Close
Faqja 39 prej 59 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 583
  1. #381
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ti dhe vetëm Ti...


    Un' buz' të tjera s'kam provuar,
    Përse ma quani dobësi?
    Në jetë një herë kam dashuruar,
    Kjo dashuri je vetëm Ti...

    Un' puthjen tjetër s'kam ç'e dua,
    Kur mbushem plot me shpirtin tënd.
    Dhe në parajsë do më kesh mua,
    Se puthjen tënde sjell ndërmënd.

  2. #382
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Përse më duhet......?!


    Sot se pse m'u dashka fëmijëria ime,
    Si një çamarrok të los në rrugicë.
    Të loz loja luftrash me një shoqen time,
    Të lyhem me balë e të bëhem pisë.

    Ti përmbys të tëra gota edhe pjata,
    Të çiirrem në zë e të qaj me fortë.
    Ti them botës plakë un' kaq e pata
    Edhe pleqërisë ti sjell lotë e mortë.

    Po përse më duhet pleqëria vallë?
    Të gjith' e urrejnë un' përse ta dua!
    Po zgjedh fëmijërinë si gjën më të rrallë
    Edhe pleqërinë po e mbys me duar.....

  3. #383
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'është çudi...!


    Ata që në rrugë vetëm gjëmuan,
    Të mbështetën ty demokraci,
    Por nga ty asgjë nuk përfituan,
    Përfituan vetëm tradhëti...

    Kjo s'quhet çudi, për t'u çuditur,
    Me keqardhje shëmbëllia vetë.
    Ndaj ti popull mjaft me të bërtitur,
    Se demokracia po mbytet në detë.....

  4. #384
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Nuk jam më ai i pari....


    Jo s'jam më ai i pari,
    Që me sy zaptoja botën.
    Zjarri i shpirtit si stërralli
    Eshtë fikur,pa vënur kokën.

    Eshtë tretur si qiriri,
    Ndjenja e ëmbël e rinisë,
    Sot asgjë s'më shijon syri,
    Veç bën ditët e perëndisë.

  5. #385
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ky dimiri sivjetëm........


    Ky dimri sivjetëm do të ketë shum' ngrica
    Kallkanet do varen në portat e shpirtit.
    Nga i ftohti i madh do ngrijë dhe rrugica
    Edhe errësira do jetë gjatë gjith' vitit.

    Kjo e keqe madhe ka dhe një të mirë
    Do bëhen ca muaj që nuk do shikohemi.
    Sa të lindi djelli kemi për t'u nxirë,
    Sa të flasësh Ti:Çfar bën, tek ballkoni.

    Do jemi shëndoshur e majmur si brumbull,
    Zbardhur nga fytyra si miell mulliri,
    Kokrra s'do të ketë në pemë asnjë kumbull
    Me thonjtë e rritur do pritet zinxhiri....

  6. #386
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Pejsazh i lodhur.....


    Mbi pellgjet me fletra e letra,
    Hëna vjedhurazi ndriçon.
    Qielli i zhytur mbi detra,
    Loton e gulçon.

    Ret' kolliten nëpër erë,
    Pështyjnë mbi mal e mbi tokë.
    Errësira të troket në derë
    Dhe thua: O Zotë!...

  7. #387
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    S'e di pse jam i dëshpëruar?!

    S'e di pse jam i dëshpëruar,
    Në këtë ditë ,ku jeta vlon.
    I numuroj gjërat me duar
    Edhe asgjë nuk më shijon.

    Sytë ja ngul të mirës gotë
    Edhe s'ja shqisë për kiamet.
    I them: Sa keq në këtë botë
    Në botën tjetër,mbret do jem vetë.

    Kërkoj,kërkoj në fund të gotës,
    Çdogjë të mirë që ka kjo jetë.
    Asgjë nuk gjëj,skelet' i rrotës
    Ashtu siç jam edhe un' vetë.

  8. #388
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Çfar dëshironi të jem.....?


    Çfar dëshironi të jem në këtë botë?
    Një krrimb,mushkonjë apo një kërpushë.
    Një qën rrugësh të lëpij një kockë,
    Apo një ujkonjë me këlyshë?!

    Doni të jem shqiponjë,mbreti i qiellit?!
    Apo një laraskë pa bisht tek një vreshtë?
    Një re e zezë ti ngjitem diellit,
    Apo një dele e urtë të më vjedhin leshtë?!

    Më duket se dëshironi të jem njeriu- kufomë,
    Të trëmb galat e sorrat nga një pemë.
    Të rri si manikinë e kyçur në dhomë,
    Të qelbem e të kalbëzoj dhenë...

    Si të dëshironi,por un' jam lis që devijoj rrufenë.....

  9. #389
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Unë milingonë kam qefë të isha
    Sa forcë të madhe ajo ka
    Se mban mbi supe të atilla pesha
    Shtatë herë nga vehtja më të mëdha

    Do kisha qefë të isha buall
    Të hap ugaret ku mbillet drithë
    Të çel gjitha arat ku korren grunjërat
    Të kishte bukë...bukë për të gjithë

    S’do ishte keq të isha zog
    Dhe krahë të kisha për fluturim
    Por jo ama të isha korb
    që kërrmat ha në pikëllim

    dhe peshk me hala do të pranoja
    në ujë të kripur , a në liqen
    po midis shokëve kurr s’do doja
    të isha unë një peshkaqen.

    Ndja jam më i lumtri në botë
    Madje dhe shkruaj poezi
    Se mbaj mbi supe të shenjtën fjalë
    Dhe të madhërishmen, fjalën NJERI

  10. #390
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Përshëndetje Z.Doçi i palodhuri i poezisë.Jeni tepër aktiv në poezi,pra jeta jotë është poezi dhe kështu ka për të qënë gjithmonë.. Respekte mik i nderuar.....


    Më kërko.......

    Më kërko në fjalët e zgjedhura,
    Diku në një gërmë fle shpirti im.
    Në shikimet dhe në vetullat e përdredhura,
    Në ditët e trishta dhe në ditët plot gëzim.

    Kudo ku ka jetë është mendimi im.
    I hallakatur pas zhurmave njerëzore.
    I tulatur pas zgjimit në agim
    Dhe të pret ty që ta marrësh përdore..

Faqja 39 prej 59 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •