmmm...

    E gjora zemer,here eshte e forte
    Nganjehere ligeshtohet shum
    E lodhur e dermuar rrah pa ndal
    Tek ti, tek ai e tek une!

    Nuk u merzit e shkreta zemer
    Nga vuajtjet e mundimet
    Ndojhere eshte aq e lodhur
    Mezi i degjohen rraptimet!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #34
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Respekte e panjohura.....


    Ç'do të thot politikan ?!.......


    Ç'do të thot politikan,
    Sot për sot në Shqipëri.
    Një fallxhore me filxhan,
    I bën punërat lesh e li.

    Ç'do të thot politikan,
    Sot për sot në Shqipëri.
    Një njeri me tru hajvan,
    Që mban kokën në tagji.

    Ç'do të thot politikan,
    Sot për sot në Shqipëri.
    Tip njeriu llafazan,
    Shpifës,shpifës pa kufi...

    Ç'do të thot politikan,
    Sot për sot në Shqipëri.
    Njerëz pa din e pa iman,
    Njerëz k....rë e k....ëri......

  5. #35
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...


    Erdhi Koha.....


    Erdhi koha të jetohet vetëm,
    Larg rrugve me zhurmë e me potere.
    E pamë ç'far ishte, e pamë ç'far gjetëm,
    Kjo jetë e mbyllur pa penxhere.

    Erdhi koha të jetohet vetëm.
    Të dalësh prej vetmisë nuk ka se si,
    Kur ishim grumbull, prap vetëm mbetëm,
    Vetëm kemi mbetur edhe tani.

    Nga plagët e vetmisë më dhëmbin kockat
    Dhe zëri zbehur si një frikacak.
    Në shpirtin tim i ngroj dy doçkat
    Me fjalët e mia, Liri të jap......

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Revolte poetike qe operon me realizem ate qe nxijne apo shkelqejne artificialisht gazetat. Urime!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Respekte e panjohura.....


    Ç'do të thot politikan ?!.......


    Ç'do të thot politikan,
    Sot për sot në Shqipëri.
    Një fallxhore me filxhan,
    I bën punërat lesh e li.

    Ç'do të thot politikan,
    Sot për sot në Shqipëri.
    Një njeri me tru hajvan,
    Që mban kokën në tagji.

    Ç'do të thot politikan,
    Sot për sot në Shqipëri.
    Tip njeriu llafazan,
    Shpifës,shpifës pa kufi...

    Ç'do të thot politikan,
    Sot për sot në Shqipëri.
    Njerëz pa din e pa iman,
    Njerëz k....rë e k....ëri......

    Përshëndetje poet Riza ÇATO,
    Përshkrim fantastik i shumicës së politikanëve në Shqipëri, e epitetet e njëjta, i meritojnë edhe shumica e politikanëve të Kosovës...
    Po pse more me pika? Në mesin e tyre, vërtetë ka KUSARË e KUSARI, mund ta përdorësh edhe në gjuhën e huaj, ndoshta s'e "marrin" vesh - PIRATË e PIRATERI, po sërish mendoj më mirë t'u thuhet shqip: HAJDUTË - HAJDUTËRI, LANOKË - LANOKËRI...

    Po sa mirë i ka identifikuar e portretizuar i madhi Gjergj FISHTA, politikanët e kohës së vet, në veprën "Gomari i Baba Tasit", edhe në këtë distancë kohore, aspak nuk ndryshojnë politikanët e sotëm...po s'e lexojnë politikanët Gjergj Fishtën...

    Ju përgëzoj për këtë cikël...

  8. #38
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Përshëndetje Mondi,përshëndetje Metbala! Vërtet është një revoltë poetike marr shkas nga acarimi i tejskajshëm i politikës në Shqipëri. Ky fenomen nuk ka të bëjë me mua personalisht apo familjen e të afërmit e mi,pasi s'jam marrë e nuk kam ndërmënd të merrem ndonjëherë me politik,s'kam dalë e nuk kam ndërmënd të dal në ndonjë miting partie që ka vetëm qëllim forcimin e pozitës së karrikeve të tyre. Jam i vetëdijshëm që askush nuk pyet për këto krijime se ata këto i quajnë si shaka,por për të mos e lënë ndjenjën time të vdes brënda vetvetes fillova këtë cikël poezi të titulluar :Zërat e Çjerrë që me të vërtet janë bërë shum acarues këto ditët e fundit....


    Sa do zgjasi mëria......

    Kufiri i mërisë s'dihet se ku është,
    Mbi trupin shtet e mbi opozitë.
    Sofër e ndarë më dysh,sofër e bër lëmsh,
    Të dy padronët ,vet po i nxjerrin sytë.

    Kush i ndan kaq shumë?Kaq kush i bashkon!
    Një çiban i huaj mbirë mbi trupin popull.
    Njëzetë e katër orë: Mjer kush i dëgjon,
    Mjer kush rri me ta në të njëtën strofull.

    Sa do të zgjasi mëri e sajuar,
    Dhe sa vjet u duhet që të ecin shtrëmbër?!
    Ata njëri-tjetrin kan' për ta harruar,
    Vetëm ty o popull do të shikojnë vëngër.....

  9. #39
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Jam i bindur.....

    Më fëshfërijnë fjalët,që gjat ditës kam dëgjuar,
    Kur në krevat shtrihem për të flejtur gjumë..
    Ç'është kjo botë kaq e ndërlikuar?!
    Apo të ndërlikuar e kam vetëm unë.....

    S'e di për të tjerët,ç'halle kanë dhe si i zgjidhin,
    Nuk e di ç'mardhënie kanë me zuskën botë.
    Jam i bindur se kjo botë, pas hurit është lidhur,
    Nga njerzit e pa fe e të pa zotë....

  10. #40
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Z

    Vetvetja.......


    Vetvetja është e vështirë,
    Vetvetja është absurd.
    Kur mendon se e ke mirë,
    Ti del padashur huq.

    Vetvetia është e panjohur,
    Ajo është mister.
    Kur mendon se të ka ngrohur,
    Prit një ngricë,një erë, një terr.

    Vetvetia është ledhatare,
    Shpesh çfaqet cinike.
    Kur të çfaqet si dele manare,
    Të del hipokrite.

    Një labirinth pa anë e fund,
    Një mbret pa spektër mbretërie.
    Vetvetia parfum e llum,
    E cekët e pa fund thellësie.

Faqja 4 prej 59 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •